• Kontakt
Tuesday, May 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kastrati” zapton ish-depon e minave në Porto Romano. Autoritetet heshtin

23:04 : 23/03/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Kompania koncesionare e portit në Porto Romano po zgjeron aktivitetin në shkelje të ligjit. Një pjesë e tokës në pronësi të Forcës Detare po përdoret nga Kastrati Grup. Ndërsa Ministria e Mbrojtjes nuk përgjigjet nëse ka dijeni për këtë fakt, ajo sqaron se nuk disponon ndonjë kontratë dhënie me qira të kësaj pasurie.

Në zemër të bregdetit të Adratikut ndodhen 52 mijë metra katrorë tokë në pronësi të Forcës Detare. Në zonën e Porto Romanos në Durrës, ngjitur me Portin Tregtar të kompanisë koncesionare Porti MBM që zotërohet nga “Kastrati Group”, pjesa më e madhe e godiave që kanë shërbyer si depo të minave detare vite më parë nuk janë më. Që nga gushti  i vitit 2020, kompania koncesionare e portit ka nisur zgjerimin e saj në këtë zonë, pavarësisht se ajo është në pronësi të ushtrisë.

Pronësinë e tokës e konfirmon edhe vetë Ministria e Mbrojtjes, e cila në përgjigje të kërkesës për informacion, shprehet:

“Prona nr.219 “Ish Depo Minave Detare” Porto Romano është pronë në administrim të Forcës Detare e cila gëzon dhe certifikatë pronësie për këtë pasuri.

Ministria konfirmon gjithashtu se nuk ka asnjë kontratë të miratuar për të ndërtuar mbi këtë pronë. “Aktualisht Forca Detare, nuk disponon ndonjë kontratë dhënie me qira/emfiteozë të kësaj pasurie dhe gjithashtu nuk disponon asnjë akt me të cilën është bërë kalimi i kësaj pasurie shtetërore drejt ndonjë subjekti privat. Nuk disponojmë ndonjë akt që ndonjë subjekt privat të ketë fituar të drejtën për zhvillimin e kësaj prone.”

Lexo edhe:

Mashtrimi/ “Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

Përplasje ‘gjigandësh’ për kontratën 393 mln euro të portit, francezët ankimojnë tenderin e qeverisë

Megjithatë, për pyetjen nëse është dijeni që në këtë pronë po kryhen punime nga operatorë privatë, Ministria e Mbrojtjes hesht.

Ish-kreu i Forcës Detare, Artur Meçollari, ngre të njëjtën pyetje, ndërkohë që kujton një rast të ngjashëm.

“Unë kam patur vetëm një histori gjatë detyrës time me këtë pronë, duhet të ketë qënë maji i vitit 2020 kur duke ndërtuar një rrugë kompania që administron portin hyri në pjesën e pronës 219 dhe menjëherë njoftova Policinë Ushtarake, Policinë e Shtetit, erdha vetë në vend, takova dhe administratorin e pronës dhe u rikthye gjendja e pronës si ishte”, tregon Meçollari.

Dy vjet pas rastit që përmend Meçollari, situata është tjetër: Ministria e Mbrojtjes nuk ka hapur ankand për privatizimin e pronës, kompania nuk ka bërë kërkesë për përdorimin e saj, ndërsa fakti ka ndodhur: 52 mijë metra katrorë me vlerë tregu 5 milion euro janë marrë nga koncesionari i Portit.

Kompania Porti MBM operon prej vitesh në zonën e Porto Romanos, fillimisht me një kontratë koncesionare për ngritjen e një strukture portuale për lëndët hidrokarbure. Në vitin 2020 Kuvendi i Shqipërisë i ndryhsoi kontratën duke i lejuar edhe aktivitete të tjera tregtare në përpunimin e të gjitha mallrave.

/Emisioni Kronos në MCN/

Etiketa: kastratiKronosporto-romano

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mashtrimi/ “Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

19:50 : 09/05/2025
AKTUALITET

Përplasje ‘gjigandësh’ për kontratën 393 mln euro të portit, francezët ankimojnë tenderin e qeverisë

18:04 : 15/04/2025
AKTUALITET

Tenderi 393 milionë euro për Portin/ Hapen zarfat e 5 ofertave, Salillari hyn me Jan De Nul

13:51 : 08/02/2025
AKTUALITET

Rrezikohen banesa, rrëshqitje masive dherash në Porto Romano

13:13 : 31/01/2025
AKTUALITET

Qeveria rihap tenderin 393 milionë euro për portin e Porto Romanos

11:10 : 24/12/2024
AKTUALITET

PD kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor për Portin e Durrësit dhe Porto Romano

15:00 : 17/12/2024
Para

Horoskopi ditor për nesër, e premte 24 mars 2023

TË GJITHA

“Kosova është Serbi”, hakerohen websajti dhe rrjetet sociale të RTSH/ FOTO

13:00 : 20/05/2025

Berisha: Skapi i partisë veproi si shpifës i qeverisë në këto zgjedhje!

12:59 : 20/05/2025

“Mos humbni fytyrën”/ Pas “presionit” të Ramës, kandidatët e PS tërheqin kërkesën nga KQZ

12:49 : 20/05/2025

“Nga influenca deri tek kërcënimet dhe revolja në ballë”/ Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsë!

12:29 : 20/05/2025

Vranë shqiptarin 17 vjet më parë në Greqi, prokuroria e Korçës çon në gjyq dy autorët/ EMRAT

12:29 : 20/05/2025

Sherri në Tiranë/ Arrestohet 23-vjeçari që i mori pistoletën policit, procedohen 2 motra dhe 3 të tjerë

12:20 : 20/05/2025

Qytetarët vrapojnë të tmerruar sapo dëgjojnë të shtënat, VIDEO e momentit të ekzekutimit të Ermir Dedjas

11:58 : 20/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com