• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berat/ Ylviu dhe Xhuli dashurohen në vendin e punës, përgjegjësja i shkarkon: Na tha hani m*t tani

20:51 : 25/07/2023
në AKTUALITET

Dy punonjës në një fasoneri në Berat, burri 52 dhe gruaja 37 vjeçe, u dashuruan në vendin e punës.

Por, ata u shkarkuan nga vendi i punës vetëm se filluan të bashkëjetonin bashkë. Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua zoti Ylvi dhe zonja Xhuli. Të dy punonin në një fasoneri dhe gjatë punës u dashuruan.

“Unë po bëja 11 vite që punoj në këtë fasoneri ‘Qendra Shqiptare’. Isha punonjëse e rregullt, s’kisha probleme gjatë punës. Bënim çanta. Gjatë punës unë u dashurova me Ylviun. Ai paketonte çantat. Ishte dashuri me shikim të parë”, thotë Xhuli.

Më tej pohon se “u dashurova për herë të parë në jetën time”, teksa shton se janë lidhur me Ylviun prej 20 ditësh dhe jetojnë bashkë në Berat.

“Unë isha e martuar, kam edhe një fëmijë 11 vjeç. Nuk kam bërë akoma letrat e divorcit. Por, pas lidhjes sime me Ylviun filluan problemet në punë kur ne, bashkë me Ylviun, na shkarkuan nga puna”, thotë Xhuli.

Lexo edhe:

Plagosen dy punëtorë në Tiranë

Tregu i punës në Evropë po ndryshon! Cilat janë profesionet më të kërkuara në vitin 2025?

Ajo pohon se do ta ndjekë dashurinë e saj “deri në vdekje”. Xhuli pohon se përgjegjësja e fasonerisë Tonela Gega e ka marrë në telefon kur e ka marrë vesh se të dy po bashkëjetonin. “Nuk donte të lidhesha me Ylviun. Më thoshte se është bixhozxhi. Tallet me gratë. Nuk e ka seriozisht. Kur e mori vesh më mori në telefon dhe më kërcënoi se ‘të hani m… tani, ju kam hequr nga puna’. E bëri ngaqë ka komshiu ish vjehrrën time”, përfundon Xhuli.

Fiksi bisedoi edhe me Ylviun. “Edhe unë kam qenë i martuar, kam dy fëmijë jashtë Shqipërisë. Kam qenë vetëm dhe u dashurova me Xhulin. U lidhëm në vend të punës. Po sa u lidhëm bashkë na kërcënuan me vendin e punës. Tani shkojmë dhe askush s’na pret. Na kanë larguar nga puna”, pohon ai.

Pas ankesës, Xhuli dhe Ylviu shkojnë te fasoneria “Qendra Shqiptare” për të takuar përgjegjësen Tonela Gega. Te dera, roja i thotë s’ka ardhur. E presin dhjetëra minuta dhe makina e Tonelës futet në fasoneri, por ajo nuk pranon t’i takojë. Tentojnë të shkojnë me vrap, por s’e kapin dot. Roja i thotë “nuk lejoheni, më hiqni nga puna”. Më pas e marrin në telefon po s’ua hap telefonin. I telefonojnë nga një numër tjetër, i prezantohet dhe Tonela i thotë “s’të njoh fare”.

Bashkë me Xhulin dhe Ylviun, gazetarët e Fiksit shkojnë te Fasoneria. Kërkojnë të takojnë përgjegjësen, znj. Tonela. Pas rojës, vjen një sekretare e cila thotë do të interesohet. Në fund, çiftin dhe gazetarët i takon ekonomisti, i cili pohon se të dy janë pezulluar për shkak se s’kanë ardhur në punë.

Ekonomisti debaton me Ylviun dhe Xhulin që “s’kemi ardhur për shkak të Tonelës”. Ekonomisti i thotë se unë s’kam asnjë shkresë zyrtare për t’ju hequr nga puna dhe ju kam ende në listën e të deklaruarve në sigurime shoqërore. Më pas, gazetarët e pyesin ekonomistin se “i keni hequr se janë dashuruar”? Ai përgjigjet se “le të dashurohen, kemi edhe të tjerë por i kemi pezulluar se nuk kanë ardhur në punë”.

Gazetarët i pyesin nëse ky çift ka pasur probleme në të kaluarën në punë, ndërsa ekonomisti thotë se jo, madje për ta s’ka asnjë paralajmërim për shkarkim nga puna apo edhe masa të tjera. Por, shton se janë pezulluar se “s’kanë ardhur në punë”. Në fund, ekonomisti thotë se do e diskutojë dhe të hënën le të paraqiten në punë.

Etiketa: dashurohenfasoneriapuneTonela GegaxhuliYlviu“Qendra Shqiptare”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plagosen dy punëtorë në Tiranë

15:43 : 06/08/2025
BOTA

Tregu i punës në Evropë po ndryshon! Cilat janë profesionet më të kërkuara në vitin 2025?

08:33 : 06/08/2025
AKTUALITET

Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali

22:47 : 18/07/2025
Guroret në Borizanë, Krujë
AKTUALITET

Po riparonte një mjet në guroren ku punonte, vdes tragjikisht 38-vjeçari në Mamurras

14:53 : 09/07/2025
AKTUALITET

“Nuk pi ujë diploma”/ Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë

07:56 : 09/07/2025
BOTA

Temperaturat e larta, Greqia urdhëron pushime të detyrueshme nga puna

13:36 : 07/07/2025
Para

“Zgjedhjet pas heqjes së sanksioneve”, Vuçiç flet pas deklaratës së Bislimit

TË GJITHA

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

18:08 : 08/08/2025

Milani nis bisedimet me Man.United, tenton të huazojë Hojlund

18:03 : 08/08/2025

Video/ Cristiano Ronaldo shënon tre gola në fitoren e Al Nassr

17:54 : 08/08/2025

Radhën e ka kali

17:43 : 08/08/2025

Izraeli, gati për pushtim/ Imazhet satelitore tregojnë grumbullim të trupave në kufi me Gazën

17:35 : 08/08/2025
WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Ish-skuadra e Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com