• Kontakt
Monday, June 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Hafizi: ‘JO’ në referendum, rezultatin e Kongresit do e kishte lakmi edhe Enveri

08:34 : 01/04/2016
në POLITIKE

Deputetja socialiste Mimoza Hafizi do të punojë me të gjitha mundësitë për votën kundër referendumit të datës 9 prill.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, deputetja që ka kërkuar në mënyrë institucionale zhvillimin e zgjedhjeve për kreun e PS­së në zbatim të statutit, shprehet se referendumi i kërkuar nga Edi Rama është një proces pa fushatë e pa kandidat, që tenton të zëvendësojë procesin e zgjedhjes me alternativa përmes parimit një anëtar, një votë. Sipas saj, përmes referendumit, po i hiqet anëtarësisë së Partisë Socialiste e drejta e zgjedhjes së kryetarit të sanksionuar në statut. Në lidhje me miratimin e statutit në Kongres vetëm në parim, deputetja Hafizi shprehet se qëllimisht ai nuk u votua nen për nen për shkak se rregullimi i fundit në favor të një kryetari të përhershëm mund të krijonte kundërshti te delegatët e Kongresit.

Ajo e cilëson votimin me 3 vota kundër në Kongres të statutit dhe 1497 pro të njëjtë si votimet në kohën e Enver Hoxhës. Ajo shprehet se do të vijojë të kërkojë zbatimin e statuti dhe demokratizimin e PSsë edhe pse mund të tentojnë ta përjashtojnë nga partia për këto qëndrime.

Zonja Hafizi, ju keni bërë një kërkesë në Komisionin e Garancive Statutore për të interpretuar vendimin e marrë nga Kongresi për mbajtjen e referendumit në PS. Keni një përgjigje se kur do të konstituohet e më pas kur do ta marrë në shqyrtim ky komision kërkesën tuaj?
Në përgjigjen që kemi pasur nga Komisioni i Garancive Statutore për kërkesën tonë të një muaji më parë thuhej në mënyrë të qartë se çdo institucion i partisë, edhe Komisioni i Garancive Statutore, e mbaron mandatin e vet në momentin që fillon të funksionojë institucioni i ri i zgjedhur. Kështu, nëse Komisioni i ri i Garancive Statutore nuk është konsistuar ende, duhet të funksionojë Komisioni i vjetër, pra, Komisioni në detyrë. Kërkesa ime është dorëzuar para një jave, mosmbledhja e Komisionit në detyrë të Garancive Statutore është shprehje e fajësisë dhe e arrogancës që ka pushtuar drejtimin e Partisë Socialiste.

Ju keni qenë kundër referendumit, ose më mirë jeni për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin e PS përmes parimit një anëtar, një votë. A po bëni ju një fushatë për të mbështetur këtë qëndrim tuajin se referendumi nuk e zgjidh çështjen e mandatit të kryetarit?
Kemi kërkuar në mbledhjen e Grupit Parlamentar, si institucioni i vetëm që mblidhet rregullisht në PS, që ky referendum të shoqërohet me fushatë të organizuar nga partia. Përgjigjja ka qenë negative, domethënë organizatorët e referendumit preferojnë të nxjerrin masivisht në votim dhjetëra mijë socialistë, pa asnjë fushatë, pa dhënë asnjë shpjegim. A mund të ketë një mënyrë tjetër më flagrante sesa kjo për të cenuar dinjitetin e dhjetëra mijë njerëzve?

Lexo edhe:

Reshjet e shiut bllokojnë aksin Gramsh-Moglicë-Korçë, izolohen banorët

Detaje nga vrasja në Kamëz/ Autori zbrazi 10 plumba ndaj 27-vjeçarit, viktima u qëllua në kokë!

Unë nuk çuditem, në fakt, se diçka e ngjashme ndodhi në Kongres, ku 1500 delegatët u trajtuan pa respekt nga çasti i parë në çastin e fundit, përmes shkeljeve të njëpasnjëshme të procedurave të zhvillimit të një Kongresi normal. Në këtë situatë, ne do të kërkojmë të gjitha mundësitë për të kontaktuar socialistët e bazës e për të shpjeguar se pse secili prej tyre duhet të thotë me indinjatë: Jo Referendumit të 9 Prillit!

Ky referendum, ky proces pa fushatë e pa kandidat, po tenton të zëvendësojë procesin e zgjedhjes së kryetarit të Partisë Socialiste, proces që nuk do të mund të zhvillohej pa fushatë e pa kandidat. Ky referendum do të kujtohet gjatë si tentativa më e paprecedentë për t’u hequr të drejtën e votës për kryetarin e tyre dhjetëra mijë socialistëve. Ky referendum do të kujtohet gjatë si tentativa më e paprecedentë për t’u hequr të drejtën e kandidimit anëtarëve të PS-së.

