• Kontakt
Wednesday, October 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Bjellorusia stërvitje ushtarake pranë kufirit me Poloninë e Lituaninë

22:55 : 07/08/2023
në BOTA

Bjellorusia filloi të hënën një stërvitje ushtarake pranë kufirit të saj me Poloninë dhe Lituaninë, një lëvizje kjo që vjen mes tensionesh tashmë të rritura mes saj dhe dy anëtarëve të NATO-s, lidhur me mercenarët e grupit Wagner të Rusisë, që ndodhen në Bjellorusi pas rebelimit jetëshkurtër.

Si Polonia ashtu edhe Lituania kanë rritur masat e sigurisë në kufi, që kur mijëra luftëtarë të Wagner mbërritën në Bjellorusinë, vend ky aleat me Rusinë, sipas një marrëveshjeje që i dha fund rebelimit të tyre të armatosur në fund të qershorit dhe i lejoi ata dhe udhëheqësin e tyre, Yevgeny Prigozhin, të shmangnin akuzat penale.

Udhëheqësit e dy vendeve të NATO-s kanë thënë se janë të përgatitur për provokime nga Moska dhe Minsku në një zonë të ndjeshme ku të dy vendet kufizohen me Bjellorusinë, si dhe me enklavën ruse të Kaliningradit.

Polakët lëshuan akuza në fillim të gushtit ndaj Minskut, pasi dy helikopterë bjellorusë fluturuan për një kohë të shkurtër në lartësi të ulët në hapësirën ajrore polake. Autoritetet bjelloruse mohuan hyrjen e helikopterëve të tyre në Poloni.

Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë tha se stërvitja që filloi të hënën bazohet mbi përvojat nga “operacioni special ushtarak”, term ky që Rusia po e përdor në luftën e saj në Ukrainë.

Lexo edhe:

VIDEO/ Gol dhe festë me shqiponjë, Juljan Shehu shijon kulmin e karrierës në Poloni

Hakerët rusë shënjestrojnë spitalet polake dhe furnizimin me ujë të qyteteve

Ministria tha se stërvitja përfshin “përdorimin e dronëve, si dhe ndërveprimin e ngushtë të njësive të tankeve dhe mjeteve të motorizuara me njësitë e degëve të tjera të forcave të armatosura”.

Stërvitja luftarake po zhvillohet në rajonin Grodno të Bjellorusisë, pranë të ashtuquajturit Hendeku Suwalki, një rrip toke me pak popullsi, që përshkon 96 kilometra përgjatë kufirit polako- lituanez. Ai i lidh tre shtetet baltike të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, me pjesën tjetër të aleancës së NATO-s, si dhe ndan Bjellorusinë nga Kaliningradi, një enklavë ruse e militarizuar rëndë në Detin Baltik, që nuk ka lidhje tokësore me Rusinë.

Analistët ushtarakë në Perëndim e kanë parë prej kohësh Hendekun e Suwalki-t si një zonë të mundshme të pikës së ndezjes në çdo konfrontim midis Rusisë dhe NATO-s.

Ata shqetësohen se Rusia mund të përpiqet të kapë hendekun dhe t’i shkëpusë të tre shtetet baltike nga Polonia dhe vendet e tjera të NATO-s.

Ushtria e Bjellorusisë ka thënë se po përdor në mënyrë aktive mercenarë rusë për të trajnuar trupat e saj. Stërvitjet filluan pasi më shumë luftëtarë të Wagner thuhet se mbërritën në vend.

Sipas Belaruski Hajun, një grup aktivistësh që gjurmon lëvizjet e trupave në Bjellorusi, mercenarët po mbërrijnë në grupe të vogla çdo ditë.

Gray Zone, një blog i lidhur me Wagner në aplikacionin e mesazheve Telegram, raportoi të hënën se rreth 7,000 luftëtarë Wagner ndodhen në një kamp afër Asipovich, një qytet 230 kilometra në veri të kufirit ukrainas. Pretendimi nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Etiketa: bjellorusilituanipoloni

Lajme të lidhura

SPORT

VIDEO/ Gol dhe festë me shqiponjë, Juljan Shehu shijon kulmin e karrierës në Poloni

20:54 : 21/09/2025
BOTA

Hakerët rusë shënjestrojnë spitalet polake dhe furnizimin me ujë të qyteteve

15:35 : 17/09/2025
BOTA

Alarm në Poloni, dron mbi ndërtesat qeveritare/ Arrestohen dy bjellorusë

21:44 : 15/09/2025
BOTA

Sirena alarmi në Poloni, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër/ PAMJE

19:06 : 13/09/2025
BOTA

Rubikoni i Moskës: Dronët rusë në hapësirën ajrore polake, test për NATO-n

08:42 : 11/09/2025
BOTA

NATO reagon pas incidentit me dronët rus në Poloni: Do mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë

14:33 : 10/09/2025
Para

Conference League, Partizani me tre mungesa

TË GJITHA

SHBA/ Mbyllet qeveria federale, çfarë do të thotë kjo

09:14 : 01/10/2025

Shpërthim dhe të shtëna në Mynih, një i vdekur dhe disa të plagosur

08:59 : 01/10/2025

Qeveria gjermane nis konsultimet dyditore për reformat ekonomike dhe modernizimin e shtetit

08:44 : 01/10/2025

Greqia në grevë kundër orëve shtesë të punës

08:34 : 01/10/2025

Në Shqipëri duhet të punosh dy dekada për një banesë, më shumë se kudo në Europë

08:23 : 01/10/2025

Këmbimi valutor 1 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:11 : 01/10/2025
Foto ilustruese

Dita nis me diell por pasditja sjell surpriza, parashikimi i motit për sot

08:02 : 01/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com