Një e re nuk e ka përfunduar fjalimin e saj në podiumin e protestës që po zhvillohet para kryeministrisë, pasi u ndje keq.
Pasi mori fjalën, në një moment, ajo ndaloi.
Vajza u duk e pafuqishme. Tentoi të rimerte fjalën e ndërprerë disa herë, por në një moment humbi ekuilibrin.

Menjëherë, organizatorë të protestës ndërhynë duke ia ardhur në ndihmë vajzës.

Pas saj, fjalën në podiumin e foltores e mori deputeti demokrat Flamur Noka.
Ndërkaq, vajza e transportua me autoambulancë në spital.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë vajzën pa ndjenja, e cila e mbajtur në krahë nga persona të tjerë, futet në autoambulancë.














