• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paralajmërimi i gjuhëtarit: Gjuha Shqipe mund të ketë fatin e latinishtes

22:31 : 18/11/2022
në AKTUALITET, KULTURE

“Standardi i gjuhës Shqipe duhet të reformohet pa prekur bazën e toskërishtes nga dijetarë të mençur që iu rreh zemra shqip”. Këtë apeloi në intervistën në “A2” gjuhëtari Mehmet Elezi, pasi në të kundërt gjuha shqipe është e rrezikuar.

“Nuk jam kurrsesi për përmbysjen. Ky standard duhet të mbetet, por duhet të reformohet. Të ruhet baza toskërishte. Të mos preket, kjo është themelore. Ky standard të hapet të përpunohen rregulla që të hapet në mënyrë shkencore dhe jo kakofoni. Në përputhje me rregullat gjuhësore. Kjo është e domosdoshme, se sot ka ndodhur ndryshime marramendëse në të gjithë rajonin”.

Duke theksuar domosdoshmërinë e reformimit të gjuhës Shqipe, Elezi sjell në vëmendje historinë e dhimbshme të gjuhës latine, ku ajo zyrtare u shkëput nga ajo e folur dhe kjo mbeti gjuhë e vdekur vetëm në libra, ndërsa nga latinishtja popullore u krijuan disa gjuhë.

“Ka një përvojë historike të dhimbshme me latinishten, nëse e shohim si pasqyrë të mundshme të zhvillimeve në vendin tonë. Latinishtja zyrtare u shkëput nga ajo e folur popullore dhe kjo mbeti gjuhë e vdekur me të vdekurit dhe kjo është vetëm në libra, ndërsa nga latinishtja popullore u krijuan disa gjuhë si italishtja, frëngjishtja, spanjishtja, rumanishtja. Është rreziku në një të ardhme jo të shkurtër që të krijohet shkëputje dhe standardi të mbetet një gjuhë e ftohtë, e largët dhe kombi shqiptar të vuajë një përçarje gjuhësore, rrëmujë në mungesë të një standardi të mirëfilltë”.

Një tezë të përafërt për reformimin e gjuhës Shqipe, por edhe për shkëputjen e mundshme të saj sikurse asaj latine, kishte edhe Çabej, i cili theksonte domosdoshmërinë e një gjuhe Shqipepër të gjitha trevat shqipfolëse.

Lexo edhe:

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj

Provimi i jurisprudencës në shqip, Maqedonia e Veriut gati për miratimin e draftit

“Çabej thoshte na duhet një gjuhë Shqipe për 4 milionë shqiptarë. Pra të hapet që të gjithë shqiptarë të gjejnë veten dhe të forcojë imunitetin e brendshëm. Është globalizmi Erërat e globalizimit të japin të ftohurën brinjë më brinjë dhe i pari ftohet ai me imunitet të dobët. Gjuhë më e vogël se është më pak e lëvruar përballë botës. Po të shohësh sot futen fjalë anglisht pa nevojë. Një reformim i mençur nga dijetarë që u rreh zemra shqip. Një tezë e përafërt e Çabejt thotë që duhet të ruajmë gjuhën Shqipe që të mos bëhet gjuhë e pasme e prapambetur, se sot kemi dy gjuhë Shqipe. Këtë e thotë në ‘67. Një është gjuha letrare dhe tjetra e popullit dhe nuk duhet të ndodhë kurrë kjo shkëputje dhe sot tendencat janë të pandalshme nëse nuk reformohet gjuha Shqipe”.

Elezi bëri të ditur se Akademia e Shkencave e Kosovës është tërhequr nga hartimi i Fjalorit të përbashkët shqip, i njoftuar pak ditë më parë se do të ishte gati pas 2 vitesh. Për Elezin kjo është e dëmshme dhe theksoi nevojën e gjetjes së mirëkuptimit për të punuar bashkarisht

“Akademia e Kosovës është tërhequr dhe ka mbetur një gjuhëtare në pension. Kjo është e dëmshme dhe është tërhequr se nuk kanë gjetur mirëkuptimin me akademinë këtu dhe kjo është shumë e dëmshme dhe që tani këtij fjalori nuk mund t’i besohet. Nëse do të punojnë bashkarisht të bashkohen dijetarë në mënyrë të barabartë me seriozitet përndryshe gjuha Shqipe është e rrezikuar. Në të ardhmen është rreziku nëse nuk reformohet standardi, pa prekur bazën toskërisht, mund të krijohet shkëputje mes standardit që përdoret në komunikimet zyrtare dhe gjuhës së përditshme dhe një pjesë të medias. Mund të ndodhë”.

