• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Faruk Sejdini kritikon lëvizjet e klubit të Dinamos: Njeriu s’lind kur martohet!

19:32 : 24/08/2023
në SPORT

Klubi i Dinamos ka përqafuar një projekt të ri, të quajtur “Dinamo City” për shkak të një bashkëpunimi me klubin e njohur anglez, Man.City.

Një projekt që sigurisht ka të mirat e veta të mëdha, pasi parashikon ta kthejë Dinamon në majat e futbollit shqiptar, falë investimeve serioze që po bëhen dhe pritet të bëhen në vazhdim.

Por ka edhe “kosto”… Deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, por është pranuar se do të ketë një modifikim të stemës së Dinamos për të justifikuar përfshirjen në projektin e ri.

Po ashtu, përflitet për spostimin e skuadrës blu në Durrës, ndoshta në të ardhmen, sepse tani për tani selia është në Arbanë. Për të gjitha këto ndryshime ka dhënë mendimet e tij një nga figurat emblematike të klubit dinamovit, Faruk Sejdini.

Ish-lojtari dhe ish-trajneri i Dinamos nuk është aspak dakord me këto ndryshime, që sipas tij kurrsesi nuk mund ta fshijnë historinë e 18 herë kampionëve të vendit. Ajo që e bezdis më shumë Sejdinin, ashtu si dhe gjithë nostalgjikët e Dinamos, është viti 2023 në stemën e re që ka qarkulluar kohët e fundit. Dhe për këtë situatë batutat e “Xhaxhit” janë pikante.

Lexo edhe:

Partizani u shënoi 5 gola dy vite më parë, Dinamo njeh rivalin në Ligën e Konferencës

Dinamo rikthehet në “Selman Stërmasi”, blutë vijojnë përgatitjet për sfidat në Europë

“Sigurisht që i kam ndjekur zhvillimet e fundit te Dinamo. Nuk e di se sa të vërteta janë ato që kemi lexuar, sepse akoma nuk kemi parë gjë zyrtare, por nuk më kanë lënë shije të mirë. Një spostim i mundshëm i Dinamos në Durrës, siç po dëgjojmë, është pa kuptim. Uroj të mos ndodhë. Pastaj, ajo stema e re, me vitin 2023 dhe jo me vitin kur është krijuar Dinamo, më duket utopike. Njeriu ka lindur atëherë kur ka lindur, jo kur është martuar.

Datë lindjeje ka vetëm një. Unë nuk e di, nëse e ka kërkuar me çdo kusht Mançester Siti këtë ndryshim, por nuk besoj. Çfarë pune u prish atyre e shkuara e Dinamos, kur ajo është e bukur dhe e respektuar. Dinamo nuk ka biografi të keqe, ajo ka fituar tituj, ka nxjerrë lojtarë të shquar, si Ilir Përnaska, Shyqyri Ballgjini, Vasillaq Zëri e Muhedin Targaj për të përmendur disa, apo edhe trajnerë të mëdhenj si Skënder Jareci. Besoj se Mançester Sitit i intereson të bashkëpunojë me një klub të nderuar si Dinamo dhe nuk ka pse të bëhet ky ndryshim. Historia në çdo rast nuk mund të zhbëhet, ajo është ajo që është, ajo që njohin të gjithë. Nuk fillon tani. Ti mund të përpiqesh të bësh diçka të mirë, duke u larguar nga një e keqe, por nuk ka pse të fshish një histori të tillë”, ka theksuar Faruk Sejdini për “Panorama Sport”.

Më tej ish-trajneri kampion i bluve ka folur edhe për aspektin sportiv, për stafin e ri teknik dhe për skuadrën që po krijohet. Ai gjykon se trajnerët e huaj e përdorin Shqipërinë si trampolinë.

“Po, i kam ndjekur edhe ndryshimet në stafin teknik dhe në skuadër. Unë uroj që në këtë aspekt çdo gjë të shkojë mirë, por nuk jam shumë për trajnerët e huaj. Nuk më pëlqeu largimi i Mehmetit me një të rënë të lapsit, sepse ai kishte punuar, arriti një objektiv, ndaj dhe meritonte të vazhdonte. Trajnerët e huaj vijnë në Shqipëri dhe e shohin atë si trampolinë. Janë trajnerë që atje ku kanë qenë nuk kanë bërë mirë dhe vijnë këtu. Plus që kanë kosto të lartë, sepse për ta presidentët e klubeve tona janë të gatshëm të shpenzojnë pa u menduar dy herë. Vërtet ekipi ka një pronar dhe ai vendos, por është edhe ana morale në futboll. E përsëris: uroj që te Dinamo të shkojë sa më mirë me këtë staf që ka ardhur. Për skuadrën do të thosha se nuk mund ta gjykojmë tani. Janë shumë lojtarë të ardhur edhe me siguri do të kërkojë kohë që Dinamo të shprehet ashtu si duhet në fushë. Më pëlqeu fakti që tashmë skuadra ka gati edhe fushat e veta në Arbanë, shpresojmë që gjërat të shkojnë mirë”, ka përfunduar Sejdini.

Etiketa: DinamoFaruk Sejdini

Lajme të lidhura

SPORT

Partizani u shënoi 5 gola dy vite më parë, Dinamo njeh rivalin në Ligën e Konferencës

21:09 : 17/07/2025
SPORT

Dinamo rikthehet në “Selman Stërmasi”, blutë vijojnë përgatitjet për sfidat në Europë

18:22 : 15/07/2025
SPORT

Shkëlqejnë Zabërgja dhe Mandela, Dinamo mposht Pogradecin në miqësore

19:45 : 11/07/2025
SPORT

U larguan nga Dinamo, Teuta pranë akordit me një mbrojtës dhe një mesfushor

10:52 : 05/07/2025
SPORT

Merkato e Dinamos, Ilir Daja tenton transferimin e ish-lojtarit të tij te Ballkani

09:25 : 05/07/2025
SPORT

Miqësoret/ Vllaznia pëson katër gola, disfatë edhe për Dinamon

20:14 : 01/07/2025
Para

Maestro e thotë “troç” mendimin për të dashurin e ri të Jorit

TË GJITHA

Po ndërtonin pa leje, arrestohen inxhinieri dhe një punonjës te “Kodra e Diellit”

12:42 : 18/07/2025

Aksidenti në aksin Tapizë-Fushë Krujë, reagon policia: Tre persona të plagosur

12:28 : 18/07/2025

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025

Sherr dhe kanosje me telefon, një i arrestuar në Tiranë, dy në kërkim

12:20 : 18/07/2025

Ceno Klosi “mbytet” në kanalet e Strategjikëve/ KLSH: Favorizoi “Gjikuria” në kontratën 4 mln euro

12:10 : 18/07/2025

Rama: Një ditë do kemi një ministër nga Inteligjenca Artificiale

12:05 : 18/07/2025

Aksident në Fushë Krujë, qytetarët: Ambulanca u vonua 1 orë

11:58 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com