• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Mbi 55 viktima nga zjarret në Havai

20:48 : 11/08/2023
në BOTA

Ka shkuar në 55 numri i viktimave si pasojë e zjarreve në ishullin Maui, në shtetin e Havait ndërsa zyrtarët kanë paralajmëruar se numri i viktimave pritet të rritet.

Së paku 1 mijë persona rezultojnë ende të zhdukur. Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit në Havai ka vendosur të ngrijë çmimet për të gjitha mallrat në këtë ishull.

Ngrirja e çmimeve do të thotë se mallrat duhet të shiten më të njëjtin çmim që shiteshin para situatës emergjente.

Masa pritet të jetë në fuqi së paku deri në fund të muajit, dhe përfshin prodhime si ushqimi, uji, akulli, benzina, bateritë, gjeneratorët, materialet e ndërtimit dhe furnizimet mjekësore.

Zyrtarët thonë se do të duhen vite dhe miliarda dollarë që ishulli Havai të ringrihet pas shkatërrimit nga zjarret që prekën anën perëndimore të ishullit. Qyteti turistik historik i Mauit, Lahaina, është bërë kryesisht hi.

Lexo edhe:

Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare

Zjarret në jug të Shqipërisë, Vengu flet përçart: Evakuuam kullotat (VIDEO)

Guvernatori Josh Green tha, pasi pa nga afër situatën, se Lahaina “është zhdukur tragjikisht”. Ai tha se “kur të shihni shkallën e plotë të shkatërrimit në Lahaina, do të tronditeni. Duket sikur ka shpërthyer një bombë.”

Guvernatori Green u bëri thirrje pronarëve të hoteleve dhe pronarëve të shtëpive që të strehojnë disa nga banorët të cilëve zjarri u shkrumboi gjithçka.

Ekipet e emergjencës në Lahaina po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar njerëzit që vdiqën në flakë, tha të enjten kryetari i bashkisë Maui, Richard Bissen.

Ai iu lut banorëve që nuk patën dëme në shtëpi nga zjarret, që të mos kthehen atje derisa derisa “të gjenden ata që humbën jetën”.

Tiffany Kidder Winn, një pronare biznesi në Lahaina, i tha agjencisë Associated Press se Lahaina “dukej si një zonë lufte, thjesht totalisht e shkatërruar”.

Personaliteti i njohur televiziv Oprah Winfrey, banore e ishulli Maui, vizitoi të enjten një qendër evakuimi në anën veriore të ishullit, ku shpërndau jastëkë, shampo, pelena dhe çarçafë.

Ajo tha se kishte qenë atje më parë për t’i pyetur të evakuuarit se për çfarë kishin nevojë.

Zyrtarët thonë se zjarret në Maui pritet të jenë fatkeqësia natyrore më vdekjeprurëse e Havait, që nga një cunami i vitit 1961 që vrau 61 njerëz.

/VOA/

Etiketa: Havaizjarre

Lajme të lidhura

BOTA

Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare

13:31 : 27/07/2025
AKTUALITET

Zjarret në jug të Shqipërisë, Vengu flet përçart: Evakuuam kullotat (VIDEO)

10:16 : 27/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025
AKTUALITET

Zjarret po shkrumbojnë Shqipërinë! 26 vatra në të gjithë vendin, ja qarqet më të rrezikuara

20:07 : 26/07/2025
RAJONI

Zjarret përhapen edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra të reja në 8 orët e fundit

19:41 : 26/07/2025
AKTUALITET

Zjarret në pyje, fatura që djeg

17:45 : 26/07/2025
Para

Kush është këngëtarja shqiptare që do performojë në eventin e Princit Harry

TË GJITHA

Stuhia dhe shirat shkaktojnë dëme në Elbasan

08:57 : 29/07/2025

Shërbimi serb përdor softuer të diskutueshëm vëzhgimi prej një dekade! Çfarë është UFED?

08:40 : 29/07/2025

Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, aksi është bllokuar për rreth një orë

08:25 : 29/07/2025

Drafti i ri i Kodit Penal/ Avokati: 900 nene të përkthyera keq! Ka mospërputhje në përmbajtje

08:19 : 29/07/2025

Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, bien hyrjet në qershor

08:14 : 29/07/2025

Këmbimi valutor 29 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 29/07/2025

Sot mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu

08:07 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com