Një gabim teknik i ka kushtuar përjashtimin nga Kupa, skuadrës franceze të Kaenit. “Vikingët” fituan 0-3 duelin ndaj Virois përballje e vlefshme për raundin e 1/64-ve në Kupën e Francës, por nuk do të mund të vazhdojnë dot aventurën.
Kjo për shkak se trajneri Moulin, aktivizoi 21-vjeçarin Debohi, i cili ishte i pezulluar për shkak të 3 kartonëve të verdhë të marrë me ekipin rezervë, teksa duhej që ky dënim të shlyhej me ekipin e parë.
Ky lajm është konfirmuar nga vetë klubi i Kaenit, që e ka pranuar gafën e bërë, duke i uruar suksese skuadrës kundërshtare në pjesën tjetër të kompeticionit.