• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Këlliçi me banorët e Shkozës: Pas 14 majit, prona e qytetarit nuk do të preket

14:07 : 03/05/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Në Shkozë, ku shtrëngoi duart me qytetarë të zonës, Belind Këlliçi u përballë me një realitet të vështirë të mijëra njerëzve. Për shumë familje, problemi kryesor është shembja e banesës për t’u hapur rrugë projekteve në infrastrukturë. Belind Këlliçi tregoi rastin e një qytetari, të cilit i ishte shembur shtëpia nga Bashkia e Tiranës, ku jo vetëm që nuk është dëmshpërblyer, por i është vendosur dhe një gjobë nga IMT. Këlliçi premtoi se pas 14 majit, prona e qytetarit nuk do të preket.

“Një qytetari të Tiranës, i shembet shtëpia, kërkon të drejtën e vet, kërkon ndihmë në Bashkinë e Tiranës dhe përgjigja që i vjen është që ty nuk të është shembur shtëpia dhe do të fus dhe 8 milionë lekë gjobë. Ndërkohë që është në rrugë! Unë ju jap fjalën që banesa e asnjë qytetari nuk do të preket pas 14 majit nga Belind Këlliçi. Prona është e shenjtë, unë jam i djathtë, unë besoj te prona, te kombi, te familja, padiskutim prona është në themelin e shoqërisë sonë. Ju ato shtëpi që keni, i keni kursimet e një jete” -tha Këlliçi. Teksa bashkëbisedonte me qindra banorë të Shkozës, Belind Këlliçi pati një ftesë edhe për socialistët, që mund të votojnë Erion Veliajn.

“Ku janë socialistët e Njësisë. Nr.1, këta që duan të votojnë Erion Veliajn. A ka mundësi të vijnë këtu me ne, të debatojmë, çfarë u ka bërë këto 8 vjet bashkia. Çfarë kanë përfituar nga bashkia në këto 8 vjet, nëse kanë të drejtë, patjetër t’i dëgjojmë, jemi vëllezër e motra. Ju jap fjalën…, e di që ju ka marrë lekët, e di që ju ka marrë taksat dhe nuk u ka bërë asgjë se flet vet rruga, flasin vet pamjet, flet vet situata juaj. Unë jam një djal i ri dhe I përkas një gjenerate tjetër, i përkas një brezi të ri, unë nuk i ndaj qytetarët në të djathtë e të majtë në demokratë e socialistë, në qytetarë me parti e pa parti. Ne jemi shqiptarë, ne jemi banorë të Tiranës, dhe kudo banorët e Tiranës, në çdo njësi, në qytet e në fshat, duhet të marrin shërbime të barabarta”-u shpreh kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës. Nga Shkoza, Belind Këlliçi u bëri përsëri thirrje qytetarëve të refuzojnë shitjen e votës, pasi me atë votë vendoset e ardhmja e qytetarëve për katër vitet e ardhshme.

“Fleta e votimit te ajo dhoma e fshehtë, ndan katër vitetet e ardhshme. Refuzoni 50 mijë lekëshin, refuzoni 100 mijë lekëshin se tallen me ju na vjedhin të ardhmen. Refuzoni të shisni të ardhmen dhe dinjitetin. Ju lutem administratës së bashkisë Tiranë, refuzoni presionin që ju bëhet, ndëshkojeni me votë. Jeni vetëm ju dhe Zoti te kutia e votimit, te fleta e votimit”, -tha Këlliçi. Përdorimit të artistëve për qëllime elektorale nga Erion Veliaj, Belind Këlliçi i është përgjigjur me ironi, duke u shprehur se: Vipat e tij, janë fëmijët dhe qytetarët e Tiranës.

Lexo edhe:

“Jo vetëm ecje në bulevard”/ Këlliçi tregon si pritet të jetë protesta e opozitës

“U zhdukën dy ura në tunelin e Llogarasë”, denoncimi i Këlliçit: Ku shkuan 25 milionë euro?!

