• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Situata në veri të Kosovës/ Analiza e ‘The Guardian’: Strategjia ndërmjetësuese e BE nuk po funksionon

22:45 : 25/09/2023
në RAJONI

Tensionet e fundit në Veri të Kosovës dhe sulmet e njëpasnjëshme të serbëve, janë bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Së fundmi gazeta britanike ‘The Guardian’ ka bërë një koment lidhur me situatën mes dy vendeve, teksa analizon dhe qëndrimin e ndërkombëtarëve.

Ajo shkruan se Evropa nuk ka bërë mjaftueshëm për të ardhmen e Kosovës, ndërsa ka bërë thirrje që të angazhohen me plane konkrrete për uljen e tensioneve mes dy vendeve. Në shkrim gjithashtu theskohet se, pesë anëtare të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën deri më tani, duke i dhënë barasvlerë të rrejshme rrethanave të pavarësisë së saj dhe problemeve të tyre me pakicat.

Sipas ‘The Guardian’, një Evropë më e bashkuar do të ishte ndërmjetëse më autoritare dhe efektive në një rajon të trazuar dhe jetik.

Shkrimi i plotë:

Tensionet midis Prishtinës dhe Beogradit janë kthyer sërish në dhunë. Strategjia ndërmjetësuese e Bashkimit Evropian nuk po funksionon.

Lexo edhe:

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

Penalltia e humbur e Manajt, ja kur ishte hera e fundit që kuqezinjtë gabonin një 11-metërsh

Në fundjavë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli i dëshpëruar në lidhje me një dekadë bisedimesh për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, e cila vazhdon të refuzojë ta njohë statusin e pavarur të vendit të tij. Në një intervistë për “Guardianin”, Kurti u shpreh se negociatat, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, rrezikojnë të arrijnë në qorrsokak. Menjëherë pas publikimit, pati konfirmim ogurzi se me të vërtetë është arritur një ‘nadir’ (pika më e ulët). Në një përshkallëzim serioz të tensioneve, pesë persona, përfshirë një zyrtar policor i Kosovës, u vranë pas një prite nga njerëz të armatosur të paidentifikuar, pranë kufirit me Serbinë.

Për BE-në dhe shefin e saj të politikës së jashtme, Josep Borrell, pasojat e dështimit diplomatik shtrihen përtej fatit të skajit verior të Kosovës, me popullatë shumicë serbe. Në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, BE-ja ka dyfishuar përpjekjet e saj për të ankoruar Ballkanin Perëndimor brenda orbitës së saj për ta luftuar ndikimin e Moskës. Por të shtënat e së dielës tregojnë se në këtë zonë të nxehtë ballkanike, kjo qasje nuk po funksionon.

Marrëveshja që dukej e madhe, e pranverës së shkuar, detyronte Serbinë ta njihte shtetësinë e Kosovës në këmbim të fuqisë gjysmëautonome për komunat me shumicë serbe në Kosovë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, turpësisht ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen dhe është mburrur publikisht për këtë. Në prill, Qeveria e tij kundërshtoi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kurti nuk ka ofruar vetëmenaxhimin politik në zonat me shumicë serbe të Kosovës. Ai ka antagonizuar vendasit përmes vendosjes së njësive speciale të policisë dhe kontrollit të zgjedhjeve të dështuara lokale atje, bojkoti i së cilave çoi në pjesëmarrje prej katër për qind.

Kështu, një vallëzim diplomatik rrezikon të shndërrohet në dhunë serioze. Por për këtë, Borrelli mund të duhet po ashtu të marrë përgjegjësi. Kurti pohon se rënia e besimit te Kosova ka rezultuar nga “humbja e neutralitetit” tek i dërguari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak. Këtë verë, një grup politikanësh të lartë perëndimorë vunë në pah pothuajse të njëjtën pikë për “politikën e Perëndimit në Ballkan me Beogradin në qendër”.

Brukseli dhe ëashingtoni duket se i kanë dhënë prioritet nevojës për ta mbajtur Vuçiqin në krah, duke pasur parasysh ndikimin rajonal të vendit dhe lidhjet e rëndësishme me Rusinë. Duke vepruar kështu, ata rrezikojnë të neglizhojnë nevojën për ta mbrojtur Kosovën nga makinacionet e një fqinji ngacmues dhe shumë më të madh, e që beson se nuk ka të drejtë të ekzistojë. Duke pasur parasysh këto rrethana, dhe historinë më të re në Ukrainë, nuk është aspak befasuese që Kurti të ketë dyshime për t’u dhënë më shumë pushtet serbëve të Kosovës me prirje separatiste në veri. Ndërkohë në prapavijë, Rusia ka bërë çmos për të nxitur dhe shfrytëzuar paqëndrueshmërinë, përderisa presidenti serb zakonisht manipulon me krizën për të marrë mbështetjen nacionaliste në vend.

Disa shtete të Bashkimit Evropian thonë se edhe Kurti ka bërë gabime. Ai ka nxitur në mënyrë të pamatur pakënaqësitë në veri, ku autonomia më e madhe do të jetë pashmangshëm pjesë e çdo zgjidhjeje të suksesshme. Por kjo është çështje e statusit përfundimtar që duhet të shkojë në mënyrë paralele me lëvizjet nga Beogradi. BE-ja gjithashtu duhet ta rregullojë shtëpinë e vet. Pesë anëtare të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën deri më tash, duke i dhënë barasvlerë të rrejshme rrethanave të pavarësisë së saj dhe problemeve të tyre me pakicat. Një Evropë më e bashkuar do të ishte ndërmjetëse më autoritare dhe efektive në një rajon të trazuar dhe jetik.

Etiketa: analizaserbia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
SPORT

Penalltia e humbur e Manajt, ja kur ishte hera e fundit që kuqezinjtë gabonin një 11-metërsh

22:19 : 07/06/2025
SPORT

Ndërhyrje shpëtimtare, Strakosha i mohon golin Serbisë (Video)

22:01 : 07/06/2025
SPORT

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025
SPORT

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025
AKTUALITET

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025
Para

“Tirana fiton derbin dhe kampionatin", Muçi: Kombëtarja? Nder edhe nëse nuk luaj

TË GJITHA

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025

Vlerat unike të petaleve të trëndafilit

22:23 : 07/06/2025

Penalltia e humbur e Manajt, ja kur ishte hera e fundit që kuqezinjtë gabonin një 11-metërsh

22:19 : 07/06/2025

Ndërhyrje shpëtimtare, Strakosha i mohon golin Serbisë (Video)

22:01 : 07/06/2025

Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri

21:48 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Rey Manaj humbet 11-metërsh, mbyllet pjesa e parë (Video)

21:36 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com