Kombëtarja argjentinase arriti të mposhte Francën e Kylian Mbappe dhe të shpallej kampione bote pasditen e të dielës.
Sot Messi dhe shokët e skuadrës kanë mbërritur në Buenos Aires, aty ku populli argjentinas i priti si heronj, duke u derdhur i gjithi në sheshin kryesor të kryeqytetit. Fotot nga festa madhështore kanë pushtuar rrjetin, por duket se kanë zbuluar dhe detaje interesane.
Një prej tyre ishte dhe momenti kur portieri Emiliano Martinez, mban në dorë një foshnjë kukull, të cilit në fakt i ka vendosur foton e Mbappe-së.
Nuk dihet nëse futbollisti argjentinas e miri kukullën nga turma, por shihet se ai e mban atë si një foshnjë në dorë duke ironizuar sulmuesin francez, i cili në finale shënoi 3 gola dhe dha një paraqitje prej kampioni, edhe pse nuk arriti të mbronte titullin e fituar 4 vite më parë në Rusi.