Vëllezërit influencues, Andrew dhe Tristan Tate, do të qëndrojnë në mbajtje në Rumani për të katërtin muaj me radhë.
Vëllezërit me qëndrime kontroverse, janë në mbajtje prej dhjetorit, dhe po hetohen nën dyshimet për dhunime, trafikim të njerëzve dhe formim të një grupi për krim të organizuar.
Të dy kanë hedhur poshtë çdo keqbërje. – raporton BBC.
Nën ligjin rumun, burrat mund të qëndrojnë në mbajtje deri në gjashtë muaj.
Avokatët e dy burrave kanë thënë para një gjykate në Bukuresht se prokurorët nuk kanë sjellë dëshmi të reja në seancën e së mërkurës.
Avokatët kanë thënë se mbajtja e vëllezërve Tate në paraburgim është masë shumë e ashpër kur ligji parasheh edhe mundësi tjera, siç është arresti shtëpiak.
Mirëpo gjyqtarët nuk janë pajtuar me këtë kërkesë dhe e kanë vazhduar masën e paraburgimit katër herë.
Përveç dëshmive të disa grave, policia ka mbledhur të dhëna edhe nga disa biseda të incizuara, para dhe pas arrestimit të vëllezërve, kanë thënë disa burime të afërta me rastin.
Hetimet tani janë zgjeruar për të kuptuar nëse potencialisht janë kryer edhe aktivitete për pastrim parash.
Ndaj tyre ende nuk rëndon ndonjë akuzë dhe as ndaj dy burrave rumunë, që janë ndaluar për dyshimet e njëjta.