• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Thellohet skandali i TIMS! Zyrtare: “Ekipi i ri” pa certifikata sigurie

14:51 : 26/09/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE, KRYESORE
Në foto (në rreth) - Drejtuesi i Parë, E. Muça, gjatë një takimi pune me drejtuesit më të lartë të policisë

Në foto (në rreth) - Drejtuesi i Parë, E. Muça, gjatë një takimi pune me drejtuesit më të lartë të policisë

Nga Ferdinand Dervishi

Sekretet e Shtetit Shqiptar, rrjedhja, dëmtimi apo vjedhja e të cilave mund të cënojnë sigurinë kombëtare, janë lënë në duar të pasigurta. Vërtetohet zyrtarisht se Ervin Muço, Drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit i akuzuar për sulmin/ndërhyrjen ndaj sistemit TIMS, nuk ka pasur kurrë një certifikatë të sigurisë së personelit. Si të ishte një UFO ai ka punuar pa certifikatë sigurie edhe përpara korrikut 2023, kur ka qenë Drejtor i madh ne Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Lajmin e konfirmon zyrtarisht Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK) që shkruan: “Z.Ervin Muça nuk është i pajisur me CSP (certifikatë të sigurisë së personelit) dhe për rrjedhojë nuk ka asnjë kërkesë për konfirmim të vlefshmërisë”.

Pra, e zezë mbi të bardhë, në shkresën zyrtare të AKSIK shkruhet se Ervin Muça, i emëruar me shpejtësinë e dritës në postin e Drejtorit të Departamentit të IT në Policinë e Shtetit, vijon té ushtrojë detyrën në kundërshtim flagrant me ligjin, edhe pse se ky vend pune ka si detyrim ligjor pajisjen me çertifikatën e nivelit më të lartë të sigurisë, të tipit “tepër sekret”.

Për më keq, Drejtuesi i Lartë, Ervin Muço, as qé ka marrë mundimin të nisë procedurat për pajisjen me certifikatë sigurie edhe pse tashmë incidenti i datës 2 gusht 2023 është kthyer ne një çështje mediatike, edhe pse Ambasada e SHBA ka bërë disa herë publik shqetësimin edhe pse Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin, edhe pse është firmosur një komision hetimor parlamentar.

Lexo edhe:

Gazetari: Nëse “zbërthehet” Google Pixel, mund të zbardhet vrasja e Ervis Martinajt

Ferdinand Dervishi i “Shqipëria Bëhet”: Kemi adresuar në SPAK një sërë shkeljesh të Kodit Zgjedhor

Po si ka mundësi që ky zyrtar i paguar me taksat e shqiptarëve nuk merr as mundimin të bëjë kërkesë për pajisje me certifikatë sigurie? Supozimet mund të jenë disa. Së pari sepse mund të ketë frikën e zbulimit të ndonjë mëkati penal jashtë vendit ose vlerësimin e një të ngjashmi brenda vendit. Së dyti, dhe kjo ka të ngjarë të jetë e vërtetë, sepse atij nuk ja ka ndierë dhe nuk ja ndien fare për ligjet e shtetit dhe kjo shkon në një linjë me vazhdën e së njëjtës shpërfillje që përshfaqin edhe drejtuesit më të lartë të Policisë, edhe Ministri i Brendshëm T. Balla, i cili e ka quajtur Z. Muço pjestar të një “ekipi të ri” të mbrojtjes nga sulmet kibernetike.

Por, nga buron fuqia e këtij njeriu të hetuar e përfolur edhe për skandale të tjera të ngjashme përgjatë një karriere fantastike në administratën shtetërore?
Kush e ka mbuluar dhe vijon ta mbulojë me imunitet përtejligjor?

Kush janë këta njerëz të gjithëfuqishëm që e kanë tredhur shtetin tonë në këtë farë feje?

Si ka mundësi që Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP) dhe Drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku, nuk luajnë as gishtin përpara një fakti të tillë?
Më tej, në vijim të pergjigjes zyrtare, AKSIK konfirmon se edhe Z. Ervina Gjana, prej datës 2 gusht 2023 në krye të Drejtorisë së Antikrimit Kibernetik, nuk ka certifikatë të përshtatshme sigurie për vendin e punës. Edhe kjo zonjë, emëruar me urgjencë në krye të Antikrimit Kibernetik, në fillim të muajit gusht 2023, është pjesë e “ekipit të ri” të Ministrit Balla.

Sipas AKSIK: “Znj. Ervina B. GJANA, lindur më 29.04.1998, është e pajisur me Certifikatën e Sigurisë së Personelit (CSP)[1] në nivelin “Sekret” më datë 5.07.2019, e vlefshme deri më datë 4.07.2024…

… AKSIK ka pranuar një kërkesë nga struktura përkatëse e ngarkuar në MB, përmes së cilës kërkohet “…konfirmimi i vlefshmërisë dhe përshtatja e CSP me vendin aktual të punës…”. Kjo kërkesë është protokolluar në AKSIK me nr. 5648, datë 30.08.2023. Sqarojmë se, kjo kërkesë është duke u shqyrtuar.”
Pra, Drejtoresha e re e Antikrimit Kibernetik ka filluar të ushtrojë detyrën e saj që në fillim të muajit gusht 2023 e papajisur me certifikatë sigurie dhe kjo në tejkalim të çdo procedure ligjore.

Tashmë, Drejtuese e Parë Znj. Ervina Gjana po njihet me informacion të klasifikuar pa pasur çertfikatën përkatëse të sigurisë së personelit, e cila do ja mundësonte atë dhe kjo sa duket nuk ka shqetësuar askënd, pasi edhe procedura e emërimit ka qenë në po në këtë formë, pra ekstraligjore.

Po ashtu AKSIK konfirmon zyrtarisht se: “…Nga verifikimi i sigurisë i kryer nga autoritet verifikuese dhe institucionet shtetërore nuk është referuar asnjë rekord apo dyshim për përfshirje të mundshme në veprimtari antiligjore që cënon sigurinë kombëtare për Znj. Ervina Gjana…”

Por ky informacion e ngre shqetësimin në një nivel tjetër. Znj. Gjana ka aplikuar për të marrë çertifikatën e sigurisë në vitin 2019 dhe rezultoka që nga institucionet ligjzbatuese nuk është përcjellë asnjë informacion drejt AKSIK në lidhje me historinë e saj të vitit 2014, sipas të cilës, Znj.Gjana ka marrë hard diskun e institucionit në banesën e saj dhe e ka kthyer vetëm kur është kapur nga institucioni.

Në këtë pikë dyshimet janë të shumta dhe të rëndësishme:

E para, përse në vitin 2019 nuk është njoftuar AKSIK për faktet që kanë qenë në ngarkim të Znj.Gjana ?

Si ka mundësi të jetë pajisur me certifikatë sigurie kur ishtë paditur dhe hetuar në vitin 2014 për përvetësim të hard drive të kompjuterit të punës?

Po aktualisht pse nuk është hetuar për ngjarjen e 2014?

Në cilën periudhë është bërë verifikimi i figurës së znj. Gjana para se të fillonte detyrën ?

Cilat institucione kanë bërë verifikimin e figurës?

Kjo ka vetëm një shpjegim. Sa duket, qysh në vitin 2019, persona të caktuar kanë dashur që znj. Gjana të pajisej patjetër me çertifkatë sigurie të personelit, pasi më tej çdo gjë do ishte më e lehtë për të mos u zbuluar. Me precedentin që ka dhe sipas procedurave të sigurisë, në një shtet funksional, znj. Gjana kurrë nuk do të mund të pajisej me një certifikatë sigurie të personelit, pasi ndaj asaj nuk bëhet fjalë për dyshime të cilat mund të jenë të pabazuara, por për fakte të verifikuara.

Kjo sepse ajo është kapur me prova në dorë dhe për më tepër ka synuar dhe ta fshehë situatën duke vendosur një hardisk tjetër në vend të hardiskut me informacione të Ministrisë së Brendshme.

Sot, kemi një situatë që për mendjet e ftohta do të ishte jo vetëm anormale por tepër e rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe për ne të gjithë:

1-Drejtues i Lartë Ervin Muça i papajisur kurrë me çertifikatë sigurie të personelit në një kohë që prej shumë kohësh duhet ta kishte një të tillë. Për më keq, sot jo vetëm nuk aplikon por edhe vazhdon punën normalisht në paligjshmëri të plotë.

2-Drejtuese e Parë Ervina Gjana ka marrë një çerifikatë sigurie të nivelit “sekret” në kundërshtim me çdo procedurë të verifikimit të personelit dhe kjo për shkak se institucionet nuk kanë informuar AKSIK mbi faktet në ngarkim të saj. Këshu që edhe Znj. Gjana sot nuk disponon çertifikatën e sigurisë për nivelin e detyrës që ka dhe vazhdon punën normalisht në paligjshmëri të plotë.

Kaq vetëm për certifikatat e sigurisë së personelit për dy “gjeneralët” e rinj të Policisë së Shtetit që do na mbrojnë sigurinë e brendshme dhe atë kombëtare me veprimet e tyre nga paligjshmëria në paligjshmërinë e radhës!

Vijon……

*Marrë nga “FB” i autorit

Etiketa: Ferdinand DervishiTIMS

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari: Nëse “zbërthehet” Google Pixel, mund të zbardhet vrasja e Ervis Martinajt

15:36 : 22/05/2025
AKTUALITET

Ferdinand Dervishi i “Shqipëria Bëhet”: Kemi adresuar në SPAK një sërë shkeljesh të Kodit Zgjedhor

19:04 : 11/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Denoncimi: Si Rama përdori drejtorët e administratës për mitingun e Kavajës

16:16 : 08/05/2025
AKTUALITET

Denoncimi i gazetarit Dervishi: Makina e ministrisë së Brendshme kontrabandon flori (FOTO-DOKUMENTE)

23:22 : 24/04/2025
AKTUALITET

Atentatet, Dervishi: Krimi i lidhur me pushtetin

12:18 : 18/04/2025
AKTUALITET

Vjedhja e TIMS dhe ‘Xibraka’, Ferdinand Dervishi kallëzon në SPAK Bledi Çuçin, Taulant Ballën dhe 10 të tjerë

15:06 : 09/04/2025
Para

Vrasja e Martin Bardhit, RENEA kontrolle nga ajri me helikopter për kapjen e autorëve

TË GJITHA

Përplasi me makinë një të moshuar, arrestohet 49 vjeçari në Tiranë

12:08 : 25/05/2025

Nis hetimi për helmimin e 70 fëmijëve në kopshtin e Gramshit! Sekuestrohen procesverbalet e kontrollit

12:03 : 25/05/2025

Mbërrijnë nën masa të rrepta sigurie në gjykatën e Durrësit Xhevdet Plaku dhe 6 të arrestuarit e tjerë

11:49 : 25/05/2025

Inzaghi, Champions dhe lamtumirë nga Interi! Trajneri i thotë “po” klubit të ri

11:46 : 25/05/2025

Dështon për herë të 21-të seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

11:39 : 25/05/2025

Qeveria Rama shkurtoi shpenzimet për shëndetësinë në 2024-ën

11:34 : 25/05/2025

Tardelli këshillon Juventusin: Merr Conten dhe Tonalin, nëse doni titullin kampion

11:27 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com