Ka disa shenja të tjera të Horoskopit që e duan aq shumë vetminë, saqë e kanë shumë të vështirë të kenë një lidhje me një person tjetër.
Ato preferojnë ta rregullojnë vetë punën dhe orarin e tyre dhe vështirë se bashkëjetojnë me një njeri. Edhe në argëtimin e tyre ata zgjedhin të gjejnë aktivitete përmbushëse vetë, pa shoqërinë e të tjerëve.
Ndonjëherë të gjithë kemi nevojë për pak kohë vetëm, por janë tre që duan të jenë vetëm gjatë gjithë kohës.
GAFORRJA
Edhe pse ne i mendojmë Gaforret si shenja shumë emocionale që nuk mund të jetojnë pa njëri-tjetrin, e kemi gabim. Sentimentaliteti dhe natyra e tyre e kujdesshme nuk janë të mohuara qartazi, megjithatë ato mund të kalojnë shumë rehat dhe të vetëm dhe të shijojnë vetminë e tyre. Ato gëzojnë njëlloj shoqërinë e njerëzve të tyre të afërt si dhe vetminë.
AKREPI
Akrepat në përgjithësi janë shenja që mund të ulen vetëm për orë të tëra dhe të shikojnë tavanin të humbur në mendime. Në veçanti, kur ata vendosin një qëllim, qoftë ai i lidhur me një marrëdhënie personale apo punët e tyre profesionale, atëherë ata me të vërtetë nuk duan ndihmën e askujt dhe janë të interesuar vetëm për të arritur qëllimin e tyre.
PESHQIT
Peshqit janë shenja veçanërisht të ndjeshme që kërkojnë shoqëri, por ka raste në jetën e tyre kur duan të jenë plotësisht vetëm. Ata preferojnë të jenë të qetë në hapësirën e tyre dhe të marrin kohën e tyre, sesa të vijnë në kontakt me njerëzit dhe të argëtohen ose të diskutojnë problemet e tyr