• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Suedia i kthehet praktikës së librave dhe dorëshkrimit në shkollat e digjitalizuara

13:47 : 10/09/2023
në BOTA

Derisa fëmijët në Suedi u kthyen në bankat shkollore për fillimin e vitit të ri shkollor muajin e kaluar, shumë mësimdhënës filluan t’i japin më shumë rëndësi praktikës së teksteve shkollore të printuara, leximit në qetësi dhe dorëshkrimit, duke i kushtuan shumë më pak kohë tabletëve, kërkimeve të pavarura online dhe aftësive në tastierë.

Rikthimi i mënyrës tradicionale të nxënies së mësimeve është një përgjigje ndaj pyetjeve të politikanëve dhe ekspertëve nëse qasja e vendit ndaj edukimit tejet të digjitalizuar, përfshirë futja e tabletëve në kopshte, ka çuar në rënien e aftësive themelore të fëmijëve.

Ministrja e Arsimit e Suedisë, Lotta Edholm, e cila u emërua 11 muaj më parë si pjesë e një koalicioni të ri qeveritar të qendrës së djathtë, ishte njëra nga kritiket më të mëdha të zbatimit të plotë të teknologjisë në shkolla.

“Studentët suedezë kanë nevojë për më shumë tekste shkollore. Librat fizikë janë të rëndësishëm për nxënien e mësimit”, pati thënë Edholm në mars.

Ministrja njoftoi muajin e kaluar se Qeveria dëshiron ta tërheqë vendimin e Agjencia Kombëtare për Arsim për bërjen e pajisjeve digjitale të detyrueshme në shkollat parafillore. Qeveria planifikon të shkojë edhe më larg dhe t’i japë fund plotësisht mësimit digjital për fëmijët nën moshën 6-vjeçare, tha Ministria për Associated Press.

Lexo edhe:

Suedia apelon për “gatishmëri lufte” në Evropë

E frikshme, ministrja përplaset në tokë gjatë konferencë për shtyp (Video)

Megjithëse studentët suedezë arrijnë rezultat mbi mesataren evropiane në aftësitë për lexim, një hulumtim mbarëkombëtar për nivelin e leximit të nxënësve të klasës së katërt, gjeti se ka një rënie në mesin e fëmijëve suedezë nga viti 2016 deri më 2021.

Më 2021, nxënësit e klasës së katërt shënuan mesatarisht 544 pikë në lexim, një rënie nga mesatarja e 555 pikëve në vitin 2016. Megjithatë, paraqitja e tyre në lexim e vuri Suedinë në vendin e shtatë, baras me Tajvanin, në garën e përgjithshme botërore.

Singapori, e cila është në vendin e parë në renditje, e përmirësoi rezultatin e leximit nga 576 në 587 gjatë periudhës së njëjtë.

Për ta luftuar rënien e aftësive të leximit të nxënësve të klasës së katërt, Qeveria suedeze njoftoi se ka investuar 60 milionë euro në blerjen e teksteve për nxënësit këtë vit.

Por, jo të gjithë ekspertët janë të bindur se kthimi te tekstet shkollore tradicionale është patjetër gjëja më e mirë për nxënësit.

Ta kritikosh ndikimin e teknologjisë është “një lëvizje popullore e politikanëve konservatorë”, tha Neil Selwyn, profesor i edukimit në Universitetin Monash në Melburn, Australi.

“Kjo është thjesht një mënyrë për të treguar përkushtimin ndaj vlerave tradicionale”, shtoi ai. REL

Etiketa: praktikesuedi

Lajme të lidhura

BOTA

Suedia apelon për “gatishmëri lufte” në Evropë

13:21 : 23/09/2025
BOTA

E frikshme, ministrja përplaset në tokë gjatë konferencë për shtyp (Video)

18:59 : 09/09/2025
BOTA

Mot i keq në Suedi, bllokohen rrugë dhe ndërpritet transporti hekurudhor në verilindje të vendit

20:00 : 07/09/2025
SHOW BIZ

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

22:59 : 24/07/2025
BOTA

Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi

08:52 : 05/07/2025
BOTA

Kryeministri suedez: Kemi probleme me integrimin e emigrantëve

19:32 : 02/05/2025
Para

Aksident/ Makina përplas të moshuarin në Leskovik, si është gjendja e tij

TË GJITHA

Ndërtimet pa leje në Shëngjin/ Gjykata u lehtëson masat e sigurisë të akuzuarve, nuk mbetet asnjë në qeli

18:50 : 31/10/2025

Balluku merret e pandehur nga SPAK, Jorida Tabaku: Të japë dorëheqjen!

18:42 : 31/10/2025

Shehaj: SPAK duhej të pezullonte nga detyra gjithë zinxhirin drejtues të Ministrisë së Ballukut

18:29 : 31/10/2025

Turqi, 11 të dënuar me burgim të përjetshëm pas tragjedisë në resortin malor

18:24 : 31/10/2025

“Mos e kërko vëllain se ka vdekur”/ Flet motra e Aranit Kurtit: Nuk besoj se u vra për një kafe

18:13 : 31/10/2025

Këlliçi: Marrja e Ballukut nën hetim konfirmon denoncimet publike të PD

18:05 : 31/10/2025

U kapën me mbi 1 kg kokainë, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali

17:52 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com