Tregu industrial në lagjen numër 18 të Durrësit është pushtuar nga flakët pas mesnatës.
Zjarri ra fillimisht në njërin prej dyqaneve që tregtojnë veshmbathje, dhe më pas u përhap edhe te katër të tjerë.
Për neutralizimin e flakëve kanë ndërhyrë efektivët e zjarrëfikësve, në bashkëpunim me ata të portit.
Si pasoje e zjarrit u regjistruan dëme të konsiderueshme materiale por fatmirësisht jo në njerëz.
Megjithëse, ende nuk është përcaktuar shkaku i rënies së zjarrit në tregun industrial në periferi të qytetit, dyshohet se shkak janë bërë fishekzjarret.