• Kontakt
Wednesday, August 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: Katër ish dhe kryebashkiakë socialistë prangosen në pak muaj

19:58 : 13/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Lexo edhe:

Pasi “ia futi” Lalit, Mazniku emërohet nga Rama “kryebashkiak” i gjithë vendit

“Shkel Kushtetutën”/ Berisha: Ramaduro po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë

Në Shqipëri, ish-kryebashkiaku socialist i Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, është arrestuar me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Për të njejtën akuzë, ka përfunduar në arrest shtëpie dhe ish-administratori i Njësisë administrative Iballë, Ndoc Marku.

Gjithshka lidhet me hapjen e një segmenti të ri rrugor rural, të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente, nga ana e e një shoqërie private, për administratorin e së cilës është dhënë masa e “detyrim paraqitjes”.

Veprimet e para proceduriale kanë nisur nga Prokuroria e Pukës, e cila më pas ia ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme. Nga hetimet ka rezultuar se “në territorin nën juridiksionin administrativ të Bashkisë Fushë-Arrëz, në kundërshtim me të gjithë kuadrin ligjor në fuqi, është hapur një segment i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor”.

Vlerësimet e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit flasin për një dëm prej më shumë se 2 milionë euro, të shkaktuar nga dëmtimi i terrenit dhe shpyllëzimi i sipërfaqes nga e cila është përfituar rruga e hapur privatisht.

Prokuroria e posaçme ka shpjeguar se nga hetimet “ka rezultuar e provuar se ish-titullari i Bashkisë Fushë-Arrëz, në bashkëpunim më ish-Administratorin e Njësisë Administrative Iballë, me veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë në të njëjtën kohë edhe pasojë të rëndë materiale për shtetin, kanë lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor auto rural, të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente”.

Po ashtu, Prokuroria bën të ditur se kompania private “duke vepruar në terren me mjete të rënda, pa patur asnjë leje nga organet kompetente, ka shkaktuar shkatërrimin e pronës, duke kryer gërmime në volume të konsiderueshme dhe njëkohësisht duke shpyllëzuar fondin pyjor në pronësi të Bashkisë Fushë-Arrëz”.

Ish-kryebashkiaku Tuci ka drejtuar pushtetin vendor në Fushë-Arrëz për dy mandate, si i zgjedhur i Partisë Socialiste, nga viti 2015 deri para pak muajsh. Muajin e kaluar, kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, u arrestua nën akuzën për korrupsion, pas publikimit të një videoje ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua, me të cilën më pas bisedonte për financimin e mundshëm nga ana e Bashkisë të një projekti të propozuar prej saj. Më herët, në qershor, u arrestua dhe ish-kryebashkiaku tjetër socialist Vangjush Dako, nën akuzat e shpërdorimit të detyrës, në të paktën dy raste.

Ndërsa në muajin mars të këtij viti, në pranga përfundoi kryetari socialist i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, nënkryetarja, si dhe 6 zyrtarë të tjerë të kësaj Bashkie, të cilët akuzohen për veprat penale: “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,“Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikim i formularëve”.

Etiketa: arrestuarKryebashkiaksocialiste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pasi “ia futi” Lalit, Mazniku emërohet nga Rama “kryebashkiak” i gjithë vendit

20:06 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Shkel Kushtetutën”/ Berisha: Ramaduro po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë

13:47 : 14/07/2025
AKTUALITET

Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës: Nuk zbatojmë urdhrat për shkarkime

17:38 : 11/07/2025
AKTUALITET

Jo vetëm drejtorët/ Rama do “kokat” e nënkryetarëve të bashkive, mesazh edhe kryetarëve

17:21 : 11/07/2025
AKTUALITET

Agron Malaj, “Pashai” me biznese e koncesione/ Si u pasurua kandidati i preferuar i Ramës në Mat

17:42 : 06/05/2025
BOTA

I lidhur ne bandat, arrestohet kryebashkiaku në Meksikë

18:11 : 05/05/2025
Para

“Kosova në sytë e botës”, BBC-ja shkruan për dhunën në Kuvend

TË GJITHA

Bardhi publikon tjetër video: Vëzhguesit e PS kontrollojnë çdo votues në qendrat e votimit në Fier

13:19 : 06/08/2025

Telefoni “Agasit” ose kutia e zezë e “Ramës”

13:18 : 06/08/2025

“BE na ka shfrytëzuar, tani të paguajnë”, Trump: Mund të bëj çfarë të dua me ata

13:09 : 06/08/2025

SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve, Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia

12:57 : 06/08/2025

Kanosi me kallash familjarët, arrestohet 41-vjeçari në Krujë

12:48 : 06/08/2025

Dosja/ Raiffeisen Bank pranon skandalin: Kemi dhënë kredi me dokumenta të rreme, por jemi viktimë

12:42 : 06/08/2025

CEO e hoteleve luksoze të Accor: Ja çfarë na bindi të vinim në Shqipëri për hapjen e Green Coast Hotel – MGallery Collection

12:29 : 06/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com