“Unë e kam ndarë llogarinë time, po ju them dhe njëherë, e thashë dhe qëparë, ai ka këto vilat që jetojnë nëpër vila dhe jashtë Shqipërie dhe që nuk ia kanë idenë se çfarë bëhet në Tirana, vipat e mi jeni ju, janë banorët e Tiranës, janë banorët e Shkozës, ishin sot në mëngjes banorët e Laprakës, vipat e mi janë këta fëmijë, janë e ardhmja, janë këta qytetarë. Unë llogarinë e kam me qytetarët, nuk e kam as me oligarkët”, -u shpreh Këlliçi.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Belind Këlliçi premtoi vëmendje dhe mbështetje për ta, duke nisur nga dëmshpërblimi për pronat e deri te ndërtimi irrugëve, kopshteve, çerdheve, ujësjellsave etj. “Unë ju premtoj vëmendje, ju premtoj mbështetje, ju premtoj dëmshpërblim me vlerën e tregut për ata që u janë prishur shtëpitë në mënyrë të padrejtë, ju premtoj trajtim, trajtim të ndershëm dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, ju premtoj vëmendje, ju premtoj investime në rrugë, padiskutim ju premtoj investim në të gjithë rrjetin e ujit të pijshëm”, -tha Këlliçi.

Edhe në Shkozë, ashtu si në Laprakë dhe në të gjithë zonat e tjera periferike të Tiranës, problemet kryesore të banorëve janë mungesa e investimeve në infrastrukturë, marrja e pronës dhe mungesa e institucioneve arsimore.

“S`janë privatizuar, sepse zona tjetër është përjashtuar nga legalizimi. Këtë kërkojmë ne, kërkojmë rrugë, ujë, se punë punojmë vetë. Ne për të punuar, punojmë vetë, ne duam rrugë, ujë, çerdhe për fëmijë, kopshte. Për legalizimet e shtëpive këtu është katastrofë. Këtu vetëm vijnë për fushatë. O do ta shembin shtëpinë time, vetëm se isha demokrate. Shtëpiat rreth e qark janë pa shemb. Tre kate e kam pasur, tre kalamajtë brenda edhe unë katër. Shtëpia më e madhe, shtëpi kështu sa nuk e ke iden… Ne mund ta shohim me sipërfaqe këtë pjesën, pjesa deri aty është shtruar me asfalt, dhe këtu është si të hysh në Kabul”,-u shprehën disa banorët gjatë bashkëbisedimit me Belind Këlliçin. Për t’u dhënë zgjidhje këtyre problemeve, Belind Këlliçi kërkoi mbështetjen e qytetarëve në 14 maj, duke i ftuar të gjithë që të shpërndajnë programin e tij të miqtë dhe të afërmit, me qëllim që të dalin në votime dhe të sjellin ndryshimin.

Etiketa: 14 majiBelind Këlliçifushate zgjedhore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Jo vetëm ecje në bulevard”/ Këlliçi tregon si pritet të jetë protesta e opozitës

21:26 : 12/11/2025
AKTUALITET

“U zhdukën dy ura në tunelin e Llogarasë”, denoncimi i Këlliçit: Ku shkuan 25 milionë euro?!

12:18 : 07/11/2025
AKTUALITET

“S’mund të ketë identitet të shumëfishtë”/ Këlliçi: Pr.ligji për Barazinë Gjinore çmenduri

17:22 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Zoti Balluku”/ Peleshi ngatërron Këlliçin, demokrati: E keni mendjen tek “tuneli Palloshit”, s’keni faj!

12:19 : 06/11/2025
AKTUALITET

Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca! Opozita kërkon përjashtimin e Ballës: Na fyeu

11:36 : 06/11/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Marrja e Ballukut nën hetim konfirmon denoncimet publike të PD

18:05 : 31/10/2025
Para

Goditja e Ndragheta/ Nga Eldi Dizdari tek organizata "Fracascia", si ishin ndarë “punët” e mafies italiane

TË GJITHA

U ndaluan nga policia gjermane për armëmbajtje pa leje, jepet dënimi për Loredanën dhe futbollistin

08:40 : 17/11/2025

“Parlamenti para Kryeministrisë”/ Çfarë pritet të ndodhë sot në protestën e PD-së

08:40 : 17/11/2025

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

08:30 : 17/11/2025

Studimi/ Njerëzit që flasin më shumë gjuhë, plaken më ngadalë

08:30 : 17/11/2025

Sot seanca paraprake për Metën, vendoset nese dosja do kalojë për gjykim ose jo

08:22 : 17/11/2025

‘Çmendet’ tregu i qirave në Tiranë, çmimet e apartamenteve në nivele rekord

08:16 : 17/11/2025

Këmbimi valutor 17 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com