• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Lufta” mes fiseve, anglezi informatori i vrasësit të Nikulajt?

22:51 : 24/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Ekzekutimi i biznesmenit, Ardian Nikulaj, në Shëngjin të Lezhës dyshohet se u bë për gjakmarrje, ndërsa porosia besohet se erdhi nga Anglia. Prokuroria ka hartuar 10 pyetje për një shtetas anglez të dyshuar të përfshirë, ndërsa ka liruar dy italianë që ngjallën dyshime me lëvizjet e makinës që përdornin. Me provat e faktet në dorë, grupi hetimor deri më tani ka përjashtuar pistën e lidhjeve politike të 50-vjeçarit që kandidonte për këshillin bashkiak të Lezhës.

Porosia për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt, ka dyshime të forta se erdhi nga Britani e Madhe. Ky rezultat ka dalë nga policia e Lezhës, pas një analize të gjatë mbështetur dhe në prova të forta, të administruara prej 5 ditësh që po kryhen hetime intensive me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për policinë kriminale, vrasja lidhet me gjakmarrjen, duke përjashtuar në mënyrë kategorike pistën e eliminimit, për motive politike apo konkurrencë në biznes.

Ndërkohë grupi i hetimit, ka shpresa për gjetjen e motorit tip “Skuter”, pasi dyshohet se mjeti është fshehur në një banesë midis fshatit Gjadër dhe Kakariq të Lezhës.

Deri në këto momente janë kontrolluar dhjetëra banesa në dy fshatra, pasi ka informacione të sigurta se motori është fshehur në këtë zonë.

Lexo edhe:

EMRAT/ Identifikohen të rinjtë nga Kosova që humbën jetën në Shëngjin

Mbytja e të rinjve në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre të tjerë në spital

Ndërsa autori i krimit është larguar me makinë në drejtim të Shkodrës.

“…dalja në skenë e një motori dhe drejtuesi i tij me jelek fosforishent në zonën e Bushatit të Shkodrës, nuk ka rezultuar produktiv për ngjarjen…”-thanë burimet pranë policisë së Lezhës.

Edhe makina “Land-Rover Defender”, ku besohej se ishte futur motori tip “skuter”, rezulton të mos ketë lidhje me ngjarjen. Dy italianë janë shoqëruar në policinë e Lezhës, por hetuesit nuk janë bindur se dy të huajt kanë lidhje me vrasjen e Nikulaj.

Por prezenca e anglezit në ambientet e brendshme të lokalit “Coral”, ku ndodhi vrasja e Ardian Nikulaj, dhe ikja e tij me shumë urgjencë, ka ngritur dyshime të forta se anglezi, ka lidhje me ngjarjen.

Këto dyshime janë përforcuar akoma dhe më tepër nga policia, kur është mësuar në rrugë operative, se anglezi është shok i ngushtë me njërin nga djemtë e familjes Palaj-Lekstakaj.

Burime pranë policisë së Lezhës, thanë për “Ora Neës” se shtetasi Anglez, ishte herë e parë që vizitonte Shqipërinë, duke u dislokuar në zonën e Shëngjinin, pikërisht shumë pranë Bar-Restorant “Coral”, ku dhe ka qëndruar për të konsumuar.

Qëndrimi i tij në këtë zonë ka zgjatur nga data 14 Prill deri në 19 Prill, ku pas kryerjes së vrasjes së Ardian Nikulaj, ai është larguar me shpejtësi, duke përdorur dy taksi deri në zonën e Rinasit.

Policia dhe prokuroria e Lezhës, kanë ngritur dyshime të forta se ai mund të jetë personi, që ka informuar vrasësin për lëvizjet e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Shtetasi anglez, sipas informacioneve operative të mbledhura nga policia e Lezhës, është shok fëmijërie dhe lidhje e ngushtë shoqërore në Angli, me njërin nga djemtë e viktimave, që kanë mbetur të vrarë në familjen Palaj-Lekstakaj.

Burimet shtojnë, se si pasojë e gjakmarrjes mes këtyre dy familjeve me anëtarë të fisit Nikulaj në Lezhë, kanë mbetur të vrarë në total 5 persona, ku i fundit është biznesmeni Ardian Nikulaj.

Për të hedhur më tepër dritë mbi rolin e anglezit në këtë ngjarje, policia ka kërkuar përmes oficerëve të kontaktit në Londër, që ai të shoqërohet dhe ti sekuestrohet aparati i telefonit.

Në Angli janë dërguar rreth 10 pyetje që ti bëhen shtetasit Anglez, për veprimet e dyshimta që ai ka kryer në Shqipëri.

Ardian Nikulaj, u ekzekutua me 6 plumba pistolete “TT”, teksa qëndronte i ulur në ambientet e lokalit të tij në Shëngjin. Nikulaj disa vite më parë në zonën e Balldrenin, është përfshirë në vrasjen e dy personave, Gëzim dhe Lauren Lekstakaj.

Më herët në Lezhë ishte vrarë Pëllumb Nikulaj. Ndërsa seria e vrasjeve dhe hakmarrjes shkoi deri tek eliminimi i një personi të familjes Palaj, lidhje u ngushtë e fisit Lekstakaj.

Por në 19 prill, ekzekutohet Ardian Nikulaj, njeriu që ishte akuzuar vazhdimisht si njëri nga autorët e vrasjes së dyfishtë. /Oranews/

Etiketa: anglezinikulajshengjin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Identifikohen të rinjtë nga Kosova që humbën jetën në Shëngjin

19:52 : 03/06/2026
AKTUALITET

Mbytja e të rinjve në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre të tjerë në spital

18:15 : 03/06/2026
AKTUALITET

Tragjedia në Shëngjin, ndërrojnë jetë dy të rinj, dy të tjerë në gjendje të rëndë

17:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Gjykata e Lartë angleze bllokon ekstradimin e vrasësve të Ardian Nikulajt

19:59 : 24/04/2026
AKTUALITET

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, dënohet me burg të përjetshëm autori portugez

16:09 : 25/03/2026
AKTUALITET

Vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, Prokuroria kërkon burg përjetë për autorin portugez

10:15 : 03/03/2026
Para

Atalanta fiton ndaj Romës por humbet Gjimshitin, mbrojtësi shqiptar lë fushën i dëmtuar

TË GJITHA

“Ramë, pije kosin”,qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrjeje masive në protestën për Zvërnecin

18:55 : 04/06/2026

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetBetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom