Viktimë e një hemorragjie në tru në Kroaci teksa ishte me pushime me familjen e tij, Edwin van der Sar ndodhet në spital në gjendje shqetësuese.
Ish-drejtori i futbollit i Ajax Amsterdamit, lavdia e dikurshme e Manchester United e gjen veten, për fat të keq, në qendër të lajmeve.
Në një mesazh të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, klubi holandez ka dhënë lajmin për ish-menaxherin e tij.
“Edwin van der Sar do të mbetet në kujdesin intensiv për momentin. Gjendja e tij është stabile por ende shqetësuese. Ajax ndajnë këtë informacion në emër të Annemarie van der Sar, gruaja e Edvinit. Familja Van der Sar, si dhe Ajax, janë mirënjohës dhe të prekur thellë nga mesazhet e shumta të mbështetjes .