Mbretëresha Elisabeta II është nevrikosur keq kur ka zbuluar se detaje për të brendshmet e saj janë publikuar në një libër. Nuk ka asgjë pikante, por disa aludime kanë mjaftuar që Madhëria e saj ta marrë çështjen seriozisht. Është 82-vjeçarja, Jane Kenton, pronarja historike e markës së të brendshmeve Rigby & Peller, që ka zbuluar disa nga “intimot” e porositura ndër vite nga stafi i Buckingham Palace në librin “Storm in a D Cup”. (Stuhi në gjokset D). Dhe stuhi ka pasur vërtet.
Kompania “Rigby & Peller” ka humbur menjëherë ekskluzivitetin për të furnizuar me të brendshme pallatin mbretëror. Ka qenë një vendim i vetë mbretëreshës 91-vjeçare e cila pak kohë më parë vendosi të marrë pjesë në një sfilatë mode e ulur në rresht të parë me Anna Ëintour.
Jane Kenton është justifikuar se nuk ka zbuluar asnjë sekret. Ajo thotë se nuk ka përmendur as masën e gjoksit të Mbretëreshës që konsiderohet sekret shtetëror, por as edhe shijet e saj të lingerive. Në libër është përshkruar edhe një anekdotë me mbretëreshën gjysmë lakuriq të rrethuar nga asistentët. Edhe kjo nuk është parë me sy të mirë nga Madhëria e saj.
Detaje të tjera komprometuese? Duket se Diana kishte zakon të kërkonte postera me modele gjysme të zhveshura për t’ua dhuruar djemve të saj Ëilliam dhe Harry. Insinuata të vërteta apo false? Komenti i Buckingham Palace është i shkurtër dhe i prerë: “Libri nuk na ka pëlqyer”. Megjithatë kurioziteti mbetet: “Çfarë fsheh nën pardesy Mbretëresha?”
kurioziteti mbetet: “Çfarë fsheh nën pardesy Mbretëresha?”