• Kontakt
Thursday, September 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

S’ka mësim! Mësuesit në Rumani hynë në grevë për paga më të mira

13:18 : 22/05/2023
në BOTA

Dhjetëra mijëra mësimdhënës rumunë hynë në grevë më 22 maj duke kërkuar rritje të konsiderueshme të pagave dhe duke bërë thirrje për më shumë investime në arsim. Rreth 100,000-150,000 mësimdhënës të shkollave fillore dhe të mesme ndaluan punën, derisa kërkojnë që qeveria e koalicionit të përmbushë kërkesat e tyre.

Bisedimet e minutës së fundit më 21 maj midis sindikatave të mësuesve dhe qeverisë së kryeministrit Nicolae Ciuca nuk arritën një marrëveshje dhe në këtë formë dështuan përpjekjet e qeverisë për t’i rikthyer mësimdhënësit në shkolla.

Marcel Ciolacu, nga partia PSD, që do të jetë kryeministër i ardhshëm sipas rotacionit të vendosur nga koalicioni, dërgoi një mesazh të vonuar të premten, përmes të cilit u tregua i “gatshëm” për të diskutuar gjatë fundjavës me krerët e sindikatave “për të shmangur grevën e përgjithshme”.

Ai hodhi fajin sindikatave, duke thënë se “kjo grevë është e dëmshme jo vetëm në funksionimin e shkollave, por edhe në jetën e miliona familjeve”. Ciolacu u përpoq të ushtronte presion mbi drejtuesit e sindikatave, duke shtuar se rumunët presin prej tyre – dhe nga politikanët – zgjidhje të qeta dhe racionale “ndërsa fëmijët e shohin paqen e tyre në shkollë”.

“Ishte obligim i Qeverisë dhe i atyre që kanë role vendimmarrëse që të dalin me zgjidhje më të shpejta, siç kanë premtuar”, ka qenë përgjigja nga tri sindikatat e arsimit të Rumanisë të cilat organizuan grevën.

Lexo edhe:

Gazetarët prej muajsh pa marrë rrogat/ Eni Vasili: RTSH po përballet me borxhe katastrofike

Paradoksi shqiptar, për të burgosurit shpenzohen 9 herë më shumë se për nxënësit

Të dielën pasdite, krerët e sindikatave morën pjesë në negociatat me kryeministrin Nicolae Ciucă dhe anëtarë të tjerë të ekzekutivit, por propozimi që iu dha nga qeveria nuk i kënaqi ata.

Kërkesa kryesore e grevistëve është një pagë fillestare për mësuesit e rinj të paktën e barabartë me mesataren e vendit. Paga mujore e një mësuesi rumun të sapo-diplomuar është pak më shumë se 520 dollarë (480 euro), ndërsa paga mesatare në vend është 988 dollarë (rreth 913 euro)./REL

Etiketa: grevemesuespaga

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetarët prej muajsh pa marrë rrogat/ Eni Vasili: RTSH po përballet me borxhe katastrofike

18:12 : 11/09/2025
AKTUALITET

Paradoksi shqiptar, për të burgosurit shpenzohen 9 herë më shumë se për nxënësit

15:51 : 08/09/2025
RAJONI

Taksistët në Greqi njoftojnë grevë 48 orëshe, transport vetëm për spitalet

18:54 : 07/09/2025
AKTUALITET

“35 € ilaçi për rrobat, do plasë morri dhe zgjebja”/ Berisha: Paga e Dumanit, 15 herë më e lartë se minimalja

14:28 : 03/09/2025
AKTUALITET

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit

07:58 : 03/09/2025
AKTUALITET

Sanitaret e Spitalit Psikiatrik në Vlorë në protestë: Kemi 2 muaj pa rrogë

12:25 : 19/08/2025
Para

Kanosi me thikë një 65-vjeçar, arrestohet i riu në Vaun e Dejës

TË GJITHA

Afrika e Jugut vendos: Burri mund të marrë mbiemrin e gruas

19:43 : 11/09/2025

OBSH: Pandemia e radhës mund të shpërthejë në çdo moment

19:37 : 11/09/2025

Analiza e DW: Si e mbron NATO veten nga sulmet ruse dhe çfarë masash ka marrë Aleanca?

19:27 : 11/09/2025

Artur Metani, me 8 këshilltarë nepotikë që shndërrojnë ILD-në në agjenci punësimi

19:21 : 11/09/2025

Burimi: Rama masakroi live dy ministra, Balluku është në qeveri prej Dubait

19:15 : 11/09/2025

RAI do të flasë edhe shqip, për herë të parë program për arbëreshët në rajonin e Kalabrisë

19:04 : 11/09/2025

Edhe Irlanda kërcënon se do të tërhiqet nga Eurovision 2026, nëse Izraeli merr pjesë

19:02 : 11/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com