• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ndikimi afatgjatë i tymit të zjarreve tek shëndeti i njeriut

19:43 : 29/07/2023
në BOTA

Sipas specialistëve të shëndetit publik, pasojat nga ndotja e ajrit e shkaktuar nga zjarret në Evropën Jugore dhe Amerikë mund të kenë ndikim afatgjatë. Mijëra hektarë pyje janë djegur nga zjarret pas temperaturave rekord në të gjithë botën dhe pasojat në shëndetin e njerëzve që jetojnë afër tyre do të ndjehen edhe në vitet ardhshme.

Temperaturat ekstreme kanë shkaktuara djegien e mbi 428 mijë hektarëve të pyjeve në Evropë në muajin korrik dhe mbi 173 hektarëve të pyjeve në Shtetet e Bashkuara, thonë zyrtarë të këtyre rajoneve.

Zjarret nuk po dëmtojnë vetëm peisazhin e këtyre rajoneve. Mjekët thonë se zjarret mund të shoqërohen me kushte potencialisht serioze shëndetësore në aspektin afatshkurtër dhe atë afatgjatë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tymi është një përzierje e ndotësve të rrezikshëm të ajrit, si materiet e imëta ndotëse, dioksidi i azotit, ozoni, hidrokarburet aromatike dhe plumbi.

Përveç helmimit të ajrit, OBSH thotë se tymi toksik ndikon edhe tek klima, duke lëshuar sasi të mëdha të dioksidit të karbonit dhe gazeve të tjera serrë në atmosferë.

Lexo edhe:

Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?

5 vatra zjarri në vend

“Pas hyrjes thellë në mushkëri, ato grimca mund të shkaktojnë pezmatim të të gjitha sistemeve të trupit. Mushkëritë ndodhen afër zemrës, kështu që ka prova që ekspozimi ndaj ndotësve të ajrit mund të ndikojë edhe në shëndetin e zemrës”, thotë Colleen Reid nga Universiteti i Kolorados në Boulder.

Sipas profesorit Frank Kelly, një specialist i shëndetit dhe ndotjes së mjedisit në Universitetin Imperial të Londrës, ndikimet afatshkurtra të zjarreve janë studiuar në Shtetet e Bashkuara dhe Australi.

Ai thotë se duhet të jemi të vetëdijshëm për të gjitha rreziqet që paraqesin zjarret, jo vetëm rrezikun e menjëhershëm për jetën.

“Ka pasur prova në rritje të ndikimit të ndotjes në tru dhe funksionet e trurit. Një nga ndotësit që del nga zjarret e mëdha është monoksidi i karbonit, i cili në nivele të larta mund të ketë ndikim në aftësinë e trurit për të funksionuar”, thotë Kelly.

Ai thotë se tashmë po shohim shtrime në spitale për këto probleme, por shfaqja e pasojave afatgjata merr disa vite.

OBSH-ja thotë se rreziku i zjarreve rritet në kushte të thata me valë të nxehti dhe erëra të forta.

Në zonat më të rrezikshme, të ekspozuara ndaj tymit, ekspertja Colleen Reid rekomandon përdorimin e maskave mbrojtëse.

“Maskat N95 me të cilat jemi mësuar gjatë pandemisë së koronavirusit janë shumë të mira për t’ju mbrojtur nga ajri i ndotur. Edhe maskat KN95 janë të mira për t’u mbrojtur nga ndotësit e rrezikshëm të ajrit. Pra, nëse duhet të dilni jashtë, përdorni maskën”, thotë ajo.

OBSH-ja thotë se zjarret do të bëhën më të shpeshta dhe më të mëdha me rritjen e ndryshimit të klimës.

Kështu që kuptimi i rrezikut nga tymi zjarreve nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm.

“Kjo çështje po bëhet gjithnjë e më serioze. Ne po shohim gjithnjë e më shumë zjarre. Sezoni i zjarreve po fillon më herët dhe po mbaron më vonë. Zjarret po bëhen më intensive, dhe më të shpeshta. Kjo prirje, për fat të keq, nuk është e mirë për shëndetin tonë dhe të gjallesave të tjera në këtë planet”, thotë zoti Kelly./ VOA/

Etiketa: pasojashendeti i njeriutzjarre

Lajme të lidhura

BOTA

Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?

12:27 : 16/07/2025
AKTUALITET

5 vatra zjarri në vend

12:11 : 14/07/2025
AKTUALITET

Vijon zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës

11:03 : 13/07/2025
AKTUALITET

21 vatra zjarri në 24 orë, 5 ende aktive, mbi 90 hektarë të djegura

11:11 : 12/07/2025
AKTUALITET

4 vatra zjarri aktive në vend

10:45 : 11/07/2025
AKTUALITET

6 vatra zjarri aktive në vend

14:03 : 07/07/2025
Para

VIDEO/ Po qethej te berberi, shqiptari lë punën përgjysmë dhe del për të sulmuar tifozët bullgarë

TË GJITHA

DETAJE nga vrasja e Renis Dobrës/ Dy vëllezërit Bushgjoka rezultojnë se kanë dalë jashtë vendit

14:36 : 18/07/2025

Vala e të nxehtit ekstrem prek Shqipërinë, meteorologia: Do të thyhet rekordi historik!

14:30 : 18/07/2025

Bloomberg: Rama shemb gjysmë milioni ndërtime, protesta dhe zemërim në Theth

14:29 : 18/07/2025

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë

14:17 : 18/07/2025

24-vjeçarja shtatzënë: Më martuan që 16 vjeçe për 70 mijë lekë, tani dal çdo ditë rrugëve për lë lypur

14:07 : 18/07/2025

Zjarri në Kavajë dogji 10 hektarë tokë, procedohet penalisht i moshuari

13:54 : 18/07/2025

6 kg kokainë e heroinë dhe një laborator për përpunimin e saj, arrestohet shqiptari në Milano

13:50 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com