Davide Pecorelli, 46-vjeçari nga San Giustino, u arrestua pasditen e kësaj të shtune nga policia italiane. Arrestimi, sqaron policia lokale, u krye për qëllime ekstradimi drejt Shqipërisë.
Pecorelli, i cili në janar 2021, besohej se kishte vdekur i djegur në Shqipëri brenda një Skoda Fabia të përpirë nga flakët, u shfaq nëntë muaj më vonë si një anije e mbytur në ujërat toskane të ishullit Montecristo, ndërsa përpiqej të ankorohej me gomone për të kërkuar thesarin.
Pecorelli, i cili në janar 2021, besohej se kishte vdekur i djegur në Shqipëri brenda një Skoda Fabia të përpirë nga flakët, u shfaq nëntë muaj më vonë si një anije e mbytur në ujërat toskane të ishullit Montecristo, ndërsa përpiqej të ankorohej me gomone për të kërkuar thesarin.
Prokuroria e Pukës mbylli në tetor hetimet për të dyshuarin për mashtrim, përdhosje varresh dhe shkatërrim prone me zjarr, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror.
Njoftimi nga Policia shqiptare
Pas raportimeve nga mediat italiane, Policia shqiptare njoftoi se arrestimi i italianit erdhi falë shkëmbimit të informacionit mes policive të të dy vendeve,
“47-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Mashtrimi”, “Dhunimi i varreve”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Ky shtetas, në janar të vitit 2021, inskenoi ngjarjen e vrasjes së tij dhe djegies së trupit. Si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit shqiptar dhe Prokuroria e Pukës, në bashkëpunim me homologët italianë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, si dhe lokalizimi i shtetasit D. P., në një ishull. Arrestimi i 47-vjeçarit, nga Policia italiane mbrëmjen e sotme në Perugia, u bë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë”, njoftoi policia.