• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Pagesat nga buxheti”, BIRN: Ministria e Financave fsheh raportin për koncesionet

15:59 : 15/10/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Ministria e Financave vazhdon të mbajë të fshehtë raportin e performancës së koncesioneve për vitin 2021 – një detyrim ligjor ky i papërmbushur edhe dy muaj pas dorëzimit të buxhetit faktik në Kuvend.

Në fund të shtatorit, një zëdhënëse e ministrisë i tha BIRN se po raporti po përgatitej dhe do të bëhej publik ‘shumë shpejt’. Por dy javë më pas, Ministria e Financave dhe ministrja Delina Ibrahimaj nuk iu përgjigjen pyetjes se kur do të publikohet raporti dhe pse është shkelur detyrimi ligjor.

Mungesën e transparencës për kontratat koncensionare, kryeministri Edi Rama e cilësoi “një problem teknik” të ministrisë, i pyetur nga BIRN gjatë një konferencë shtypi javën që shkoi. Por sipas opozitës, kjo përbën një tentativë për të fshehur problematikat që kanë disa nga kontratat koncensionare, ndërkohë që qeveria vijon t’i paguajë ato rregullisht pavarësisht vonesave në punime.

“Ky raport mungon nga pikëpamja e raportimit,” tha deputetja demokrate, Jorida Tabaku për BIRN. “Gjykimi im është se raporti i fundit i performancës ka shkaktuar shumë zhurmë dhe qeveria po tregohet e kujdesshme, sepse pagesat nga buxheti i shtetit vazhdojnë edhe pse disa kontrata kanë probleme, si për shembull kanë gjoba që nuk janë zbatuar,” shtoi Tabaku.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në vitin 2019 ndryshime në ligjin për koncesionet, duke i ngarkuar Ministrisë së Financave detyrimin e hartimit dhe publikimit të një raporti të detajuar mbi ecurinë e koncesioneve kryesore. Një raport i tillë u publikua në vitin 2020 për ecurinë e koncesioneve deri në vitin 2019 dhe në vitin 2021 për ecurinë deri në vitin 2020.

Lexo edhe:

Akuzat për dënim në Greqi, BIRN: Prokuroria po e verifikon prej 1 viti rastin “Gjoka”

BIRN: Afera e incineratorit “fantazmë” të Tiranës shfryhet në gjykatë si flluskë sapuni

Raportet e viteve të kaluara kanë vënë në dukje faturat e paguara nga buxheti i shtetit për këto kontrata si dhe, në raste të rralla, të dhënat mbi ecurinë e investimeve sipas kontratës, të kryera nga partnerët privatë të qeverisë.

Qeveria shqiptare po zbaton një dyzinë kontratash koncesionare kontroverse, të cilat i janë dhënë kryesisht kompanive vendëse me procedura me shkallë shumë të ulët konkurrence. Gjatë vitit të kaluar, këto kontrata përfituan së bashku 11.5 miliardë lekë nga buxheti i shtetit si dhe një sasi jo të njohur të ardhurash të paguara nga shqiptarët përmes tarifave të shërbimeve, të cilat ofrohen në kushtet e monopolit faktik.

Disa nga këto kontrata koncesionesh duket se kanë ngecur. Afati i dorëzimit të kontratës për ndërtimin e Rrugës së Arbrit u shty me 17 muaj, ndërsa ecuria e koncesionit të inceneratorit të Tiranës është gjithashtu e panjohur. Ministria nuk ka bërë të ditur nëse deklaratat e kompanisë koncesionare në raportin e vitit 2020 se incineratori po pret 30 milionë euro pajisje, është materializuar apo jo./ BIRN

Etiketa: birnbuxheti i shtetitKoncesionetministria e financavepagesat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akuzat për dënim në Greqi, BIRN: Prokuroria po e verifikon prej 1 viti rastin “Gjoka”

21:30 : 05/05/2025
AKTUALITET

BIRN: Afera e incineratorit “fantazmë” të Tiranës shfryhet në gjykatë si flluskë sapuni

18:15 : 16/04/2025
AKTUALITET

Çelja e fushatës/ BIRN: Dy partitë e mëdha përballen me konsumim nga skandalet korruptive

15:56 : 12/04/2025
AKTUALITET

Paratë nuk prodhojnë demokraci

18:12 : 11/04/2025
AKTUALITET

Vokshi: SPAK nuk ka reaguar, do dorëzoj kallëzime të reja për check up-in dhe sterilizimin

19:01 : 26/03/2025
AKTUALITET

Emërohet zëvendësministri i ri i Financave/ EMRI

16:49 : 06/03/2025
Para

Horror në Francë/ Trupi i një 12-vjeçareje gjendet i copëtuar brenda një valixheje

TË GJITHA

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

20:18 : 06/06/2025

Ishte duke punuar në një arë, 38-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

20:01 : 06/06/2025

Rusia i ofron azil politik Elon Musk-ut pas përplasjeve me Donald Trump

20:00 : 06/06/2025

Aksidenti në Bulqizë/ Policia: Shoferi që u gjet në mjeti ishte shpallur i zhdukur, dërgohet tek Trauma

19:45 : 06/06/2025

Sulmi ukrainas ndaj Rusisë, Demiraj: Përgjigja e Moskës do të jetë shumë më e madhe

19:36 : 06/06/2025

Dueli me Serbinë/ Silvinjo: Pres ndeshje të bukur, duam 3 pikët. E kam në mendje formacionin

19:32 : 06/06/2025

Associated Press: Shqipëria dhe Serbia përballen në një ndeshje kualifikuese mes tensioneve politike

19:20 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com