• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rusia arreston gazetarin amerikan të “WSJ” me akuza për spiunazh

20:27 : 30/03/2023
në BOTA

Agjencia kryesore e sigurisë në Rusi ka arrestuar një gazetar amerikan që punon për gazetën “The Wall Street Journal” me akuza për spiunazh. Kjo është hera e parë që nga periudha e Luftës së Ftohtë që një korrespondent amerikan arrestohet për spiunazh. Gazeta i mohoi akuzat ndaj gazetarit Evan Gershkovich. Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) njoftoi të enjten se zoti Gershkovich u ndalua në qytetin Ekaterinburg, ndërsa po përpiqej sipas tyre të merrte informacione të klasifikuara.

FSB, pasardhësja e KGB-së sovjetike, aludoi se zoti Gershkovich “po vepronte sipas urdhrave të Shteteve të Bashkuara për të mbledhur informacione rreth aktiviteteve të një prej ndërmarrjeve të industrisë ushtarake ruse, që janë të klasifikuara si sekret shtetëror”.

Gazeta “The Wall Street Journal” deklaroi se i “mohon me forcë akuzat” dhe se kërkon lirimin e menjëhershëm të zotit Gershkovich. “Solidarizohemi me Evanin dhe familjen e tij”, u shpreh gazeta. Organizata “Gazetarët Pa Kufij” tha se zoti Gershkovich ishte duke hulumtuar për një artikull në lidhje me Grupin e mercenarëve Wagner në kohën kur u arrestua.

Në janar, Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione ndaj Grupit Wagner, që ka mbështetur sulmin e Rusisë në Ukrainë. Në fund të vitit 2022, Shtëpia e Bardhë tha se Grupi Wagner kishte dislokuar 50 mijë luftëtarë në Ukrainë, pjesa më e madhe e tyre të rekrutuar nga burgjet ruse. Arrestimi vjen mes tensionesh të ashpra ndërmjet Perëndimit dhe Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.

Zoti Gershkovich është gazetari i parë amerikan që arrestohet me akuza për spiunazh, që nga shtatori 1986, kur KGB-ja arrestoi gazetarin Nicholas Daniloff, korrespondent në Moskë për revistën “U.S. News and World Report”. Ai u lirua pa iu ngritur akuza 20 ditë më vonë, në shkëmbim të një punonjësi të misionit sovjetik në OKB, që ishte arrestuar nga FBI-ja.

Lexo edhe:

“Po financon luftën ruse”, SHBA kritikon Indinë: E papranueshme kjo që po bëni!

Nëndetëset amerikane pranë Rusisë, Kremlini: Nuk duam luftë

FSB-ja nuk njoftoi se kur kishte ndodhur arrestimi. Zoti Gershkovich, i cili mbulon Rusinë, Ukrainën dhe vendet e tjera ish-sovjetike si korrespondent në Moskë për “Wall Street Journal”, mund të përballet me deri 20 vite burgim, nëse dënohet për spiunazh.

FSB-ja përmendi se ai kishte akreditimin nga Ministria e Jashtme e Rusisë për të punuar si gazetar, por zëdhënësja Maria Zakharova tha se zoti Gershkovich po i përdorte kredencialet për “aktivitete që nuk kishin të bënin aspak me gazetarinë”. Edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov aludoi se zoti Gershkovich ishte “kapur në flagrancë”.

Klubi Kombëtar i Shtypit, me seli në Uashington, bëri thirrje të enjten për lirimin e menjëhershëm të zotit Gershkovich në një deklaratë të përbashkët të presidentes së klubit, Eileen O’Reilly, dhe kryetarit të Institutit për Gazetarinë të Klubit Kombëtar të Shtypit, Gil Klein.

“Evan Gershkovich është gazetar. Ai duhet të lirohet menjëherë dhe i palënduar, si dhe t’i lejohet rikthimi në punën e tij të rëndësishme”, thuhet në deklaratë. “E konsiderojmë këtë një arrestim të padrejtë dhe i bëjmë thirrje Departamentit të Shtetit që ta përcaktojë të tillë menjëherë ndalimin e tij”.