Diskutimi juaj, por dhe i anëtarëve të tjerë të Asamblesë Kombëtare dhe në Kongres për ndryshimet statutore dhe mandatin e kryetarit, mendoni se është ezauruar pas votimit të statutit nga Kongresi dhe zhvillimit të referendumit?
Kongresi e kaloi statutin e ri pa u njohur me të. Kongresit iu mohua e drejta ta diskutonte atë nen për nen, për arsyen e thjeshtë që të mos zbulohej ndryshimi tinëzar i momentit të fundit, i bërë nga autorë të paidentifikuar, që neni “Mandati i Kryetarit të Partisë ndërpritet kur Partia humbet zgjedhjet e përgjithshme”, i miratuar në Asamblenë Kombëtare të zëvendësohet me nenin “Mandati i Kryetarit të Partisë ndërpritet kur Partia humbet vendin e parë në zgjedhjet e përgjithshme”.

Historikisht, që nga krijimi i saj, Partia Socialiste është votuar nga shqiptarët si forcë e parë politike në vend, çka bën të qartë se neni më sipër është ndryshuar për ta kthyer në të përhershëm mandatin e kryetarit të partisë. Kjo situatë e bën edhe më ilegjitim pozicionin e kryetarit aktual të PS­së. E si mund të quhet i ezauruar ky debat?

Një nga përfaqësuesit e rëndësishëm në PS, profesor Servet Pëllumbi, është shprehur se nëse ky debat vijon, do të thotë se ju nuk keni qëllime përmirësimi të PS dhe zbatimit të statutit, por qëllime politike në dëm të PS dhe qeverisjes së saj. Keni gjë reagim ndaj këtij konkluzioni të profesor Pëllumbit?
E pashë që z. Pëllumbi kishte rekomanduar largimin tonë nga Partia Socialiste. Nëse kriteri i z. Pëllumbi dhe kujtdo tjetër për të qëndruar në PS është nënshtrimi ndaj arrogancës dhe forcës, është pajtimi me shkeljet, me mungesën e respektit dhe cenimin e dinjitetit, ai dhe ata të ndihen të lirë ta kërkojnë përjashtimin tonë. Unë ndihem shumë mirë me pozicionin tim, qoftë para çdo socialisti, qoftë para çdo qytetari shqiptar. Unë ndihem e lirë për të thënë të vërtetën që i duhet çdo socialisti, pa asnjë frikë nëse do të përjashtohem apo jo nga PSja.

Unë nuk e pranoj se në Kongres ishim pakica prej 3 vetash përkundër 1497 të tjerëve. Këtë rezultat do ta kishte pasur lakmi edhe shoku Enver. Në këtë kongres thjesht nuk u verifikua vota, e cila në demokraci kalon përmes kutisë së fshehtë. Dhe pikërisht këtë po kërkojmë prej muajsh, që të ndërtohet një proces kandidimi për kryetarin e partisë, proces me votim të fshehtë, me fushatë dhe me kandidatë alternativë. Vetëm atëherë mund të thuhet se cila është shumica dhe cila është pakica.

Nëse asgjë nuk ndryshon nga këto që ju thoni dhe kërkoni, e gjeni më veten në PS, mendoni të largoheni prej saj në një parti ndoshta të re?
Do të vazhdoj të kërkoj. “E pur si muove”!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Reshjet e shiut bllokojnë aksin Gramsh-Moglicë-Korçë, izolohen banorët

15:56 : 08/06/2026
Ne foto, autori i krimit
AKTUALITET

Detaje nga vrasja në Kamëz/ Autori zbrazi 10 plumba ndaj 27-vjeçarit, viktima u qëllua në kokë!

15:46 : 08/06/2026
AKTUALITET

Operacion antidrogë në Torino, shqiptari dhe italiani kapen me 3,5 mln euro kokainë e hashash!

15:41 : 08/06/2026
AKTUALITET

Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit

15:32 : 08/06/2026
Autori i vrasjes Sadik Llani
AKTUALITET

Vrasja në Kamëz/ Autori Sadik Llanaj rezulton me precedent penal, i dënuar për drogë dhe vjedhje

15:17 : 08/06/2026
AKTUALITET

Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve

15:17 : 08/06/2026
Para

Zyrtarë të lartë serbë e rusë takohen në Moskë

TË GJITHA

Reshjet e shiut bllokojnë aksin Gramsh-Moglicë-Korçë, izolohen banorët

15:56 : 08/06/2026
Ne foto, autori i krimit

Detaje nga vrasja në Kamëz/ Autori zbrazi 10 plumba ndaj 27-vjeçarit, viktima u qëllua në kokë!

15:46 : 08/06/2026

Operacion antidrogë në Torino, shqiptari dhe italiani kapen me 3,5 mln euro kokainë e hashash!

15:41 : 08/06/2026

Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit

15:32 : 08/06/2026
Autori i vrasjes Sadik Llani

Vrasja në Kamëz/ Autori Sadik Llanaj rezulton me precedent penal, i dënuar për drogë dhe vjedhje

15:17 : 08/06/2026

Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve

15:17 : 08/06/2026

Vrau 27-vjeçarin në Paskuqan, policia ofron 10 mijë euro për ‘kokën’ e Sadik Llanit

15:11 : 08/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusugrandpashabet girişmatbetultrabetjojobetbetpark girişJojobetJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvardeneme bonusu veren siteler 2026Casibom GirişCasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş