E pabesueshme ajo që ndodh me tregun e transferimeve në Premier League.
Oferta e çmendur prej 127 milionë euro që Liverpool i dorëzoi Brighton këtë të premte për Moises Caicedo, është refuzuar nga mesfushorin ekuadorian.
Edhe pse vetë menaxheri i të kuqve Jurgen Klopp konfirmoi se ishte rënë dakord për një marrëveshje që do ta çonte mesfushorin në Anfield, Caicedo ka pasur përherë dyshime për këtë lëvizje.
Talenti 21-vjeçar ka vendosur ti qëndrojë besnik klubit të Chelsea, që e ka kërkuar me ngulm gjatë kësaj merkatoje vere.
Blutë e Londrës tashmë janë në pozita të favorshme për të negociuar me Brighton pasi kanë konfirmimin e lojtarit që do të nënshkruajë me ta.
Edhe pse Chelsea ka negociuar me “Pulëbardhat” për Caicedo që nga fillimi i afatit kalimtar veror, ende është e vështirë që dy klubet të bien dakord për çmimin, duke parë shifrën rekord që ofroi Liverpool duke “prishur” pazarin.