• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sëmundjet e qarkullimit të gjakut shkaktuan 54.5% të vdekjeve më 2022

20:50 : 29/05/2023
në AKTUALITET, SHENDETI

Sëmundjet e qarkullimit të gjakut mbeten shkaktari kryesor i vdekjeve në Shqipëri duke e zgjeruar gjithnjë e më shumë kontributin në totalin e vdekjeve.

INSTAT raportoi sot se numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri gjatë vitit 2022, është 23.998, duke shënuar një rënie prej 21,3% vdekje më pak, krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas gjinisë, u regjistruan 12.921 vdekje për meshkujt dhe 11.077 vdekje për femrat. Referuar shkakut kryesor të vdekjeve, 97,0% e vdekjeve gjithsej të regjistruara ishin natyrale (shkaqet natyrale).

Vdekjet nga grupsëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zë peshën më të madhe në totalin e vdekjeve të regjistruara, dhe vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve. Në vitin 2022, më shumë se gjysma e vdekjeve (54,5%) kishin këtë shkak kryesor, teksa një vit më parë zinin 52.4% .

“Sëmundjet kronike të zemrës” (42,2%), “Sëmundjet të enëve të trurit” (22,5%) dhe “Sëmundjet ishemike të zemrës” (22,3%) zënë peshën më të madhe të vdekjeve në grupsëmundjen “Aparati i qarkullimit të gjakut”. Krahasuar me vitin paraardhës, vdekjet nga kjo grupsëmundje kanë shënuar rënie me 18,2%.

Lexo edhe:

QSUT përballë fakteve/ Infermierë më shumë, por pacientët ende në pritje?

20 simptoma si trupi mund t’ju tregojë se keni probleme me tiroiden dhe ju s’po i vini re

Grup-sëmundja “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, përbën grupin e dytë me peshën më të lartë të vdekjeve (20,3%). Krahasuar me vitin e kaluar, janë shënuar 4,9% më pak humbje jete. Vdekjet në grup-moshën mbi 70 vjeç përbëjnë 82,3% të vdekjeve për këtë grup-sëmundje dhe shkaku kryesor është “Vdekje nga pleqëria”.

Grup-sëmundja “Tumore” përbën grupin e tretë të sëmundjeve me peshën më të madhe të vdekjeve të regjistruara, 13,5% të vdekjeve gjithsej. Krahasuar me vitin 2021, janë regjistruar 5,7% më pak humbje jete nga kjo grup-sëmundje.

“Tumore malinj të aparatit të tretjes” (36,8%) dhe “Tumore malinj të aparatit të frymëmarrjes” (23,4%) përbëjnë peshën më të madhe të vdekjeve në këtë grup-sëmundje. Krahasuar me vitin 2021, vdekjet nga grup-sëmundja “Sëmundje të aparatit të frymëmarrjes” zë peshën kryesore në rënien gjithsej të vdekjeve të regjistruara gjatë vitit 2022.

Nga 23.998 të vdekur gjithsej, 53,8% ishin meshkuj dhe 46,2% ishin femra. Si te femrat dhe te meshkujt, grupsëmundja “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” përbën shkakun kryesor të humbjeve të jetës, përkatësisht 53,3 % meshkuj dhe 56,0% femra.

Grupsëmundja “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë” përbën shkakun e dytë kryesor të vdekjeve për të dyja gjinitë, ku përqindja e vdekjeve te femrat është më e lartë se te meshkujt, 23,9% me 17,2%. Grup-sëmundja e tretë vijon “Tumore”, me përqindjen më të lartë të vdekjeve te meshkujt (15,7%) krahasuar me femrat (10,8%).

Bie vdekshmëria foshnjore

Në vitin 2022, janë regjistruar 161 vdekje foshnjore. Norma e vdekshmërisë foshnjore është 6,5 për 1.000 lindje të gjalla, përkundrejt 8,4 në vitin 2021. Shkaqet kryesore të vdekshmërisë foshnjore (nën 1 vjeç) janë “Sëmundjet që shfaqen në periudhën rreth lindjes (perinatale)” me 52,8% dhe “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” me 21,1% të vdekjeve të regjistruara.

Për grup-moshën 0-19 vjeç, pesha më e madhe e humbjeve të jetës lidhet me grupsëmundjet “Sëmundje që shfaqen në periudhën rreth lindjes” (29,8%) dhe “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” (28,1%).

“Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” (31,6%) dhe “Dëmtimet traumatike dhe helmime” (30,1%) përbëjnë grupet me peshën më të madhe në vdekjet e shkaktuara për grup-moshën 20-44 vjeç. Për grup-moshat 45-64, 65-79 dhe 80+ vjeç, grupi kryesor mbetet “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut”.

Analizuar sipas shkakut të vdekjeve, grup-sëmundja “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë” përbën shkakun kryesor të vdekjeve për grup-moshën mbi 80 vjeç (76,5%). Në grupsëmundjen “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut”, përafërsisht gjysma e humbjeve të jetës i përket grup-moshës mbi 80 vjeç (48,5%). Ndërkohë, te grupsëmundja “Tumore”, përafërsisht gjysma e humbjeve të jetës i përket grup-moshës 65-79 vjeç (47,6%).

Në vitin 2022, vdekshmëria sipas grup-sëmundjeve kryesore për çdo qark ruan pothuajse të njëjtën strukturë, ku numri më i madh i vdekjeve shkaktohet nga grup-sëmundja “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” ndjekur nga “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë” dhe “Tumore”./Monitor.al

Etiketa: gjakusemundjezemra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

QSUT përballë fakteve/ Infermierë më shumë, por pacientët ende në pritje?

13:30 : 30/05/2026
NDRYSHE

20 simptoma si trupi mund t’ju tregojë se keni probleme me tiroiden dhe ju s’po i vini re

19:00 : 27/05/2026
AKTUALITET

Shqipëria, rritje shqetësuese të rasteve të reja me HIV!

08:50 : 22/04/2026
AKTUALITET

Raporti i OBSH/ Tuberkulozi kërcënim serioz në Europë! 1 në 5 raste nuk raportohet

20:47 : 23/03/2026
AKTUALITET

Një familje në kufijtë e mbijetesës, sëmundja i goditi brenda natës, varfëria nuk i lë të marrin frymë

21:11 : 18/03/2026
AKTUALITET

Qeveria ‘braktis’ të moshuarit e sëmurë, nuk financon kujdesin shëndetësor në banesë

17:45 : 10/03/2026
Para

Banka e Shqipërisë: Synojmë ta ulim inflacionin në 3%

TË GJITHA

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom