Me tone mjaft të larta Imami i vetëshpallur ,Armand Aliu, ka thënë se së fundmi populli shqiptar po orientohet drejt besimit të verbër drejt Evropës. Ai madje ka thënë se kurrë në jetën e tij nuk ka bërë thirrje kundër feve të tjera, sikurse bëjnë të krishterët nëpër rrjete sociale. Gjatë emisionit ai u pyet nëse Skëndërbeu 20 vitet e para të jetës së tij ka qënë mysliman dhe 20 vitet e fundit ka qënë i krishterë, si duhet të kategorizohet?
“Rëndësi ka si e mbyll jetën kur largohesh nga kjo botë”, ishte përgjigja e Imamit, duke mbyllur cdo mundësi pranimi të Skënderbeut si Hero Kombëtar dhe duke e cilësuar armik të përgjakshëm të islamit.
Në fund të fjalës së tij Imam Aliu tha se Skëndërbeu është Hero i Evropës dhe jo i Shqipërisë. Ai luftoi kundër shqiptarëve duke mbrojtur mendimet e Evropës.