• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Pas sherrit me Albin Kurtin, dorëhiqet Aida Dërguti nga kryesia e VV

16:46 : 11/12/2017
në RAJONI

Deputetja njëherësh nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti  ka dhënë dorëheqje nga Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje.

Dërguti ka theksuar se prej sot nuk është më Kryetare e Qendrës së Vetëvendosjes në Vushtrri dhe nuk është më anëtare e Kryesisë së Vetëvendosjes, shkruan Indeksonline.

Dërguti ka theksuar se brenda VV-së ka dallime dhe se k problem që në dukje të parë duket si inati personal, por që sipas saj është dallim politik dhe ideologjik.

Deputetja Dërguti ndër të tjerash ka thënë gjithashtu  se vazhdon të besojë se e vetmja zgjidhje e problemeve të Lëvizjes është diskutimi i hapur e me argumente, në vend të instalimit të frikës dhe se këtë gatishmëri për zgjidhjen e problemeve nuk e sheh ende.

Ky është postimi i plotë:

Lexo edhe:

“Në maj morëm informacione për veprimet e Serbisë në kufi”/ Osmani: Qëllimi, destabilizimi i Kosovës

Gara e pagave e humbur, në Shqipëri arrin 770 euro, në rajon i ka kaluar 1000 euro/muaj

I nderuar kryetar Visar Ymeri,

Të dashur aktivistë të Lëvizjes,

Për 12 vjet rresht, këtë Lëvizje e kemi ndërtuar bashkë. Kam bindjen e plotë se bashkë duhet t’i tejkalojmë edhe problemet e fundit. Kjo është e mundur dhe bëhet me vullnetin e kontributin e të gjithëve. Sigurisht se përgjatë punës e aktiviteteve të përbashkëta ne kemi krijuar shoqëri të vërtetë e marrëdhënie të shëndoshë me njëri-tjetrin. Kjo e ka përmbushur secilin prej nesh edhe personalisht. Por, mbi të gjitha, Lëvizja ekziston për shkak të qëllimeve që ia kemi vënë vetes. Përballë këtyre qëllimeve, secili prej nesh duhet ta tejkalojë veten. Prandaj, unë sot kam dhënë dorëheqje nga detyra e Kryetares së Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri dhe nga anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes.

Unë e di që shprehja ime ka nxitur reagime e shqetësime për natyrën e problemeve në Lëvizje. Por, shprehja ime (e papranueshme gijthsesi) duhet vënë përballë një fushate sistematike të shpifjeve, linçimeve e etiketimeve që ka ndodhur tash 1 vit.

Po, brenda nesh ka dallime. Ky problem që në dukje të parë duket si inati personal, në fakt është dallim politik dhe ideologjik. Jo dallim karshi qëllimeve të shprehura në Program, por sidomos dallim karshi metodës. E dallimi në metodë është dallim politik pastaj. Nuk mund të arrish përmes rrugëve e metodave të ndryshme tek qëllimi i njëjtë. Metoda e fisnikëron ose e korrupton qëllimin. Ta zemë, probleme të patejkalueshme për mua janë sulmet e organizuara linçuese, dhe instrumentalizimi i njerëzve. Asnjë qëllim madhor nuk e arsyeton instrumentalizimin.

Unë besoj se e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve të Lëvizjes është diskutimi i hapur e me argumente, në vend të instalimit të frikës. Por, gatishmëri për zgjidhjen e problemeve unë ende nuk po shoh. E vetmja rruga është demokracia, VETËVENDOSJE! vetëm demokratike mund të jetë.

Etiketa: rajoni

Lajme të lidhura

RAJONI

“Në maj morëm informacione për veprimet e Serbisë në kufi”/ Osmani: Qëllimi, destabilizimi i Kosovës

17:14 : 17/07/2025
AKTUALITET

Gara e pagave e humbur, në Shqipëri arrin 770 euro, në rajon i ka kaluar 1000 euro/muaj

08:12 : 07/05/2025
AKTUALITET

Eurostat: Shqipëria e para në rajon për numrin e të burgosurve

16:03 : 06/05/2025
AKTUALITET

Gara e (keq)qeverisjes/ Edhe sot të varfër, me pagat e pensionet 30% më të ulëta se rajoni

08:08 : 03/05/2025
AKTUALITET

Paga minimale u rrit në të gjitha vendet e Rajonit, përveç Shqipërisë, mbetet më e ulëta

10:00 : 29/04/2025
AKTUALITET

Tregtia me Rajonin, Shqipëria humb terren në vitin 2024

08:21 : 27/04/2025
Para

Sulmi terrorist në New York, kamikazi i inspiruar nga ISIS

TË GJITHA

Horoskopi, 3 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 02/08/2025

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë, makina përplas këmbësorin

22:57 : 02/08/2025

Analisti: Politikat serbe diktojnë qëndrimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

22:46 : 02/08/2025

Plagosja me armë në Fresk/ I riu u qëllua teksa ishte në makinë, identifikohet autori

22:41 : 02/08/2025

Detaje nga sherri me thika në Vlorë/ Dy të plagosur dhe dy të arrestuar – Video

22:31 : 02/08/2025

Sherr me thika mes të rinjve në Vlorë

22:07 : 02/08/2025

‘Jetoj pa ujë dhe mes minjve’/ Italiani Davide Pecorelli rrëfen ditët e tij në burgun 313 në Tiranë

21:54 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com