Revista amerikane Rolling Stone ka publikuar listën e 200 këngëtarëve më të mirë në botë.
Këngëtarja amerikane e muzikës soul Aretha Franklin, e cila ndërroi jetë në vitin 2018, kryeson listën aktuale të këngëtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Autorët shkruajnë se kjo është lista e këngëtarëve më të mëdhenj dhe jo lista e zërave më të mëdhenj.Por megjithatë kjo listë ngjalli polemika në rrjetet sociale.
Ishte befasuese që pesë herë fituesja e çmimeve Grammy, Celine Dion, nuk ishte në top 200.
“Me gjithë respektin e duhur, duke mos përfshirë Celine Dion, padyshim teknikja më e madhe e vokalit e të gjitha kohërave, kjo listë është e barabartë me tradhtinë”, shkroi në Twitter producenti i muzikës Jamie Lambert.
Gazeta britanike ”Daily Mail” shkruajti se nuk ka surpriza të mëdha në dhjetëshen e listës së Rolling Stone, përveç faktit që Dion nuk ishte e përfshirë.