Harry Maguire beson se gjithçka tjetër përveç fitimit të Euro 2024 në Gjermani do të ishte një dështim për Anglinë.
Skuadra e Gareth Southgate i bëri një nisje të shkëlqyer fushatës duke fituar 2-1 ndaj Italisë të enjten, me Maguire që e nisi në qendër të mbrojtjes përkrah John Stones.
Anglia që këtë të diel përballet me Ukrainën shikohet nga shumëkush si një pretendente natyralë për të fituar europianin, teksa vazhdon progresin në drejtimin e Southgate. I pyetur nëse ky grup i Anglisë do të ishte një dështim nëse nuk ngre vitin e ardhshëm trofeun e parë për 3 Luanët që nga 1966 Maguire ju përgjigj.
“Këtë mendoj dhe unë. Na duhet të kualifikohemi njëherë, është një grup i vështirë, por kjo është ideja. Kam luajtur në 3 turne madhorë tanimë dhe kemi qenë aq pranë. Ne i kemi lojtarët për të fituar europianin”, tha ai.
Maguire luajti një rol thelbësor në arritjen e vendit të katërt të Anglisë në Botërorin e 2018, dhe arritjen në finalen e Euro 2020. Në Katar ai nuk ishte një zgjedhje e parë, me Anglinë që u mposht nga Franca në çerekfinale.
Që nga ajo kohë Maguire ka nisur vetëm dy ndeshje të Premier League si titullar për United, por këtë të enjte ai regjistroi prezencën e tij të 54 për Anglinë me qendërmbrojtësin që u shpreh: “Ne kemi ndërtuar diçka si grup dhe Gareth Southagte është lideri. Ai është njeriu që na ka dhënë besim dhe shpresë si vend për të patur sukses në turnetë madhorë. Te Anglia unë ndihem i vlerësuar si duhet. Vitin e kaluar e kisha të vështirë në klub, por unë kam provuar vlerat e mia për Gareth i cili punon me një numër të madh qendërmbrojtësish. Ai mund të zgjedhë të gjithë qendërmbrojtësit e Anglisë, por sa herë që kam qenë në dispozicion unë kam qenë në skuadër. Jam i sigurt se po të pyesni pjesën tjetër të djemve ata e dinë se çfarë sjell unë në skuadër. Unë jam afërsisht 30 vjeç, por nuk kam nevojë për të provuar asgjë në këtë pikë. Kam bërë më shumë se 50 prezenca dhe jam mbrojtësi që ka shënuar më shumë gola te Anglia. Kam luajtur rreth 200 ndeshje për Manchester United, kam qenë kapiten në klubin për 3 vjet, por unë e kuptoj që kur je kapiten te United duhet të përballesh me kritikat dhe presionin”