• Kontakt
Wednesday, July 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“The Sun”: Putin u sabotua, provoi 2 herë të lëshojë raketa bërthamore

22:59 : 20/10/2022
në BOTA

Gazeta britanike “The Sun” ka bërë një raportim të fortë për atë që po ndodh në Ukrainë. Sipas saj, Vladimir Putin është përpjekur të shpërthejë një raketë bërthamore. Dhe kjo mund të jetë “sabotuar” nga vetë drejtuesit e tij të lartë.

Tirani i dëshpëruar, 70 vjeç, ka frikë nga NATO ndaj dhe “gishti i tij po i afrohet më pranë këmbëzës”, gati për të nisur një shfaqje bërthamore të forcës. Sipas “The Sun”, shqetësimet në rritje e shtynë Sekretarin Britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace të anulonte planet e tij dhe të udhëtonte për në Uashington për këtë çështje.

Analistët kishin frikë se Putini do të shpërthente një raketë me mbushje bërthamore në Detin e Zi, duke shkaktuar potencialisht cunami dhe një re gazi helmues. Pretendohet gjithashtu se plane ishin duke u zhvilluar për të testuar edhe një armë bërthamore taktike në Arktik.

Sipas të njëjtave burime, ditët e fundit janë parë një numër mesazhesh Notam (paralajmërime të shkurtra për avionët) dhe paralajmërime të navigimit rus që tregojnë stërvitje me zjarr të drejtpërdrejtë në detin Barents afër kufirit me Norvegjinë.

Është e njëjta zonë ku u vu re pak ditë më parë edhe nëndetësja gjigante ruse e armatosur me silurë bërthamorë. Paralajmërimet zgjasin deri të shtunën. Megjithatë, deri më tani ka pasur pak indikacione për testime të mëdha ushtarake në zonë.

Lexo edhe:

REL: A po e sfidon Putini ultimatumin e Trumpit?

Putin bisedon me Netanyahun për “integritetin territorial” të Sirisë

Sipas të njëjtave raporte, Putin urdhëroi dy teste bërthamore në fillim të këtij muaji, të cilat në fakt nuk u zhvilluan. Burimet e brendshme pretendojnë se lëshimi i raketave u bllokua nga një “dështim teknik” ose nga një ngurrimi i shefave ushtarakë.

“Kjo mund të jetë një shenjë se autoriteti i Putinit po zbehet” – thotë Varlery Solovey, ish-profesor në Institutin prestigjioz të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës, një shkollë trajnimi për spiunët dhe diplomatët.

“Vendimi i Putinit për përdorimin e armëve bërthamore taktike në Ukrainë pa dyshim do të përballet me rezistencë. Nuk e di se sa efektive do të jetë rezistenca. Testet bërthamore supozohej të mbaheshin gjatë dy javëve të fundit. Një në detin Barents nën ujë dhe tjetri nën tokë, në rajonin e Arkhangelsk.

Në të dyja herët nuk janë mbajtur testet. Arsyeja është se përpara nisjes, ose më saktë, përpara përdorimit të armëve bërthamore taktike, është e nevojshme të sigurohesh që këto armë janë plotësisht të funksionueshme. Ato duhej të testoheshin” – thotë Solovey.

Ai ka qenë ekspert pranë presidentit rus dhe rrethit të tij të brendshëm. Ai pretendon Putini e ka marrë vendimin në parim për të përdorur armë bërthamore. Por të dyja testet e fundit që Putin urdhëroi ishin “ndërprerë”, pohoi ai.

“Presidenti mori raporte se kishte një situatë emergjente dhe se nuk kishte funksionuar. Puna është se një herë është një aksident, dy herë është një rastësi. Nëse edhe testet e treta përfundojnë në të njëjtën mënyrë, duket si sabotim… duke mos përmbushur urdhrat e kryekomandantit” – tha ai.

Etiketa: MoskePutinsolovey

Lajme të lidhura

BOTA

REL: A po e sfidon Putini ultimatumin e Trumpit?

21:18 : 29/07/2025
BOTA

Putin bisedon me Netanyahun për “integritetin territorial” të Sirisë

19:51 : 28/07/2025
BOTA

Trump i shkurton Putinit afatin për ndaljen e luftës në Ukrainë

16:39 : 28/07/2025
BOTA

Erdogan: Po synojmë të organizojmë një takim Trump-Putin

19:48 : 25/07/2025
BOTA

Applebaum: Perëndimi nuk e kupton ekstremizmin e Putinizmit

09:11 : 24/07/2025
BOTA

Pse Moska është e sigurt se do kemi një takim Putin-Trump në Pekin

22:41 : 21/07/2025
Para

"Kur të vret dhe shteti", të rinjtë e FRPD në protestë: Çuçi të japë dorëheqjen

TË GJITHA

Lirohen të arrestuarit e “Delvina Gas”, një sekser izraelit dyshohet si orkestruesi

23:24 : 29/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 30 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 29/07/2025

Tensioni i lartë i gjakut, ja disa hapa të thjeshtë që ulin presioni para gjumit

22:50 : 29/07/2025

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025

Liga e Konferencës, Egnatia mëson rivalin e mundshëm të turit të tretë

22:49 : 29/07/2025

Inaki Williams zbulon të vërtetën pse dështoi transferimi i vëllait të tij te Barcelona

22:40 : 29/07/2025

Analiza: Çfarë sjell njohja e Palestinës si shtet nga Britania, pse Starmer vendosi tani?

22:38 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com