• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tranzicioni demografik, bujqësia më e dëmtuara

14:43 : 27/08/2023
në AKTUALITET

Me më shumë se një gjeneratë vonesë krahasuar me vendet e tjera europiane, Shqipëria vazhdon të përballet me lëvizje ndërsektoriale, nga aktivitetet bujqësore tek ato jobujqësore.

Prirja vlen si për gratë, edhe për burrat. Kjo sjell disa ndikime në perspektivat e punës dhe migracionit në të ardhmen, analizon një studim i fundit i IOM, pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Studimi vë në dukje se, familjet që lënë veprimtaritë bujqësore do të vazhdojnë të rrisin zonat urbane.

Gjatë vitit 2017-2021, përqindja e meshkujve të punësuar në sektorin bujqësor është ulur në katër vitet e fundit. Në të kundërt, përqindja e meshkujve të punësuar në sektorin jobujqësor ka arritur në më shumë se 70%.

Përqindja e femrave të punësuara në sektorin bujqësor është ulur gjatë katër viteve të fundit, edhe pse ulja ka qenë me ritëm më të ulët krahasuar me meshkujt. Nga ana tjetër, përqindja e femrave të punësuara në sektorin jobujqësor u rrit, nga 57% në vitin 2017, në 60% në vitin 2021.

Një prirje e re që nuk është e zakontë vetëm në vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe në të gjitha vendet e BE-së fqinje me Lindjen e Afërt, është rritja e përqindjes së punonjësve të angazhuar në veprimtari industriale.

Lexo edhe:

Bujqësia në mëshirën e qiellit

Shqipëria quo vadis?!

Në rastin e Shqipërisë, raportohen lëvizje ndërsektoriale të popullsisë mashkullore të punësuar, nga sektori i shërbimeve, në sektorin industrial. Të dhënat zyrtare raportojnë se prirja te gratë është e kundërt.

Një vëzhgim më i imtë konfirmon se këto lëvizje janë të përqendruara në sektorin e prodhimit, pasi punësimi në ndërtim jo vetëm mbizotërohet nga burrat, por përqindja e tij në raport me totalin e veprimtarive jobujqësore u ul gjatë ciklit të kaluar ekonomik.

Burrat e punësuar shfaqin gjithashtu lëvizje nga shërbimet e minierave dhe guroreve dhe shërbimet jo-tregtare në shërbimet e tregut.

Të dhënat zyrtare raportojnë prirje pjesërisht të ndryshme për gratë, ulja e veprimtarive industriale të të cilave mund të shpjegohet ose nga një prani më e madhe e kontributit të tyre për të nxitur aktivitetet ku informaliteti është i lartë dhe/ose duke lëvizur në sektorët e karakterizuar nga forca punëtore e kualifikuar dhe e arsimuar, konkretisht, në shërbimet e tregut ose prodhimin me produktivitet më të lartë.

Efektet mbi prirjet migratore vitet e ardhshme janë të shumta.

Një forcë shqiptare pune, sidomos e grave, më e prirë të angazhohet me punonjës të kualifikuar ka të ngjarë të jetë më tërheqëse jo vetëm për veprimtaritë brenda vendit, por edhe për sektorët me mungesa në Europën Perëndimore, të cilët kërkojnë kryesisht fuqi punëtore të kualifikuar.

Përveç kësaj, kjo duhet të paralajmërojë politikëbërësit shqiptarë mbi nevojën për të krijuar rrugë për migracionin e brendshëm jo vetëm për punonjësit e pakualifikuar, por edhe për profesionet, sidomos në sektorin e shëndetësisë, ku prania e kandidatëve të kualifikuar shqiptarë ka të ngjarë të tkurret viteve që vijnë.

Prirjet e pikasura nga situata e pesë viteve të shkuara janë të strukturuara.

Përvoja ka treguar se njerëzit nga zonat rurale priren të migrojnë së brendshmi, në vend që të përfshihen në migracionin e jashtëm ndërkombëtar.

Për këtë arsye, ka të ngjarë që mekanizimi i veprimtarive bujqësore të mos mundë të kapë ritmin e personave që largohen drejt zonave urbane.

Ekspertët e IOM rekomandojnë që politikëbërësit shqiptarë të gjejnë instrumente që lejojnë hyrjen e emigrantëve për motive punësimi, të gatshëm të bëjnë punë në bujqësi.

Për këtë, Shqipëria konkurron thuajse me të gjitha vendet në Europë, që kërkojnë forcë pune në bujqësi.

Nëse nuk ka alternativa të qëndrueshme të politikave migratore, kjo mund të çojë në rritjen e çmimeve të mallrave të shportës dhe artikujve të tjerë bujqësore, për një vend që ende varet shumë nga prodhimi vendas.

Prej disa vitesh, studimet sektoriale vazhdojnë të raportojnë mungesa në fuqinë punëtore në bujqësi, si dhe në ndërtim dhe në prodhim, i cili ka intensitet punësimi.

Për një vend si Shqipëria, e integruar gjeografikisht në kontinentin europian, kushti i dobishmërisë për t’u larguar nga fshati nuk përfshin vetëm sektorin jobujqësor, por edhe të gjitha ato vende pune që u vihen në dispozicion shqiptarëve në BE, numri i të cilave u rrit./ MONITOR

Etiketa: Bujqesiatranzicioni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bujqësia në mëshirën e qiellit

20:39 : 03/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria quo vadis?!

13:40 : 27/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Fondet e BE për fermerët i vodhi Rama, pas skandalit ministren e bëri këshilltare

18:15 : 20/04/2025
AKTUALITET

Gripi i Shpendëve dhe paqartësia e Ministrisë së Bujqësisë për asgjesimin e pulave të ngordhura

21:14 : 04/04/2025
AKTUALITET

Edhe sa mandate i duhen qeverisë për të shfarosur totalisht bujqësinë

18:08 : 28/03/2025
AKTUALITET

Industria dhe bujqësia hyjnë në recesion, ndikon edhe rënia e popullsisë në fshatra

08:17 : 28/03/2025
Para

U shfaq në skenë me flamurin serb, reagon me urgjencë Rita Ora: Kujtova se...

TË GJITHA

Trajneri serb flet nga Tirana: Shqipëria ka ekip të mirë, por kemi ardhur vetëm për fitore!

17:58 : 06/06/2025

VIDEO/ Kanali vaditës i papastruar, përmbytet shtëpia në Vlorë! Banori: Emergjencat janë pushim

17:56 : 06/06/2025

Fat dhe sukses! Kush janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

17:41 : 06/06/2025

“Mbetemi të varur nga SHBA”/ Merz: Trump më siguroi se Uashingtoni nuk do të tërhiqet nga NATO

17:37 : 06/06/2025
FOTO ILUSTRUESE

Në hetim 5 vajza në Tiranë, dhunuan të miturën dhe i publikuan pamjet në rrjet për ta denigruar

17:27 : 06/06/2025

BE synon të ulë kompensimin për vonesat e fluturimeve

17:15 : 06/06/2025

Përplasja me Trump, vajza transgjinore e Elon Musk thumbon të atin: Më pëlqen kur kam të drejtë

17:03 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com