• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëfimi skandaloz/ 48-vjeçari: Nuk e ngacmova 9-vjeçaren. Tërhiqet fizikisht nga unë

09:41 : 25/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Një 48-vjeçar nga Fieri, i identifikuar si Edi J., ka deklaruar para Policisë se nuk e ka ngacmuar seksualisht një vajzë 9-vjeçare, e cila shkonte në dyqan për të luajtur me fëmijët e tij.

Sipas tij, vajza e mitur “kishte një shikim fiksues ndaj meje dhe më ka lënë të kuptoj se kishte tërheqje fizike me mua”.

Argumenti absurd nuk e ka ndihmuar aspak personin e dyshuar, i cili u arrestua menjëherë nga forcat e Policisë së Fierit, pasi ndaj tij u dorëzua një kallëzim në fund të janarit 2023, nga nëna e vajzës.

“Boldnews.al” ka siguruar të dhënat mbi këtë rast të rëndë, ndërkohë që 48-vjeçari, për të cilin Gjykata e Fierit kishte dhënë më parë “arrest me burg”, do të vijojë të qëndrojë pas hekurave edhe pas vendimit të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, të shprehur pak ditë më parë.

Lexo edhe:

Mbyllet saga e kontrollit mbi SQMO/ Gjykata administrative e Apelit rrëzon palën ankimuese

Shtatë vjet nga vrasja e ish-policit Bilali, Apeli urdhëron marrjen e ADN-së të dyshuarit, Gjergj Cukali

Për fat të keq, ky rast nuk është i izoluar dhe ngacmim seksual i vajzave të mitura, pa arritur ende moshën e pubertetit, është shndërruar në një problematikë, e cila ende nuk po merr zgjidhjen e duhur.

Inicialet e emrave të vajzës së mitur e nënës së saj janë ndryshuar në këtë artikull, për të ruajtur maksimalisht integritetin moral dhe psikologjik të familjes.

Ngjarja skandaloze

Sipas të dhënave hetimore, rezulton se në fund të janarit të këtij viti, shtetasja M.F. (iniciale të ndryshuara) informohet nga vajza e saj e mitur se ishte ngacmuar seksualisht nga shtetasi Edi J., 48-vjeç i vetëpunësuar në një dyqan në Fier.

Dokumentat hetimore tregojnë se vajza ishte tronditur shumë, pasi ajo kishte shkuar për të luajtur me fëmijët e autorit të dyshuar, ndërkohë që kishte rënë pre e epsheve seksuale të 48-vjeçarit.

E mitura nuk ka arritur të kuptojë të gjithë veprimet e Edi J., por me aq sa ka pasur mundësi dhe ka arritur të riprodhojë ngjarjen, ka treguar se 48-vjeçari i ka marrë dorën vajzës dhe ka fërkuar organet gjenitale të tij.

Vajza, për shkak të moshës, megjithëse nuk ka kuptuar drejt qëllimet e 48-vjeçarit, ka arritur të largohet me vrap, pasi nuk i pëlqeu aspak veprimi i babait të shoqes së saj.

Menjëherë, e mitura është drejtuar për në shtëpinë e saj, ku i ka treguar nënës gjithçka kishte ndodhur në dyqanin e “xhaxhi Edit”.

Zonja M.F., e irrituar nga tregimet e vajzës, shkoi menjëherë në dyqanin e 48-vjeçarit, duke i kërkuar llogari për veprimet ndaj të miturës, si edhe duke filmuar me telefon të gjithë bisedën me tone të larta mes tyre.

Personi i dyshuar për ngacmim seksual ka mohuar pretendimet e së miturës, por ndërkohë është arrestuar nga Policia, pas kallëzimit që kishte dorëzuar nëna e vajzës.

“Biseda” skandaloze me të miturën

Pas arrestimit, personi Edi.J., ka vijuar të mohojë ngacmimin seksual ndaj të miturës.

Më poshtë është në mënyrë integrale pjesë nga deklarimi i personit të arrestuar, ku dallohen disa element me të vërtetë skandalozë.

Personi i arrestuar mohon ngacmimin dhe mbrohet, duke dhënë detaje të një bisede, e cila kurrësesi nuk mund të bëhet me një fëmijë 9-vjeçare.

Shtetasi Edi J. ka deklaruar se: “…Lidhur me kallëzimin që më është bërë, dua të them që nuk është absolutisht e vërtetë pasi unë kam dy fëmijë të mitur që quhen X dhe Y. Unë këto dy fëmijë i mbaj shume afër dhe luajnë afër dyqanit tim të celularëve që ndodhet në lagjen “XXX”.

