• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Babai i Memollës, shef regjimi”/ Humbi me 27 vota, Shkëlqim Hoxha: Kutia e burgut të Rrogozhinës e manipuluar

13:52 : 16/05/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Ndarja e rezultatit në bashkinë e Rrogozhinës me vetëm 23 vota dhe kthimi i rezultatit në favor të kryebashkiakut aktual Edison Memolla, pas numërimit të kutisë së votimit të të dënuarve në burgun e Rrogozhinës, është kontestuar nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

Në një dalje për mediat, Hoxha deklaroi se nuk e njeh rezultatin dhe do kërkojë hetim për kutinë e fundit dhe votat e pavlefshme.

Hoxha tha se kjo kuti është një kuti komplet anonime dhe përfaqësuesit e tij nuk kanë pasur asnjë akses në IEPV e Rrogozhinës.

“Është një sensibilizim për situatën dhe atë çfarë ka ndodhur gjatë procesit të numërimit. Pasi përfunduan të gjitha kutitë në të gjithë bashkinë Rrogozhinë dhe kur unë kryesoja me 57 vota para, doli asi nën mëngë që ishte kutia e burgut që përmbysi gjithçka dhe e nxori rivalin me 23 vota para. Por kjo kuti është një kuti komplet anonime, me zero transparencë, ku nuk dihet se çfarë ka ndodhur, nuk dihet se kush ka votuar, kujt i lejohej, kujt nuk i lejohej, kush ishte komisioner. Ka zero transparencë sepse ne nuk kemi pas asnjë akses, asnjë lloj mundësie për të qenë”, deklaroi Hoxha.

Ai theksoi më tej se Memolla ka konflikt interesi, pasi babai i tij është shef regjimi në policinë e burgut dhe po ashtu kunati i tij punon infermier në burg, çka mund të ketë ndikuar në intimidimin e të dënuarve.

Lexo edhe:

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë!

U dënua me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Memolla bën rekurs në Gjykatën e Lartë

“Ne nuk e dimë a kanë votuar ata që ishin në listë, a kanë votuar. A iu takon të votonin të gjithë sepse në zgjedhjet e kaluara ishin 56 vetë që votuan, tani 110. Ka konflikt interesi aq më tepër që babai i kandidatit është shef regjimi në policinë e burgut. Kunati që ishte komisioner është infermier në burg, pra aty ka një konflikt të pastër interesi. Aq më tepër kur kandidati tjetër ka mundësinë që të shkojë në zyrën e drejtorit të burgut, të thërrasë të burgosurit në zyrë dhe të bëjë fushatë dhe për këtë ka dhe një hetim nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, pra ata kanë pasur akses, kurse ne zero. Kam tentuar të lidhem me drejtorin e burgut, asnjë përgjigje.

Në qoftë se me një kuti të manipuluar duhet të vendosë kush ta drejtojë bashkinë ok jam dakord, por ndoshta do ishte më mirë të shkonte drejtor burgu dhe të na e linte bashkinë ne, verdikti i popullit të shkonte në vend. Është totalisht e manipuluar kutia e fundit. Do ndjek çdo rrugë ligjore që më takon.

Transparencë dhe hetim për kutinë e burgut. Do kërkoj rivlerësimin e votave të pavlefshme sepse janë 278 vota të pavlefshme dhe ato janë manipuluar. Është shprehur vullneti, por i kanë bërë shenja për t’i shpallur të pavlefshme. Nuk e njoh rezultatin. Do njoh atë rezultat që do të dalë pas këtyre verifikimeve”, tha Hoxha.

Etiketa: bashkia e rrogozhinesEdison Memollazgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë!

16:14 : 21/04/2026
AKTUALITET

U dënua me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Memolla bën rekurs në Gjykatën e Lartë

16:14 : 11/03/2026
AKTUALITET

U arrestua për krim zgjedhor/ Si kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës pushtoi bashkinë me fisin e tij

22:32 : 13/02/2026
AKTUALITET

Edison Memolla nga burgu/ Këtu më futën ata të opozitës, rroftë Partia

11:42 : 11/02/2026
AKTUALITET

U vetëdorëzua pasi u dënua me 1 vit burg, Edison Memolla dërgohet në burgun e Rrogozhinës

14:32 : 10/02/2026
AKTUALITET

U vetëdorëzua pasi u dënua me 1 vit burg, arrestohet kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla

11:09 : 10/02/2026
Para

A do të japë dorëheqjen për humbjen në Shkodër? Përgjigjet Berisha

TË GJITHA

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom