• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRI/ Shfaqi komplikacione me shëndetin, ndërron jetë 52-vjeçari në burgun e Fierit

10:00 : 04/05/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Një 52-vjeçar që vuante dënimin në burgun e Fierit ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se Simon Toska, ka shfaqur shqetësime dhe komplikacione shëndetësore teksa ndodhej në qeli.

Ka qenë shoku i dhomës ai që ka konstatuar problemin shëndetësor të 52-vjeçarit dhe ka njoftuar autoritetet, të cilat kanë marrë masat për ta dërguar në spital.

Megjithatë, 52-vjeçari ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Fierit dhe shkak i vdekjes është bërë një arrest kardiak.

Për ngjarjen ka reaguar me një njoftim edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ku nënvizohet se Toska një ditë më parë kishte shfaqur lodhje dhe dobësi trupore, duke u asistuar nga infermierët e spitalit të burgut.

Sakaq sqarohet se, që nga momenti kur është pranuar në burgun e Fierit ku do të kryente dënimin për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, 52-vjeçari nuk ka referuar për ankesa klinike akute dhe nuk ka marr ndonjë trajtim me medikamente për patologji kronike.

Lexo edhe:

Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku/ EMRI

Hapi një vrimë në mur dhe u ngjit në tarracë, si tentoi të arratisej Bledar Selmanaj nga burgu i Fierit

Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se me datë 04.05.2023, rreth orës 04:00 në Spitalin Rajonal Fier ka ndërruar jetë shtetasi Simon Hashim Toska, i datëlindjes 15.04.1972, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” të parashikuara nga neni,(283/2) i Kodit Penale.

– Shtetasi Simon Hashim Toska, është pranuar në IEVP Fier me masë sigurie arrest me burg, me datë 13.08.2021 dhe pas vizitës shëndetësore është pajisur me kartele klinike numër 4253.

– Që në momentin e pranimit ky shtetas është konsultuar me mjekët e institucionit, ku nuk ka referuar për ankesa klinike akute. Gjatë qëndrimit në institucion ky shtetas nuk ka paraqitur ankesa klinike dhe nuk ka marr trajtim me medikamente për patologji kronike.

– Me datë 03.05.2023, rreth orës 12:00 shtetasi Simon Toska ka referuar për lodhje dhe dobësi trupore. Presioni arterial 100/70 mm Hg, pulsi arterial në normë. Në këto kushte iu vendos një perfuzion, ku më pas referoi që ndjehej mirë dhe në gjendje të stabilizuar, nuk referoi për ankesa klinike.

– Më datë 04.05.2023 në orën 03:25 gjatë patrullimit në sektor punonjësi i policisë me shërbim njofton në radio punonjësit e shërbimit shëndetësor në detyrë, se i paraburgosuri Simon Toska ka probleme me frymëmarrjen. Pas njoftimit rreth orës 03:30 infermierët e shërbimit së bashku me grupin e sigurisë shkojnë në dhomën e shtetasit Simon Toska, në godinën e paraburgimit. Ky shtetas ka referuar për probleme, vështirësi në frymëmarrje, presioni arterial 90/60 mm Hg. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë shëndetësore, i është aplikuar medikamenti (1 ampul) prednizolon dhe është rekomanduar të dërgohet në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier.

– Në orën 03:34 ky shtetas është nisur për në urgjencën e Spitalit Fier, ku edhe gjatë rrugës është asistuar me masazh kardiak. Në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, i është dhënë ndihma mjekësore (goditja me kardio- version), në EKG konstatohet asistoli. Me gjithë ndihmën mjekësore që i është dhënë këtij shtetasi, mjekët e Spitalit Fier konkluduan se, shtetasi Simon Toska ka bërë exitus letalis (vdekje).

Etiketa: burgu i fieritvdes i burgosuri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku/ EMRI

10:29 : 22/04/2026
AKTUALITET

Hapi një vrimë në mur dhe u ngjit në tarracë, si tentoi të arratisej Bledar Selmanaj nga burgu i Fierit

12:11 : 25/09/2025
AKTUALITET

I akuzuar për v*asje, Bledar Selmanaj tenton të arratiset nga burgu i Fierit

09:45 : 25/09/2025
AKTUALITET

Dhunuan gardianin e burgut të Fierit, shpallen në kërkim 4 persona

13:14 : 12/03/2025
AKTUALITET

I shoqëruar nga tre automjete, mbërrin në burgun e Fierit Ervin Salianji – VIDEO

20:24 : 27/09/2024
AKTUALITET

Ervin Salianji shoqërohet drejt burgut të Fierit

19:45 : 27/09/2024
Para

Euractiv: Shqipëria përballet me pabarazinë gjinore në shtëpi, punë dhe politikë

TË GJITHA

“Ramë, pije kosin”,qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrjeje masive në protestën për Zvërnecin

18:55 : 04/06/2026

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetBetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom