Këngëtarja Xhesika Polo, e ftuar në “Natën me Aulonën”, ka zbuluar hatërmbetjen me Vera Grabockën dhe Alketa Vejsiun.
Këngëtarja thotë se Grabocka dhe Vejsiu i hodhën në kosh gjithë investimin që ajo kishte bërë me gjak e me mund për pjesëmarrjen në festivalin e “Kënga Magjike” disa vite më parë.
“E kam prekur këtë pjesë edhe në momentin që u bë festivali, nuk mendoj që kam marrë trajtimin që mendoj se meritoja nga produksioni i “X Factor”. Ai vit ka qenë viti që e mori Vera produksionin e “Kënga Magjike” e meqë më ftoi Alketa për një takim, më pas u hap edhe tema e festivalit. Dhe ajo më tha bëj një këngë. Un e bëra këngën dhe mori çmim të parë në një festival në Maqedoni. Dhe nuk u futa… Pashë listën dhe pashë që nuk ishte emri im.
Unë e mora Alketën në telefon me të gjithë të drejtën e kësaj dhe ata ma hodhën në kosh këtë investim që unë bëra me gjak e me mund”, theksoi ajo.