Një Kupë Botërore e veçantë. Unike. Të paktën tani për tani. Sepse luhet në dimër dhe rrjedhimisht në mes të sezoneve per klubet. Zakonisht kalojnë disa javë mes ndeshjes së fundit të sezonit dhe ndeshjes së parë të Kupës së Botës. Në vitin 2018, për shembull, finalja e Ligës së Kampionëve u luajt më 26 maj, ndeshja e parë e turneut rus më 14 qershor.
Nga njëra ngjarje në tjetrën kishin kaluar 19 ditë. Jo vetëm kaq, sepse finalja e Champions League padyshim përfshin vetëm dy skuadra (në atë rast Real Madrid dhe Liverpool). Lojtarët e punësuar 19 ditë para fillimit të Kupës së Botës ishin pra vetëm 18 (përfshirë lojtarët që hynë gjatë lojës në vazhdim).
Ky vit është ndryshe. Mbrëmjen e së dielës kampionatet e ndryshme ishin ende aktive, që do të thotë se jo vetëm është ulur periudha e pushimit (në këtë rast vetëm 7 ditë, 12 më pak), por është rritur numri i lojtarëve që janë afër fillimit të turneut pasi kane luajtur vazhdimisht! Dhe kjo mund të ndikojë në shfaqjen dhe rezultatin.
Në këtë kuptim, Gjermania është ajo që vjen me lojtarët më të shtrydhur. Skuadra prej 26 lojtarësh e Flick për Kupën e Botës luajti gjithsej 25,276 minuta. Më së shumti. Pason Anglia, me 25,077 minuta në total, dhe më pas Franca (23,429), Brazili (20,532), Spanja (20,432), Portugalia (18,554), Argjentina (17,666).
Pra ka një diferencë prej 7610 minutash mes Gjermanisë dhe Argjentinës, dy prej favoritëve për titull. Pa pauzë për t’u rikuperuar është një ndryshim që mund të ndikojë. Ndoshta nuk është rastësi që disa lojtarë janë menaxhuar kohët e fundit: ndërsa Kimmich (27 vjeç) ka arritur 1975 minuta në total, Müller (33) është përdorur vetëm për 969.
Që nga fillimi i tetorit, senatori i Bayern ka luajtur shume pak (paraqitja e fundit më 30 shtator, më pas një grip dhe më në fund një problem i kofshës…), duke arritur gjithsej vetëm 65 minuta ndërmjet Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Gjermanisë.
Megjithatë, pavarësisht se ka luajtur vetëm një orë në 45 ditët e fundit, ai kurrë nuk ka qenë në dyshim për turneun në Katar. Nuk mund të përjashtohet që ka pasur edhe ndonjë menaxhim. E kuptueshme. Nga ana tjetër, është një Botëror i veçantë.