Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë masa të rënda për skuadrat e kampionateve shqiptare, pas ndeshjeve të fundjavës që shkoi.
Flamurtari është dënuar me 4 ndeshje pa tifozë, pas problemeve në ndeshjen kundër Kamzës. Tifozët vlonjatë shpalosën në shkallët e stadiumit një pankartë kundra FSHF-së dhe tashmë nga Disiplina janë dënuar për të mos e ndjekur ekipin e tyre në 4 takime në shtëpi.
Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës
1. “Flamurtari” F.C, për përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve duke përdorur parrulla e shprehje ofenduese e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të Nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS, dënohet me zhvillimit e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë.
2. Zyrtari i KF “Teuta”, Klodian Dervishi, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, do të përshkallëzohen masat disiplinore.
3. Lojtari i FC “Internacional”, Julian Ferro, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. Zyrtari i KF “Besëlidhja” Kristi Memi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me pezullim nga aktiviteti për 2 (dy) ndeshjes dhe në bazë të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
5. Lojtari i KF “Besëlidhja”, Camara Oumar Tourad,për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1.d) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6. Zyrtari i KF “Vllaznia B”,Ervis Kraja, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshjes pezullim nga aktiviteti.
7. Lojtari i KF “Bylis”, Andreazzi Gregatti Luiz Henrique, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit në ndeshjen kundër “Tomorri”, në bazë të Nenit 48/1/b) të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7. Lojtari i KF ‘Shënkolli”, Ruben Danaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit duke e goditur me shpullë, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8. Lojtari i KF ‘Naftëtari”, Klajdi Pepa, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshjes pezullim nga aktiviteti.
9. Lojtari i KF “Luzi 2008”, Ermis Sulaj, për provokim të publikut, në bazë të Nenit 53 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetit.
10. Lojtari i FC “Klosi”, Spiro Kordha, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit duke e ofenduar me fjalë fyese, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11. Lojtari i KF “Veleçiku” , Ervis Plishta, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12. KF “Adriatiku Mamurras” për mos marrje masash organizative dhe dështim në përmbushjen e përgjegjësive në ndeshjen e kundër KF “Tirana B” planifikuar të luhej më datë 22 Tetor 2017 , në bazë të Nenit 64/1 dhe Nenit 65/2 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0.
13. Zyrtari i KF “Kevitan”, Viktor Zuna, për protestë ndaj vendimeve të arbitrit, në bazë të nenit 56 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
14. Lojtari i KF “Këlcyra”, Fatjon Sakollari, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/b), dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
15. Lojtari i KF “Këlcyra”, Renis Spahiu, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes , në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
16. KF “Këlcyra”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende të forta brenda rrethimit të fushës e duke përdorur shprehje ofenduese, në bazë të Nenit 66/1 dhe 66/3/a) të KDS dënohen me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë dhe zhvillimin e një ndeshje pa spektatorë. Në zbatim të Nenit 136/1/b) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
17. Lojtari i KF “Skrapari” Jurgen Gogo, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/b) dhe 49/3 të KDS dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga çdo aktiviteti futbollistik dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 136/1/b) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
18. KF “Skrapari”, për shkak të shkeljeve disiplinore të lojtarit Jurgen Gogo, që kanë shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të lojës, në bazë të Nenit 64/c dhe Nenit 65/3.b) të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes kundër KF “Elbasani” në tavolinë me rezultatin 3-0 si dhe me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.
19. Lojtari i KF “Tirana” U-19, Redi Veriu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e) të 10/27/2017 të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
20. Lojtari i KF” Skënderbeu” U-19, Astrit Sulce, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
21. Lojtari i A.F. “Dinamo” U-19,Xhoel Peci, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
22. Lojtari i KF “Tirana B” U-19, Bektash Vasha, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
23. Lojtari i KF “Butriniti” U-19, Redian Basha, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
24. KF “Shkëndija B.T” U-17, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes jo sportive te tifozerisë , në bazë të Nenit 13 të KDS do të përshkallëzohen masat disiplinore.
25. KF “Korabi” U-17″ për mos paraqitje në ndeshje me KF “Brian” U-17 e planifikuar të luhej medatë 22 Tetor 2017 ,në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
26. Pranimin e kërkesës së lojtarit Mario Bilo, pezullimin e pjesës së mbetur të vendimit nr. 9 datë13.04.2017 (pika 9). Në zbatim të Nenit 33/4 të KDS, vënien në provë të lojtarit për një periudhë 6 mujore.
27. Pranimin e kërkesës së lojtarit Selaudin Cuno, pezullimin e pjesës së mbetur të vendimit nr. 9 datë13.04.2017 (pika 9). Në zbatim të Nenit 33/4 të KDS, vënien në provë të lojtarit për një periudhë 6 mujore.
28. Rrëzimin e kërkesës së KF “Memaliaj”, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.