Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e djeshme në Tiranë, ku një 28-vjeçare ishte mbajtur peng dhe dhunuar barbarisht nga bashkëjetuesi i saj, për një javë rresht.
28-vjeçarja është rrëfyer ditën e sotme nga spitali i Traumës, ku ka treguar detaje nga fillimi i historisë së njohjes me 31-vjeçari Gleard Gushollin, e deri në dhunimin barabar që ky i fudit kishte ushtruar mbi të.
Kujtojmë se e reja iu nënshtrua ditën e djeshme ndërhyrjeve kirurgjikale pas plagëve të marra, ndërsa sot gjendja e saj shëndetësore paraqitet më mirë.
E reja e quajtur Reisi ka zbuluar se është vajzë e dy emigrantëve nga Tirana dhe ka lindur në Gjermani, ku vijoi jetën dhe përfundoi studimet për infermieri.
Madje ajo e ka njohur bashkëjetuesin që e dhunoi barbarisht në ambientet e spitalit ku punonte, pasi e ka ndihmuar në një rast kur 31-vjeçari nuk ndihej mirë.
“Gleardin e njoha në spital në Gjermani ku punoja si infermiere. Duke qenë se nuk dinte gjuhën më caktuan mua të kujdesesha për të. Kështu nisi njohja jonë. Më pas filluam bashkëjetesën në një banesë pranë banesës së prindërve të mi”, tha Reisi.
Prej asaj kohe 28-vjeçarja është dashuruar me Gleard Gushollin, i cili e mbajti me forcë mbyllur në shtëpi, prej fillimit të prillit, kur Reisi fluturoi nga Gjermania drejt Tiranës për të bashkëjetuar me të.
Siç vajza ka treguar për mediat lidhja midis të dyve nga momenti i njohjes ka zgjatur një vit, por ata u ndanë shpejt për shkak se Gusholli ishte i dhunshëm, por sërish Reisi nuk hoqi dorë prej tij.
Pavarësisht këmbënguljes së saj për të sakrifikuar jetën në Gjermani dhe për të jetuar me 31-vjeçarin në Tiranë, duket se tre muaj ndarje u përdorën nga dhunuesi si një fije ku ai të kapej duke kërkuar llogari dhe duke bërë skena xhelozie.
“Ai u arrestua në Austri dhe pas burgut u kthye në Tiranë. Ne nisëm të komunikonim sërish dhe unë lashë gjithçka dhe erdha në Tiranë. Në momentin që erdhëm këtu u bë obsesiv dhe kontrollonte gjithçka timen. Vendosi të më mbante peng në banesë dhe më ka dhunuar në mënyrë barbare. Më ka goditur me këmbë të karriges, më ka kërcënuar me thikë, më ka shantazhuar se do bënte disa video që ai nën dhunë dhe presion kishte filmuar ndërsa isha në dush. Kam tentuar të hidhem dhe nga kati i pestë. Ai më tha që dua që të vuash, jo të vetëvritesh”, ka rrëfyer ajo.
Përveç dhunës barbare ndaj saj, e reja ka treguar se ndihet keq pasi njerëzit e 31-vjeçarit e kanë mohuar se e njohin kur e kanë dorëzuar para bluzave të bardha.
“Kushërira e Gleardit më ka ndihmuar të dilja nga shtëpia. Kunata na pa tek ashensori dhe më tha ‘çfarë të ka bërë vëllai im kështu’. Por kur zbritëm tek ambulanca ajo dhe kushërira e tij thanë që nuk e njohim, e gjetëm në rrugë dhe në spital kam ardhur me ambulancë”, ka rrëfyer më tej vajza.
Në ambientet e spitalit të Traumës, ku 28-vjeçarja ndodhet në kujdesin e mjekëve, kanë mbërritur për të qëndruar pranë saj edhe babai, i cili jeton prej 30 vitesh në Gjermani e daja i saj.
E reja ka folur e traumatizuar për mediat duke kërkuar drejtësi. Ajo ka zbulua se bashkëjetuesit e ka prerë me thikë në çdo pjesë e trupit dhe shenjat më të dukshme i ka në pjesët e gjymtyrëve të poshtme.
Reisi është shprehur se do të kthehet në Gjermani sapo gjendja e saj shëndetësore të përmirësohet, por lutja e saj është për autoritetet shqiptare që të vendosin drejtësi për rastin, pasi Komisariati Nr.2 ka ngritur akuza tepër të lehta ndaj 31-vjeçarit Gleard Gusholli.