• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria s’ka qumësht/ Rritet sërish me 30% bulmeti, gjalpi arrin 1,600 lekë kg

08:21 : 21/11/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, SOCIALE

Në tërësi produktet e bulmetit sipas listës së re në supermarkete për produktet e një prej kompanive më të mëdha në treg janë shtrenjtuar sërish nga 9 deri 30%.

Rritja më e lartë është shënuar te produkti i gjalpit dhe djathit të lopës.

Çmimi i gjalpit të lopës prej ditësh në supermarkete dhe dyqanet ushqimore po shitet më shtrenjtë sesa mishi. Nga fillimi i muajit tetor çmimi i gjalpit të lopës në dyqanet ka arritur 1,500 deri 1,600 lekë/kg nga 1,250 lekë që ishte një muaj më parë. Çmimi është shtrenjtuar 20-28% më shtrenjtë.

Për produktet e tjera të bulmetit si: gjiza çmimi është rritur 27% nga 220 lekë çmimi ka arritur 280 lekë; kaçkavalli i lopës është rritur 13% dhe i deles 9%, çmimi i djathit të lopës është rritur 28%, krem i qumështit është rritur 50%.

Çmimi i gjalpit prej disa ditësh është shtrenjtuar edhe nga një tjetër operator. Taulant Pupa administratori i kompanisë “Vita 2001” tha së për shkak të rritjes 75% të qumështit të lopës nga fermerët është detyruar të shtrenjtojë çmimin e gjalpit rreth 18%. Çmimi i gjalpit nga kjo kompani po shitet 1,000 kg nga 850 lekë që shitej më parë. Ndërsa qumështi i lopës nga fermerët nga 40 për litër po shitet 70 lekë, ndërsa fermat e mëdha e shesin 80 lekë.

Lexo edhe:

Shporta e shkurtit/ Rriten çmimet për prodhimet e freskëta, bien industrialet

Nga maji, prodhuesit vendas paralajmërojnë shtrenjtim të çmimeve për detergjentët

Pupa shton se përveç kostos së qumështit rritja e çmimit është ndikuar edhe nga kërkesa e lartë e gjalpit për përgatitjen e bakllavasë në prag të festave të fundvitit, në një kohë kur produkti i stazhinuar është në sasi më të ulët se vjet.

Edhe kompanitë e tjera përpunuese veçojnë se rritja e çmimeve është ndikuar nga shtimi i kostove. Drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Lufra”, Luis Ndreka tha se deri tani çmimet janë rritur 40 deri 50% më shumë se vitin e kaluar, për shkak të kostove.

“Problematika më e madhe është mungesa me rreth 15% e qumështit lëndë e parë në vend. Vështirësia për të gjetur sasinë e duhur të qumështit nga fermat rrjedhimisht ka prishur ekuilibrat e çmimit. Sot çmimi me të cilin po blihet qumështi në derën e fermës e kalon çdo shtet të Europës. Të mos harrojmë që lënda e parë qumësht është rreth 65% e kostos totale të produktit final dhe një ndryshim në këtë kosto ka impakt shumë të madh në koston totale”, pohoi ai.

Tashmë u bë 1 vit që në treg qumështi i lopës gjendet me vështirësi. Në muajt korrik -gusht fabrikat përpunuese kishin mungesë të djathit të stazhinuar.

“Kjo ka ardhur për shkak të rënies së numrit të fermave të vogla. Edhe pse fermat e mëdha të mbajtjes së lopëve janë rritur në raport me reduktimin e fermave të vogla zgjerimi i tyre nuk ka efekt te prodhimi. Rënia e fermave të vogla ka ardhur për shkak të emigrimit të rinjve. Kërkesa për djathë lope po plotësohet me vështirësi me qumësht nga jashtë, pasi edhe qumështi i importit po gjendet me vështirësi”, shtoi më herët për Monitor një tjetër operator.

Të gjithë operatorët e tregut për këtë vit kanë shtrenjtuar çmimet e produkteve të tyre nga 3 deri në 5 herë. Rritje tjetër pritet parashikohet të ketë edhe për muajin mars, pasi pritet që me nisjen e prodhimit të qumështit të deles dhe dhisë çmimi të jetë 20 deri 30% më shumë./Monitor.al

Etiketa: çmimet e bulmetitcmimi i qumeshtitrriten cmimet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shporta e shkurtit/ Rriten çmimet për prodhimet e freskëta, bien industrialet

08:36 : 11/04/2026
AKTUALITET

Nga maji, prodhuesit vendas paralajmërojnë shtrenjtim të çmimeve për detergjentët

09:44 : 27/03/2026
AKTUALITET

Nafta rrit çmimin e zarzavateve

14:36 : 24/03/2026
AKTUALITET

Nga hiçi me presje dhjetore në hiç pykash Bordi!

19:41 : 20/03/2026
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë, drejt shtrenjtimit; Prodhuesit paralajmërojnë rritje deri në 30% nga 1 prilli

15:23 : 13/03/2026
AKTUALITET

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

13:25 : 09/03/2026
Para

Ulet intensiteti i reshjeve gjatë natës, bie niveli i lumit Drin e Gjadër në Lezhë

TË GJITHA

Tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores, arrestohet 38-vjeçari /EMRI

15:56 : 05/06/2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

15:50 : 05/06/2026

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom