Fushata elektorale u tensionua mbrëmjen e djeshme në Kukës, teksa në prag të votimeve të së dielës, vëllai i kryebashkiakut të majtë Safet Gjici, u kap mat në tentativë për të blerë vota.
Bedri dhe Nebi Sinamati, banorë të fshatit Bushat denoncuan në polici Lavdrim Gjicin dhe shoqëruesin e tij për presion dhe dhunë deri në nxjerrjen e armës së zjarrit
Dy kushërinjtë u kërcënua sapo kanë dalë para shtëpisë së tyre në orët e vona të mbrëmjes, nga Lavdrim Gjici, i cili lëvizte me një mjet luksoz, tip “Benz G Class”.
“Fillimisht, dolëm me automjetin tonë nga banesa dhe po shkonim tek shtëpia e kushëririt tjetër. Sapo kemi dalë në rrugën e lagjes na është bllokuar rruga nga ky automjet që shihni në pamje, në vendin e parë të mjetit dallohet qartë se është i ulur Lavdrim Gjici, vëllai i kandidati të PS-ës për Bashkinë Kukës së bashku me një përson tjetër”, thanë ata.
Situata u tensionua ndjeshëm dhe është dashur ndërhyrja përmes telefonit e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Admir Sinamati, për të ndalur percepitimin në dhunë të mëtejshme mes dy palëve.
Pas incidentit që u shënua në orët e vona të mbrëmjes në Kukës, u shoqëruan 4 persona, mes tyre dhe vëllai i Safet Gjicit.
Lidhur me situatën e krijuar ka folur për Panorama Tv, Sinamati, i cili ka zbërthyer në detaje incidentin e krijuar nga Lavdërim Gjici. Ai është shprehur se në vendet ku rri kryebashkiaku socialist i qytetit, bëhet shit-blerje votash.
Sinamati sqaroi më tej se vëllai i Safet Gjicit kishte shkuar në mesnatë me makinë luksoze me targa të huaja pranë një banese, në një kohë që sipas tij, në atë orar nuk bëhet fushatë.
Ai tha se kontaktoi me drejtorin e Policisë, i cili e kishte lajmëruar se njëri prej të ndaluarve është vëllai i kryebashkiakut socialist, Safet Gjici.
“Përfaqësuesit e “Rilindjes” në Kukës, duke ndjerë distancimin e qytetarëve, kanë provuar shantazhin ndaj qytetarëve. Por duke parë që nuk funksionon dhuna dhe terrori kanë përdorur formën e blerjes së votës. Rreth orës 1:30 të mëngjesit kam marrë kontakt me drejtorin e policisë së Kukësit dhe më tha që njëri prej të ndaluarve është vëllai i Safet Gjicit dhe një shoku i tij.
Në Kukës kanë ardhur me dhjetëra makina të panjohura më parë, me targa të huaja dhe situate ka qenë nën vëzhgimin e demokratëve. Ne kemi të dhëna që në të gjithë fshatrat e Bashkisë së Kukësit janë shpërndarë njerëzit e palës tjetër për blerje votash. Situata është qesharake sa kanë nisur të blejnë anëtarët e PS-së, sepse i kanë humbur. I pret një rezultat i tmerrshëm që do ta tmerrojë jo vetëm Ramën, por gjithë klikën.
Nuk ka fushatë në orën 23:50. Djemtë kanë dalë të shikojnë kush është në oborrin e tyre. Kanë parë një makinë me targa të huaja, super luksoze dhe janë munduar të identifikojnë kush është ky njeri. Situata në Kukës mund të precipitojë me sekonda. Ne nuk na intereson aspak ta tensionojmë situatën në Kukës, sepse jemi fitues të padiskutueshëm të këtyre zgjedhjeve.
Procesi zgjedhor nuk është luftë, por përballje alternativash. Të ndryshëm e kanë orientimin kundërshtarët tanë. Ata vijnë nga bolshevizma, nga fryma e stepave ruse dhe skanë asgjë të përbashkët me frymën europiane. Qytetarët e Kukësit e nuk pranojnë t’ju nëpërkëmbet krenaria dhe dinjiteti. Unë falenderoj qytetarët që kanë refozuar çmimet, pasi në Kukës ka dalë një parrullë që ka nisur tregu, bursa e votës.
Unë edhe në komunikim me drejtorin e policisë, i kam kërkuar vendosjen e policisë në rolin juridik që i takon, për të bërë luftë ndaj devijuesve të votës. Çdo qytetar i zakonshëm në Kukës e di se për çfarë shërbejnë vendet ku rri kryebashkiaku Gjici. Bejnë gjithçka për tregti votash”, u shpreh Sinamati.