Para rreth dy vitesh, është shfaqur një vajzë që mos gaboj quhet L.F. (iniciale të ndryshuara). Ajo vinte gjithmonë tek dyqani ne orën 14:15 deri në orën 15:00 dhe ishte e fiksuar, duke kërkuar djalin tim për të luajtur dhe unë i thoja që nuk do të luante djali me të dhe gjithashtu unë i kam kërkuar asaj që të mos vinte më kaq shpesh tek dyqani im. Gjatë gjithë vitit 2022, ky fëmijë ka ardhur në këto orare tek dyqani im dhe mua më ka bërë shumë përshtyje, pasi kishte një shikim fiksues ndaj meje dhe më ka lënë të kuptoj se kishte tërheqje fizike me mua.

Në muajin Nëntor 2022, unë jam larguar për të punuar në një qytet tjetër në ndërtim dhe jam kthyer në muajin Janar 2023. Vajza përsëri në të njëjtin orar, ka ardhur tek dyqani im dhe këtë gjë ajo e kishte bërë edhe kur nuk kam qenë unë në Fier. Vajza ka ardhur dhe ka hyrë në dyqanin tim dhe më ka thënë “po ti, ku ke qenë këto dy muaj”?

Ditën e mërkurë, më datë 25.01.2023, rreth orës14:30 erdhi kjo vajza tek dyqani im dhe unë isha  vetëm dhe e kam ftuar brenda në dyqan dhe I kam nxjerrë një stol për tu ulur dhe i kam thënë “Çfarë ke që vjen, të pëlqen ndonjë gjë, do ndonjë gjë”? Vajza e ka pohuar duke me thënë “po” dhe ka tundur kokën. “Po ti je e vogël”, i kam thënë unë, “ku di ti”. Vajza, serbes, më ka thënë “mos më shiko me trup se ashtu dukem, po me moshë jam më e madhe, pasi unë kam ardhur nga jashtë dhe atje jam dy vjet më e madhe”. Une i kam thënë “po ku di ti”? “Po di”, më ka thënë vajza. Unë e kam parë në fytyrë dhe e kam pyetur “vërtetë”?  “Po”-më ka thënë ajo dhe me konfirmoi prapë. Unë në këtë moment i kam thënë asaj “Po do të rrish rri, po do të ikësh, ik”. Pas disa sekondash i kam thënë më mirë ik.

Këto deklarime janë konsideruar tërësisht të pabesueshme nga dy shkallët e gjyqësorit, të cilat kanë vendosur që Edi J. të qëndrojë në arrest me burg, nën dyshimet e kryerjes së veprës penale të “ngacmimit seksual” ndaj të miturës.

Etiketa: gjykata e apelitngacmim seksual

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbyllet saga e kontrollit mbi SQMO/ Gjykata administrative e Apelit rrëzon palën ankimuese

16:03 : 01/06/2026
AKTUALITET

Shtatë vjet nga vrasja e ish-policit Bilali, Apeli urdhëron marrjen e ADN-së të dyshuarit, Gjergj Cukali

10:01 : 28/05/2026
AKTUALITET

Vrasja e Hekuran Billës, Apeli kthen dosjen për rigjykim

15:37 : 23/05/2026
AKTUALITET

Vdes duke pritur drejtësinë për certifikatën e martesës, gruaja mbetet pa trashëgimi

21:48 : 21/05/2026
AKTUALITET

U arrestua për ngacmim seksual, përfundon në spital kirurgu

12:22 : 13/05/2026
AKTUALITET

Gjykata e Apelit liron nga qelia 5 protestuesit e PD-së /EMRAT

10:21 : 11/05/2026
Para

"E ndërpresim këtu lidhjen nëse..."/ Debat i fortë mes Luizit dhe Kiarës

TË GJITHA

Përplasen dy automjete në Sarandë, njëra përmbyset në rrugë

16:19 : 05/06/2026

“Veç gënjeshtrave, dëgjova një gjë shokuese”/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Jam i revoltuar

16:13 : 05/06/2026

Qeveria i jep Salillarit koncesionin 1 miliardë euro të rrugës Milot-Balldren

16:06 : 05/06/2026

Tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores, arrestohet 38-vjeçari /EMRI

15:56 : 05/06/2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

15:50 : 05/06/2026

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibom