A mund të përhapet virusi Zika në Shqipëri? Një pyetje të tillë kanë bërë disa qytetarë në vendin tonë. Ethja Zika shkaktohet nga virusi Zika. Shumica e të sëmurëve nuk kanë shenja klinike, por edhe kur kanë shenja, ato janë të lehta dhe mund të ngjajnë me shenjat e një gripi të lehtë.
Shenjat mund të zgjasin më pak se 7 ditë dhe mund të jenë: ethe, skuqje e syve, dhimbje e kyçeve, dhimbje e kokës, e muskujve, skuqje makulopapuloze. Nuk është raportuar ndonjë vdekje gjatë fazës fillestare të infeksionit. Ethja Zika përhapet kryesisht nëpërmjet pickimit të mushkonjës së tipit Aedes aegypti.
Virusi mund të përhapet fuqishëm edhe me rrugët seksuale dhe nëpërmjet transfuzionit të gjakut. Infeksioni mund të përhapet nga nëna tek fëmija nëpërmjet mitrës dhe të shkaktojë dëmtimin e trurit të fëmijës, pra, jep mikrocefalinë (zvogëlimi i kokës së fëmijës). Diagnoza bëhet me analizat e gjakut, urinës ose pështymës për ARN-në e virusit, kur personi është i dyshuar për infeksionin me këtë virus.
Pra, përhapja e virusit bëhet me pickimin e mushkonjës Aedes Aegypti ose me rrugë seksuale.
Por, a ka mushkonja të tilla në Evropë, pra edhe në Shqipëri?
Në Shqipëri nuk ka mushkonja të tilla, as në vendet e tjera të Evropës. Në Evropën Jugore është e pranishme vetëm Aedes Albopictus, e cila nuk e përhap këtë infeksion.
Atëherë, a ka ndonjë rrezik për nënat në vendet e Evropës Jugore?
Po, ka, në rastet kur vjen një vizitor i infektuar nga zonat e njohura me këtë virus (siç paraqitet në hartën pasuese), virusi përhapet me rrugë seksuale ose kur i infektuari dhuron gjak në periudhën kur është i infektuar.
Parandalimi i infeksionit përfshin evitimin e pickimeve nga mushkonjat në zonat ku sëmundja është e pranishme. Përpjekjet për të evituar pickimet përfshijnë: repelentët kundër insekteve, mbulimin e trupit me tesha, rrjeta kundër mushkonjave dhe evitimin e ujërave të ndenjura, ku shumëzohen mushkonjat.
Nuk ka akoma vaksinë, por po punohet intensivisht për prodhimin e saj. Zyrtarët e shëndetësisë rekomandojnë që gratë shtatzëna në zonat e përhapjes së infeksionit, të abortojnë gjatë epidemisë së virusit Zika.
Në vitet e epidemisë 2015–16 gravet shtatzënë iu rekomandua të mos udhëtojnë në zonat ku epidemia është aktive.
Në janar të vitit 2016, sëmundja u përhap në Afrikë dhe në njerëzit e zonave të Amerikës Jugore dhe Qendrore. Është e njohur përhapja në Afrikë, Azi dhe Paqësor.
Pas përhapjes së një epidemie në Brazil në 2015n, Organizata Botërore e Shëndetësisë e deklaroi atë si “Urgjence publike ndërkombëtare” në shkurt të 2016s.
Shenjat klinike
Shenjat më të zakonshme të ethes Zika janë: ethet, rashi në lëkurë, konjunktiviti (skuqja e syve), dhimbjet muskulare dhe të kyçeve, dhimbje e kokës.
Periudha e inkubacionit (nga pickimi i mushkonjës deri në shfaqjen e shenjave) nuk dihet mirë, por ka mundësi të zgjasë nga pak ditë deri në një javë. Edhe sëmundja zgjat po aq ditë dhe zakonisht është e lehtë, aq sa të sëmurët nuk shkojnë në spital. Hemorragjia është parë vetëm në një rast, me gjak në spermën e një të sëmuri.
Shtatzënia dhe mikrocefalia
Besohet se infeksioni mund të kalojë nga mitra e nënës tek truri i fëmijës së saj, ku virusi pengon rritjen e trurit te fëmijës (shkakton mikrocefalinë). Kjo nuk është konfirmuar plotësisht, por ka disa dokumentime të vërtetuara mirë.
Në nëntor të vitit 2015, raportet nga Ministria e Shëndetësisë së Brazilit, për dy raste në verilindje të Brazilit, nga disa bebe të infektuara, me forma të rënda, me pranin e virusit Zika. Me ultrasound u gjet se të dyja bebet e kishin kokën e vogël për shkak të shkatërrimeve në disa pjesë të trurit. Një nga fetuset, gjithashtu, kishte edhe kalcifikime në sy.
Në një studim tjetër në autopsinë e një fetusi me mikrocefali u gjet ADN-ja e virusit Zika, si dhe dëmtime patologjike vetëm në tru, por jo në organet e tjera, duke sugjeruar që virusi prek kryesisht trurin. Në Brazil, Ministria e Shëndetësisë raportoi 2,400 raste të dyshuara me mikrocefali në vitin 2015 dhe 29 vdekje. Përpara epidemisë me Zika, vetëm nje mesatare prej 150 deri 200 raste në vit qenë raportuar në Brazil.
Në shtetin Pernambuco raporti i rasteve me mikrocefali në 2015n ishte 77 herë më i madh se përpara 5 viteve.
Reservori
Virusi Zika transmetohet me mushkonja. Kështu, ndërsa mushkonjat janë transmetuesit e virusit, burimi që e mban virusin është i panjohur, megjithëse evidencat serologjike janë gjetur në majmunët e Afrikës Perëndimore dhe në brejtësit.
Transmetimi bëhet nëpërmjet mushkonjave të llojit Aedes aegypti në regionet tropikale. Ai është izoluar gjithashtu nga nëntipet të kësaj mushkonje si Ae. Africanus, Ae.apicoargenteus, Ae.luteo cephalus, Ae.vittatus dhe Ae.furcifer.
Trasmetimi seksual i virusit Zika, nga burrat tek gratë, është dokumentuar në të paktën 4 raste, me disa raste të tjera që janë në studim, tek të cilët është izoluar virusi Zika nga sperma. Sikurse flavioviruset e tjerë, ai mund të përhapet nga gjaku gjatë transfusioneve të gjakut, prandaj disa vende të infektuara kanë zhvilluar strategjinë e kontrollit të donatorëve të gjakut.
Për diagnozën, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon analizën që bëhet në serumin e gjakut që merret brenda 1 deri 3 ditëve nga shfaqja e shenjave të sëmundjes ose në pështymë apo në urinë, të marra brenda 35 ditëve nga shfaqja e shenjave. Periudha më e gjatë për të zbuluar virusin ka
qenë 11 ditë.
Kontrolli në barrë
Rekomandohet kontrolli i disa grave me barrë edhe nëse ato nuk kanë shenja të infeksionit. Gratë me barrë që kanë udhëtuar në zonat e infeksionit, duhet të testohen midis dy dhe dymbëdhjetë javëve pas kthimit të tyre nga këto zona.
Për gratë që jetojnë në zonat e infektuara, rekomandohet analiza për barrën e parë tek mjeku, në tremestrin e dytë të barrës. Nëse ka shenja për praninë e virusit Zika, duhen bërë analiza plotësuese. Gratë që rezultojnë me testin pozitiv për virusin Zika, duhet të kontrollohen me ultrasaund çdo 3-4 javë, për të studiuar rritjen anatomike të fëmijës.
Parandalimi
Virusi përhapet nga mushkonjat. Duke bërë eliminimin e mushkonjave, një element i rëndësishëm për kontrollin e sëmundjes, rekomandohet që individët të evitojnë ekspozimin e lëkurës duke përdorur këmisha me mëngë të gjata.
Të përdorin repellent që përmbajnë DEET, picaridin, vaj lemoni eukalipsus (OLE) ose IR3535.
Një nga këshillat e mjekëve është: “Qëndro dhe fli në dhomë me kondicioner. Përdor një rrjet shtrati nëse dhoma juaj është e ekspozuar me ambientin e jashtëm”.
Meqë virusi Zika përhapet edhe me rrugë seksuale, burrat që shkojnë në një zonë kondomat. Ushqyerja me gji vazhdon të rekomandohet nga OBSH edhe nga gratë që kanë kaluar infeksionin Zika. Nuk ka pasur ndonjë rast me Zika që të trasmetohet tek fëmijët nëpërmjet qumështit të gjirit.
Vaksina
Aktualisht nuk ka vaksina, por përgatitja e tyre është prioritet i disa instituteve. Udhëtimet e grave shtatzëna në zonat e infektuara rekomandohet të evitohen ose të shtyhen për pas lindjes, në zonat si Amerikën Qendrore dhe Jugore etj.
Përhapja e infeksionit
Vendet që kanë të dhëna për praninë e virusit Zika (nga janari i vitit 2016) paraqiten në hartën e Botës (shiko më sipër).
Në 24 janar 2016, OBSH-ja qe e shqetësuar se virusi mund të përhapej në gati të gjithë vendet e Amerikës derisa transmetuesi, mushkonja Aedes aegypti, është gjetur në të gjitha regjionet, përveç Kanadasë dhe Kilit.