Raportimi i tij i fundit nga Moska, i publikuar më herët këtë javë, përqëndrohej tek ngadalësimi i ekonomisë ruse, për shkak të sanksioneve të vendosura nga Perëndimi, që kur forcat ruse hynë në Ukrainë vitin e kaluar. Arrestimi i zotit Gershkovich vjen pas një shkëmbimi në muajin dhjetor, kur ylli i basketbollit amerikan Brittney Griner u lirua pas 10 muajsh burgimi, në këmbim të trafikantit rus të armëve, Viktor Bout.

Rusia ka filluar gjithashtu një çështje penale në janar ndaj një shtetasi amerikan, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, dhe që Rusia tha se dyshohet për spiunazh. Një tjetër shtetas amerikan, Paul Whelan, drejtues i një kompanie nga Miçigani, mbahet i burgosur në Rusi që nga dhjetori 2018, i dënuar me 16 vite burgim për spiunazh, akuza për të cilat familja e tij dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara kanë thënë se janë të pabaza.

Rusia është bërë një vend gjithnjë e më i vështirë për gazetarët gjatë viteve të fundit, ndërsa autoritetet po përdorin ligjin për agjentët e huaj dhe rregulla të tjera për t’i ushtruar trysni mediave, thonë organizatat e të drejtave të njeriut. Kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt 2022, ajo qarkulloi direktiva të reja dhe legjislacion në lidhje me mënyrën se si mediat mund të raportojnë për luftën apo se si mund t’i referohen asaj, të shoqëruara me masa të rënda ndëshkimore.

Korrespondentët e huaj kanë raportuar se janë ndjekur gjatë ushtrimit të detyrës në Rusi, në veçanti kur kanë raportuar nga zona jashtë qyteteve kryesore. Krahas punës njëvjeçare për gazetën Wall Street Journal, zoti Gershkovich pati punuar më parë në Moskë për agjencinë franceze të lajmeve AFP, për gazetën The Moscow Times, si dhe si ndihmës në gazetën The New York Times. Sipas agjencisë AFP, familja e tij pati emigruar nga Rusia për në Shtetet e Bashkuara kur zoti Gershkovich ishte fëmijë. Pas arrestimit të tij, Departamenti amerikan i Shtetit përsëriti paralajmërimin e fortë për rreziqet që u kanosen shtetasve amerikanë brenda territorit të Federatës Ruse.

/Marrë nga VOA. Për këtë artikull u përdorën materiale të marra nga agjencitë e lajmeve Associated Press, dhe AFP.

Etiketa: gazetarpaulRusia

Lajme të lidhura

BOTA

“Po financon luftën ruse”, SHBA kritikon Indinë: E papranueshme kjo që po bëni!

18:23 : 04/08/2025
BOTA

Nëndetëset amerikane pranë Rusisë, Kremlini: Nuk duam luftë

16:02 : 04/08/2025
BOTA

Kremlini: Putin mund të takohet me Zelenskyn

12:40 : 04/08/2025
BOTA

Analiza: A do ta ndryshojë presioni amerikan rrjedhën e luftës në Ukrainë?

20:42 : 03/08/2025
BOTA

Për herë të parë pas 500 vjetësh, shpërthen vullkani në lindje të Rusisë

13:00 : 03/08/2025
BOTA

Ukraina sulmon rajonet ruse, infrastruktura ushtarake dhe energjetike në shënjestër

13:11 : 02/08/2025
Para

Robert Aliaj i flet Kristit për Kejsin: Për lidhjen që krijove…

TË GJITHA

Shpërthen bombola e gatimit në Leskovik, plagoset 67-vjeçari

13:56 : 05/08/2025

Zjarr në Gryksh të Peqinit, flakët përfshijnë sipërfaqen me ullinj e shkurre

13:56 : 05/08/2025

Berisha: Turizmi ka dështuar, shkak eurot e drogës

13:40 : 05/08/2025

Letra e Igli Hasanit, Berisha: Reagimi i “narko-ministrit” fakton farsën zgjedhore të 11 majit

13:33 : 05/08/2025

Opozita e Serbisë sfidon Listën Serbe në zgjedhjet lokale në Kosovë

13:24 : 05/08/2025

Të akuzuar për prishje të rendit publik, Irani arreston 3 persona të lidhur me MEK-un

13:08 : 05/08/2025

Përfshihet nga flakët makina në ecje në Vlorë

13:03 : 05/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com