“Me syzë dhe kapuç të zi, Mecja…”/ Veprimet pas ekzekutimit dhe mbërritja me avion në Shqipëri, rrëfehet shqiptari që vrau gruan në Itali
Mediat italiane kanë zbardhur dëshminë e 49-vjeçarit shqiptar Avni Meçja, i cili i mori jetën bashkëshortes së tij rumune Alexandra Elena Mocanune në banesën e tyre në Bolzano.
“Gruaja ishte zhvendosur në Trentino pasi jetonte në Verona për t’i shpëtuar burrit të dhunshëm, të cilin e kishte denoncuar tashmë dy vjet më parë. Më pas u afruan, ai iu bashkua asaj në Bolzano dhe ndodhi tragjedia. Aleksandra dyshohet se është goditur me dhunë, mendohet me një send të mprehtë, i cili megjithatë nuk është gjetur ende”, thuhet në raportin e karabinierëve.
Meçja teksa ka rrëfyer krimin para hetuesve dhe ka kërkuar falje, ka zbuluar me detaje edhe skenarin që ndoqi për t’u arratisur fillimisht në Shqipëri, me qëllim që t’i shpëtonte drejtësisë.
Pas krimit ai ka rrëfyer se është arratisur drejt Shqipërisë, por para se të largohej ka telefonuar vëllanë duke i thënë se ishte në kërkim dhe duhej të zhdukej.
Ajo që ka habitur hetuesit është sesi ditën e djeshme, Meçja është kthyer në Itali për t’u vetëdorëzuar, duke fluturuar me avion nga Shqipëria drejt vendit fqinj.
“Avni Mecja doli nga banesa me makinën e gruas për të mbërritur fillimisht në Verona dhe prej andej në aeroportin e Trevisos. Me avion ai erdhi në Shqipëri, në vendin e tij të origjinës. Por, para se të arratisej, ai telefonoi vëllain e tij në kryeqytetin Veroneze dhe i tha se duhej të zhdukej sepse ishte në kërkim. Dhe nga ajo thirrje u vu në lëvizje drejtësia. Vëllai e kuptoi menjëherë se diçka e rëndë kishte ndodhur dhe thirri policinë, e cila gjeti trupin e pajetë të gruas, një banakiere me origjinë nga Rumania. Trupi i pajetë u gjet pasditen e së dielës nga zjarrfikësit dhe agjentët e ekipit të komisariatit të Bolzanos”, raportojnë mediat italiane.
Më tej ato shtojnë se “dje, ndoshta pasi është bindur nga të afërmit e tij, shqiptari ka marrë sërish avionin dhe është kthyer në Itali”.
“Tashmë në aeroportin e Veronës e priste skuadra e lëvizshme, e cila e çoi në prokurorinë e Bolzanos, ku më në fund rrëfeu krimin gjatë natës. Tani ai është në burg. Mecja u largua rreth orës 3 të natës së sotme nga zyrat e prokurorisë së Bolzanos në Piazza Tribunale. Ai mbante syze dielli dhe një kapuç të zi. Ishte një marrje e gjatë në pyetje. Burri mund të ketë vrarë partneren e tij të shtunën në mbrëmje. Çfarë ndodhi rreth orës 21:30 të së shtunës 22 tetor në Bolzano, në apartamentin numër 82 në katin e pestë të rrugës numër 42 në viale Trieste mund të raportohet vetëm nga Mecja. Gjatë natës, pasi kishte vrarë partneren e tij, burri kishte organizuar arratisjen për në Shqipëri”, nënvizohet në vijim.