Vështirësinë e kuptimit nga toskët të gegnishtes Elezi e lidh me standardin, pasi para vitit 1944 dy dialektet po shkonin drejt shkrirjes, paskajorja dhe gegnishtja, sipas tij kuptoheshin edhe në jug. Dhe prandaj sugjeron hapje të standardit. Por kjo për gjuhëtarin kërkon edhe shumë vullnet nga qeveria dhe akademia.

“Janë pasoja të standardit. Para ‘44 Fishta kuptohej edhe në jug dhe e ndiqnin me shumë interes. Paskajorja është mënyrë shumë e rëndësishme është përjashtuar e ke para 44 edhe në toskërisht. E ke edhe te Naimi Bagëti e Bujqësi, nuk ishte diferencë e madhe po shkonte drejt shkrirjes dhe kanë kaluar 50-60 vjet dhe njerëzit janë mësuar te mos lexonin Fishtën dhe autorë të mëdhenj. Gjuha gjallërohet duke hapur standardin, duke i fut në libra e duke patur guxim. Edhe shkrimtarët veriorë kanë vetëcensurë. Po përvetësohen shprehje nga gjuhë të huaja, sa bukur do të përvetësoheshin format e Shqipes, brenda Shqipërisë. Duhet vullnet. Nuk shoh vullnet as nga akademia e qeveria”.

Ai sjell në vëmendje konferencën gjuhësore në Durrës në 2010 ku akademikë nga trevat shqiptare sugjeronin mundësinë e futjes së paskajores në standard., por që një grup gjuhëtarësh nxituan të hartonin një rezolutë kundër saj.

“Në 2010 u bë një konferencë gjuhësore në Durrës dhe ishin akademikë nga trevat shqiptare dhe miratuan përmbledhje ku sugjeronin me pa mundësinë e futjes së paskajores në standard. Sa u mor vesh kjo një numër gjuhëtarësh vrapojnë te njëri tjetri dhe hartuan një rezolutë kundër paskajores. Ky zell kundër gjuhës Shqipe nuk është ndaj strukturave gjuhësore të huaja dhe fjalëve krejt të panevojshme. Paskajorja quhet forma më e lartë e mendimit abstrakt në një gjuhë. Ka rrjedhshmëri të madhe. Është një vlerë që e ka 70% e gjuhës Shqipe e kanë të gjitha gjuhët europiane. Është një humbje madhe”.

Edhe pse nuk sheh dritë jeshile për reformimin e standardit, gjuhëtari Elezi nuk i humb shpresat, që brezat e ardhshëm do të gjejnë mirëkuptimin për rëndësinë e gjuhës Shqipe.

“Është e mundshme nuk e mendoj se do ketë gjithnjë mosmarrëveshje, që e kuptojnë rëndësinë e problemit dhe duhet të bëjnë diçka. Nuk e quaj pa zgjidhje. Për momentin nuk shoh dritë jeshile. Problemi është serioz dhe mungesë vullneti edhe në Kosovë janë të ndarë. Gjuhën e kemi gjithçka, ADN, qenie, identitet, prandaj ta hapim që të përfshijë gjithë qenien e saj”.

Etiketa: gjuha shqipemehmet elezi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj

08:42 : 02/06/2026
RAJONI

Provimi i jurisprudencës në shqip, Maqedonia e Veriut gati për miratimin e draftit

12:19 : 28/05/2026
AKTUALITET

“Shqiptaria është me Shkupin”, protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve në RMV

17:38 : 26/05/2026
AKTUALITET

VLEN: Kundër kujt proteston Bujar Ahmeti, kundër vetvetes apo kundër axhës së tij Ali Ahmetit?

11:51 : 22/05/2026
RAJONI

Protesta e studentëve në RMV, media bullgare: Mickoski zgjodhi rrugën e intrigave politike

22:19 : 21/05/2026
Foto e gjeneruar nga ChatGPT
AKTUALITET

RMV “zien” për shqipen/ Ministri i Drejtësisë sulmon protestën e studentëve

18:32 : 19/05/2026
Para

Shpëtuan 95 milionë euro, Kurti flet për dy fitoret e Kosovës në arbitrazh

TË GJITHA

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom