• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës, Këlliçi: Nuk ka transport publik falas dhe çerdhe prej kësaj afere

14:32 : 02/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, dha ditën e sotme një deklaratë nga landfilli i Sharrës, ku grumbullohen dhe groposen plehrat e kryeqytetit. Ai deklaroi se faktet e reja të zbuluara nga emisioni Piranjat, janë dëshmi që vërtetojnë edhe një herë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Erjon Veliajt.

Ai u shpreh se ky landfill, mer çdo ditë paratë e një çerdhe që nuk nis të ndërtohet në Astir, një shkollë që nuk nis te Liqeni i Thatë, një përmirësim në furnizimin me uj që nuk ndodh, një trotuar që nuk rregullohet diku.

DEKLARATA

“Jam sot këtu për të folur për një çështje që publiku e ka dëgjuar shumë kohët e fundit. Për inceneratorin e Tiranës. Eshtë një problem që u përket qytetarëve. Ka një përpjekje për ta trajtuar si një gjë të politikës, të partive, ku nganjëherë përmendet dhe drejtësia. Jo të dashur miq. Kjo është një çështje qartazi e qytetarëve të Tiranës, që u përket atyre. Sepse është abuzim i madh me taksat që ata paguajnë. Dhe është një shërbim që qytetarëve të Tiranës u mungon çdo ditë që ajo gropë korrupsioni merr 41 mijë euro.

Kjo gropë korruptive mer çdo ditë paratë e një çerdhe që nuk nis të ndërtohet në Astir, një shkollë që nuk nis te Liqeni i Thatë, një përmirësim në furnizimin me uj që nuk ndodh, një trotuar që nuk rregullohet diku. Për shkak të asaj grope korrupsioni, janë mijëra të moshuar, studentë, familjarë, njerëz që nuk u del, që vuajnë për të mbyllur muajin, të cileve nuk u ofrohet transporti public falas, për të zbutur sadopak koston e tyre të jetesës.

Lexo edhe:

IMT e Bashkisë Tiranë mbush xhepat me lekë dhe fal kioskat te “Delijorgji”/ FOTO

“Hakmarrje” pasi mori “frenat” e Bashkisë? Manastirliu i shkarkon motrën Anuela Ristanit te Politekniku

Pra inceneratori i Tiranës, ka të bëjë me interesin publik, drejtperdrejt me interesin tuaj, të dashur qytetarë të Tiranës.

Ndaj jam sot këtu. Kisha vendosur të mos merresha me Veliajn, dhe jam në këtë garë për të treguar programin tim, zgjidhjet që parashikoj.

Por faktet e reja të zbuluara nga emisioni Piranjat, janë dëshmi që vërtetojnë edhe një herë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Erjon Veliajt në këtë lloj afere, për të cilën deri më tani janë në burg një ministër, një deputet, dhe po hetohet një zevendëskryeministër.

Po ashtu nje shtetas italian eshte ne pritje te vendimit te gjykates italiane per ta ekstraduar ne Shqiperi. A e dini ju se parate e avokatit te ketij shtetasi i paguani ju me taksat tuaja?

Dëshmitë e reja tregojnë se Erjon Veliaj është përfshirë në marrjen e një inceneratori të vjetër, skarco, nga Rumania, për ta sjellë në Tiranë. Aq i zgjebosur ka qenë ky incenerator, sa rumunët kanë paguar 75 mijë euro për çmontimin e tij, pra që t’jua heqin qafe.

I tillë ka qenë ky incenerator, sa që edhe qeveria e Zimbabvesë, e cila ka shfaqur interes fillimisht, nuk ka pranuar ta blejë kur ekspertët e saj e kanë parë se në ç’gjendje është.

Inceneratori rumun është si të marrësh Metalurgjikun e Elbasanit, ta çmontosh dhe ta paraqesësh në Rumani si teknologji të fjalës së fundit të përpunimit të hekurit e çelikut.

Atë që nuk e pranuan qeveritarët patriotë të Zimbabves, e marrin këta që ekraneve bëjnë sikur u digjet zemra për Shqipërinë, bëjnë si patriotë, si modernizues, si progresistë.
Sic tregojnë faktet brutale nuk janë asgjë më shumë se një tufë e babëzitur piranjash.

SPAK duhet të mos heshtë dhe duhet ta gjejë e të na thotë: ku ka shkuar inceneratori rumun? Në Fier, Elbasan apo mbahet diku, që të vendoset në Tiranë kur të mos e ketë kush mendjen?
Erion Veliaj është kokë e këmbë në denoncimin e biznesmenit italian për skandalin e inceneratorëve, por Tirana nuk ka incenerator. Tirana jonë nuk ka djegës, i çon mbeturinat në landfill dhe i gropos, por sërish pagesat bëhen për incenerim.

Plot 29 euro për ton paguhen për një shërbim që nuk jepet! Depozitimi e mbulimi me dhe behej nga ndermarrja publike per 12 e/tonin. Pse paguani ju, të dashur qytetarë të Tiranës, 17 euro ekstra për një proces që nuk ndodh, për një shërbim që nuk e merrni, për një ndotje që ju shkurton jetët?
Unë nuk e di se çfarë do të bëjë SPAK pas këtyre rrethanave të reja.

Po unë di se çfarë ne kemi në dorë. Çfarë ju keni në dorë. Me 14 maj, qytetarët e Tiranës e kanë në dorën e tyre ta ndalin këtë aferë, dhe paratë që vidhen, të shkojnë për të siguruar transport publik falas, shkolla e çerdhe të reja, rrugë që mungojnë, e për të punuar për të sjellë kudo në Tiranë, ujë pa ndërprerje në banesat e qytetarëve.”

Etiketa: 14 majbashkia tiraneBelind Këlliçizgjedhjet lokale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

IMT e Bashkisë Tiranë mbush xhepat me lekë dhe fal kioskat te “Delijorgji”/ FOTO

11:51 : 21/07/2025
AKTUALITET

“Hakmarrje” pasi mori “frenat” e Bashkisë? Manastirliu i shkarkon motrën Anuela Ristanit te Politekniku

13:36 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Bela punëmbaruara” merr në dorë frenat e bashkisë Tiranë

11:38 : 15/07/2025
AKTUALITET

“5D”, tendera korruptiv dhe preferencial/ SPAK thërret “bosët“ e ndërtimit në gjykatë

20:55 : 13/07/2025
AKTUALITET

“Vjedhje e hapur“/ Vajza denoncon “Bin Bin”: Më faturuan pa e përdorur fare skuterin

08:13 : 08/07/2025
AKTUALITET

KPP bllokon sërish tenderin 465 mln lekë të Anuela Ristanit për mobilje luksi

18:03 : 05/07/2025
Para

Një “finale” për mbijetesën, publikohen formacionet zyrtare të Kastrioti-Laçi

TË GJITHA

Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, banorët dhe turistët shprehin paknaqësi ndaj autoriteteve

09:54 : 27/07/2025

Dibër/ Zjarri në Qafën e Buallit, digjen disa banesa

09:48 : 27/07/2025

Vëllai i Veliajt porositi apartament në zemër të bllokut/ Mbi 800 mijë euro do të paguheshin me 3 këste

09:35 : 27/07/2025

REL: A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

09:26 : 27/07/2025

EMRI/ Kanosi me thikë familjarët e ish-kandidates për deputete, shpallet në kërkim i riu

09:23 : 27/07/2025

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Rama i cilëson zjarret si problem “Mesdhetar”

09:05 : 27/07/2025

Këmbimi valutor 27 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com