• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Meksika nën terror, 29 të vdekur nga incidentet pas arrestimit të djalit të “El Chapos”

19:06 : 06/01/2023
në BOTA, LAJMI I FUNDIT

Anëtarët e kartelit Sinaloa dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë filluar sulme të dhunshme në rajonin  që kontrollohet prej tyre duke qëlluar me armë policët dhe ushtarët, të cilët janë duke kryer një operacion të gjerë që pas arrestimit të djalit të “El Chapos”, Ovido Guzman.

Nëntëmbëdhjetë anëtarë të dyshuar të bandës dhe 10 ushtarë kanë mbetur të vdekur në episodet e frikshme të dhunës që kanë “mbërthyer” Meksikën sipas shifrave të fundit të publikuara nga ministri i Mbrojtjes Luis Crescencio Santoval.

Forcat meksikane të sigurisë arrestuan të enjten Ovid, djalin e të burgosurit famëkeq, Joaquin “El Chapo” Guzman. Anëtarët e kartelit Sinaloa dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë nisur sulme të dhunshme në rajon, duke qëlluar policë dhe ushtarë, duke djegur automjete dhe duke bllokuar rrugët përgjatë bregut të Paqësorit.

Trazirat u përqendruan në qytetin Culiacan, kryeqyteti i Sinaloa, shtëpia e kartelit të fuqishëm të kryesuar nga “El Chapo” deri në arrestimin e tij në 2016 dhe ekstradimin e tij në SHBA vitin e ardhshëm.

Në konferencën për shtyp të dhënë nga Sandoval, ai tha se në aksionet e djeshme janë arrestuar gjithsej 21 persona dhe nuk ka raportime për vdekje të civilëve.

Lexo edhe:

Dhjetëra të mitur të vrarë dhe të zhdukur në “luftën” mes fraksioneve të kartelit Sinaloa në Meksikë

I lidhur ne bandat, arrestohet kryebashkiaku në Meksikë

Sakaq 32-vjeçari Ovidio Guzman u arrestua në orët e para të mëngjesit të së enjtes dhe u transportua me avion në Mexico City, ku po mbahet në një burg të sigurisë maksimale.

Sandoval tha se masat drakoniane të sigurisë do të mbeten në fuqi në Culiacan për të mbrojtur qytetarët. Rreth 1,000 trupa të tjerë pritet të mbërrijnë në qytet sot për të forcuar forcat lokale të sigurisë.

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador tha se asnjë forcë amerikane nuk ishte e përfshirë në operacionin për arrestimin e Ovid.

Kjo është hera e dytë që Ovido arrestohet, pasi në 2019 u vu përkohësisht në pranga por aksioni përfundoi në poshtërimin e qeverisë së López Obrador, pasi ai operacion provokoi gjithashtu reagime të dhunshme nga anëtarët e kartelit që detyruan qeverinë të lironte djalin e “El Chapos”për të shmangur rrezikun e hakmarrjes nga karteli i Sinaloas ndaj shtetit.

Etiketa: El Chapo GuzmanKarteli i SinaloasMeksikëovido guzman

Lajme të lidhura

BOTA

Dhjetëra të mitur të vrarë dhe të zhdukur në “luftën” mes fraksioneve të kartelit Sinaloa në Meksikë

22:12 : 09/05/2025
BOTA

I lidhur ne bandat, arrestohet kryebashkiaku në Meksikë

18:11 : 05/05/2025
BOTA

Administrata Trump blindon sërish kufirin, shton 90 milje siguri në kufi me Meksikën

20:36 : 15/04/2025
BOTA

Meksika do të dërgojë një sasi uji në SHBA, për të furnizuar fermerët në Teksas

22:29 : 11/04/2025
BOTA

Kandaja me “plan hakmarrës” kundër Trump, vendos tarifa për makinat amerikane

19:19 : 03/04/2025
BOTA

Aksident tragjik/ Autobusi del nga rruga, 18 persona humbin jetën

18:49 : 11/03/2025
Para

Si ndodhi plagosja në Tropojë/ Dyshimet

TË GJITHA

EMRAT/ Sylvinho sakrifikon 4 futbollistë, do e ndjekin sfidën me Serbinë nga tribunat

13:07 : 07/06/2025

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025

Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, vijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

12:46 : 07/06/2025

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

12:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Rrezikoi të mbytej teksa notonte në ‘Plazhin e Vjetër’, shpëton 13-vjeçarja

12:15 : 07/06/2025

Tiranë/ Gruaja merr fëmijët dhe largohet nga banesa, burri kërkon ndihmën e policisë për t’i gjetur

11:52 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com