Tina Turner me vokalin “contralto” dhe praninë e zhurmshme në skenë e bënë atë një nga këngëtaret më të njohura të brezit të saj.
Ishte një udhëtim i gjatë dhe shpesh i dhimbshëm nga një fëmijëri e trazuar në Tennessee-in rural drejt shndërrimit në një yll botëror.
Ajo ishte pothuajse 40 vjeç para se të lirohej nga një marrëdhënie abuzive për t’u shfaqur si një artiste solo.
Por vazhdoi të regjistrojë një varg albumesh të shitura, të marrë një mori çmimesh dhe të kthehet një nga aktet më të njohura të muzikës live.
Fëmijëria e ndërprerë
Tina Turner lindi si Anna Mae Bullock më 26 nëntor 1939 në qytetin e vogël rural të Nutbush, Tenesi. Babai i saj Floyd punonte në një fermë lokale.
Ajo kishte një fëmijëri të trazuar. Tina dhe motra e saj e madhe Ajlen u ndanë kur prindërit e saj u transferuan për të punuar në një fabrikë municionesh dhe e reja Anna Mae shkoi të jetonte me gjyshërit e rreptë fetarë.
Kur familja u ribashkua pas luftës, Anna Mae filloi të këndonte në një kishë baptiste lokale.
Nëna e saj i braktisi kur ajo ishte vetëm 11 vjeç dhe, dy vjet më vonë, kur babai i saj u martua përsëri, Anna dhe motra e saj u dërguan të jetonin me gjyshen e saj në Brownsville, Tennessee.
Ajo u bë një nxitëse e tifozëve në shkollën e saj lokale, luajti basketboll dhe shijoi një jetë shoqërore plot tension. Pas diplomimit në vitin 1958, fitoi një punë në një spital në St Louis, Misuri dhe u nis për t’u bërë infermiere.
Pikërisht në një klub nate, ku ajo dhe motra e saj kishin shkuar për mbrëmjen, ajo pa për herë të parë Ike Turner të performonte me grupin e tij, The Kings of Rhythm.
Shans i madh
Ike ishte krijuar tashmë si një interpretues dhe muzikant, dhe grupi i tij ishte një nga atraksionet më të mëdha në qarkun e klubeve R&B.
Gjatë një intervali të një nate, Anna Mae-s iu ofrua mikrofoni – dhe performanca e saj i bëri aq përshtypje Ikes sa bëri që asaj t’i kërkohej të këndonte me grupin.
Në atë kohë, ajo ishte në një lidhje me saksofonistin e grupit, Raymond Hill, nga i cili kishte një fëmijë, Raymond.
Ajo bëri regjistrimin e saj të parë si këngëtare mbështetëse në vitin 1958, por shansi i saj i madh erdhi dy vjet më vonë në një këngë të quajtur “Fool in Love”, shkruar nga Turner.
Kur këngëtari kryesor i grupit, Art Lassiter, nuk u paraqit në regjistrim, Anna Mae iu kërkua të plotësonte me qëllim që vokali i saj të hiqej më vonë.
Por një DJ që dëgjoi demonstrimin ishte aq i impresionuar, saqë ia kaloi atë një shtëpie diskografike lokale.
Hyrja në ‘chartet’ muzikore
Ike u inkurajua të vendoste në krye të grupit dhe e bindi atë të ndryshonte emrin e saj në Tina, një lëvizje që ai më vonë tha se ishte krijuar për të parandaluar ish-të dashurit që ta gjurmonin.
“Fool in Love” arriti në vendin e 27-të në listat e Billboard-it dhe kwnga vijuese “It’s Gonna Work Out Fine”, doli në top 20 dhe i dha dyshes një Grammy.
Tashmë, ajo ishte në një lidhje me Ike, i cili ishte divorcuar nga gruaja e tij e pestë. Çifti më në fund u martua në 1962.
Ike dhe Tina Turner Revue, të sapoquajtur, performuan live për pjesën më të mirë të tre viteve të suksesshme, pa pasur gjithsesi përfitimin e një hiti për t’i mbështetur.
Tina gjithashtu bëri paraqitje solo në televizionin amerikan në shfaqje si American Bandstand dhe Shindig.
Producenti Phil Spector, i impresionuar nga zëri i Tinës, e bindi atë për të regjistruar “River Deep, Mountain High”.
I shqetësuar se Ike, tendencat kontrolluese të të cilit njiheshin mirë, do të përpiqej të mbizotëronte në regjistrim, Spector e pagoi atë që të qëndronte larg studios.
Arratisja nga abuzimi
Fillimisht regjistrimi nuk doli mirë në SHBA, por u bë një hit i madh në Mbretërinë e Bashkuar.
Ishte e mjaftueshme që Rolling Stones t’i kërkonte Tinës dhe Ikes ti mbështeste një turne në Mbretërinë e Bashkuar, dhe kjo çoi në performanca të tjera evropiane dhe një audience më të madhe.
Kur Stones bënë turne në SHBA, atyre iu kërkua përsëri të mbështeste grupin, që iu dha një performancë në Ed Sullivan Show.
Dy vjet më vonë, çifti pati këngën qw u bw hiti i tyre më i madh nw SHBA, “Proud Mary”.
Në vitin 1973, Tina udhëtoi për në Londër për të bërë një performancë të vlerësuar nga kritikët si “Acid Queen” në filmin bombastik të Ken Russell.
Në të njëjtin vit, dyshja pati hitin e tyre të fundit të madh, Nutbush City Limits – por marrëdhënia e tyre personale ishte në rënie.
Nga mesi i viteve 70, Ike ishte shumë i varur nga alkooli dhe kokaina, dhe qëndrimi i tij kontrollues mbi jetën dhe karrierën e gruas së tij ishte përshkallëzuar me abuzim fizik në shtëpi.
Ai e ka rrahur me mjete të forta ndërsa ajo ishte shtatzënë dhe e ka djegur me kafe të nxehtë. Në korrik të vitit 1976, Tina e braktisi pa asnjë kacidhe në xhep dhe kaloi muaj duke u fshehur te miqtë ndërsa paditi Iken për divorc.
E mbështetur financiarisht nga një mike, drejtuese diskografike, ajo nisi një seri turnesh solo që hodhën themelet si një artiste solo. Ajo e kishte të vështirë në fillim.
“Shumë njerëz mendonin se Tina Turner ishte histori”, tha ajo për Vogue-n gjermane. “Ata njihnin vetëm Ike dhe Tina Turner dhe nuk e kuptonin se çfarë po ndodhte. Kështu që unë duhej të provoja veten.”
Pasi dy albume nuk arritën të hyjnë në top lista, ajo rikrijoi veten me një tingull shumë më të ashpër, gjë që çoi në koncerte me “Rod Stewart” dhe një turne tjetër me “Rolling Stones”.
Hiti i saj i vitit 1983 “Let’s Stay Together” ishte fillimi i një ringjalljeje karriere. Një album, “Private Dancer”, i regjistruar në Londër, krijoi shtatë hite në lista muzikore dhe nisi një turne të madh botëror.
Ajo u kthye në ekranin e kinemasë dy vjet më vonë si Aunty Entity në Mad Max Beyond Thunderdome dhe kontribuoi në këngët në kolonën zanore të filmit, duke përfshirë këngën “We Don’t Need Another Hero”.
Dukej se ajo mund të bënte pak gabime pasi hiti pasoi hitin dhe ajo luajti në turne me bileta të gjitha të shitura gjatë viteve 1980.
Ikonë e qëndrueshme
Suksesi vazhdoi gjatë dekadës në vijim, duke përfshirë një regjistrim të GoldenEye, kolona anore për filmin e parë të James Bond me aktor Pierce Brosnan.
Në fund të shekullit, dhe në moshën 61-vjeçare, ajo njoftoi se do të tërhiqej në gjysmë pension.
Tina Turner u përshëndet si një ikonë feministe dhe, në vitin 2003, mori pjesë në mbrëmjen e nderimeve të Kennedy Center ku yje të tillë si Oprah Winfrey, Al Green dhe Beyonce iu bashkuan Presidentit George Bush për të bërë homazhe.
Ajo u rikthye në vitin 2008, duke kënduar në Grammy Awards dhe duke u nisur në turne për të festuar 50 vjetorin e saj si këngëtare.
Pavarësisht kalimit të kohës, energjia e saj dukej e pashuar dhe zëri i fortë si kurrë më parë.
Në vitin 2013, në moshën 73-vjeçare, ajo u bë personi më i vjetër që është shfaqur ndonjëherë në kopertinën e revistës Vogue. “Nuk do t’i dorëzohem kurrë pleqërisë derisa të jem e vjetër”, tha ajo. “Dhe unë nuk jam ende e vjetër.”
Ajo u martua me një muzikant gjerman, Erwin Bach, pas një lidhje 27-vjeçare dhe braktisi shtetësinë e saj amerikane për t’u bërë shtetase e Zvicrës.
Në vitin 2020, ajo publikoi një version të përditësuar të “What’s Love Got to Do with It”. Ajo hyri në top 40 në Mbretërinë e Bashkuar, duke e bërë atë artisten e parë që arriti këtë sukses në shtatë dekada të ndryshme.
Një vit më vonë, Turner ia shiti të drejtat e veprës së saj “BMG Rights” për më shumë se 50 milionë dollarë dhe u fut në Rock ‘n’ Roll Hall of Fame.
Para se të vdiste, Tina Turner e gjeti veten subjekt të një muzikali në West End të Londrës që tregonte historinë e jetës së saj të pabesueshme.
Një herë ajo u pyet se çfarë e kishte shtyrë përpara gjatë viteve të vështirësive dhe abuzimit.
“Kam qëndruar në rrjedhë nga fillimi deri në fund,” tha ajo, “sepse besoja në diçka brenda meje që më thoshte se mund të përmirësohej”.
Lexo edhe:
Reagimet/ Mick Jagger për Tina Turner: S’do të harroj kurrë! Ramazzotti: E jashtëzakonshme