Ernejt Shyti, 34-vjeçari i arrestuar si autor i vrasjes me armë zjarri të Behar Sofisë, në 21 shkurt 2021 në Tiranë, ka treguar detaje të reja lidhur me këtë krim dhe një tjetër porosi që pretendon se ka marrë për të kryer një ekzekutim jashtë vendit.
Shyti, i cili prej kohësh ka pranuar të jetë bashkëpunëtorë i drejtësisë, po gjykohet në Gjykatën e Posaçme. Gjatë seancës së kësaj të Enjteje, ai ka deklaruar se të njëjtët persona që e kishin porositur për të eliminuar Behar Sofinë i kishin thënë se do të kryente një tjetër vrasje në Gjermani.
Sipas tij, ai do të vriste një 34-vjeçar, emrin e të cilit nuk e bën publik. Për këtë krim, 34-vjeccari është shprehur se për këtë do të paguhej 500 mijë euro.
Sipas tij, personat që i kanë thënë atij për këtë vrasje që do të kryente në Gjermani, i kanë pohuar se paratë do t’i merrte nga “Bajlozi”. Për këtë të fundit tha se nuk e njihte me emër apo fytyrë përvecc pseudonimit.
Shyti nuk ka dhënë detaje të tjera për këtë porosi në seancë, duke mos treguar nëse ky person është apo jo shtetas shqiptar që jeton në Gjermani.
Më tej, ai ka treguar me detaje për vrasjen e Beharë Sofisë, nga përgatitja deri tek finalizimi.
Pesë persona po gjykohen lidhur me vrasjen e Sofisë: Leonard Xhixha, Bujar Leza, Skënder Vathi, Xhulio Visha dhe Ernejt Shyti.
Ngjarja fillimisht u zbardh ndjekja nëpërmjet kamerave të sigurisë së lëvizjeve që bëri i riu Ernejt Shyti, i akuzuar si ekzekutori fizik i Sofisë, më pas ai pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë, duke treguar emrat e personave të tjerë të implikuar, duke nxjerr në dritë edhe shtetasin tjetër – “Bajlozi”, ende i paidentifikuar si porositës i krimit.
Lexo edhe: