Puthja mes Luizit dhe Kiarës në “dasmën” brenda shtëpisë së “BigBrother VIP” i ka surprizuar të gjithë.
Kristi ishte ai i cili i dha “bekimin” dhe “kurorëzoi” çiftin në martesë dhe në momentin që ai i shpalli burrë dhe grua, ishte moderatorja ajo që bëri hapin drejt këngëtarit duke i dhuruar një puthje në buzë.
Momenti i puthjes së çiftit, është bërë virale kudo në rrjet dhe të gjithë po e komentojnë.
Shumë personazhe kanë reaguar të gëzuar për konsolidimin e dyshes, ku mes tyre është përfshirë dhe këngëtarja Ronela Hajati.
Artistja publikoi një deklaratë në InstaStory ku shprehej se është gëzuar më shumë për puthjen e Luizit dhe Kiarës se sa kur ia ka dhënë fiksimi i saj.
“Edhe kur më ka puthur fiksimi i jetës, nuk jam gëzuar kaq shumë sa për Luizin dhe Kiarën”,- shkroi ajo.